Një konferencë virtuale që inkurajon të kënduarit nëpër bashkësitë e krishtera me disa prej mesazheve (të titruara në shqip) të përcjella në konferencën SING! 2022 në Nashville, USA.
Shoqëruar edhe me disa këngë të reja të përkthyera në shqip për të nxitur adhurimin e përbashkët në kishat shqipfolëse.
Regjistrohu për ta ndjekur këtë event online falas.
NJË KONFERENCË VIRTUALE PËR KËDO NË LIDHJE ME FUQINË TRANSFORMUESE TË ADHURIMIT SI BASHKËSI DHE LUTJES PËR ÇDO SFERË TË JETËS.
Çdo javë adhurimi në kishë na ndikon dhe na jep formë si populli i Perëndisë. Siç thotë edhe thënia klasike: "Siç lutemi, ashtu besojmë." Bashkohuni me ne online teksa konsiderojmë fuqinë e lutjes, bukurinë e liturgjisë dhe rolin jetësor të rrëfimeve shekullore të kishës për individët, familjet dhe kishat.
Përveç adhurimit të Zotit përmes këngëve, ju do të sfidoheni nga shtjellimi i temave nga fjala e Perëndisë, të cilat kanë lidhje me adhurimin.
FOLËSIT
John Piper
John Piper shërben si themeluesi dhe mësuesi kryesor në Desiring God. Ai është president i Kolegjit dhe Seminarit Bethlehem. Për 33 vite, Piper ka shërbyer si pastor i Kishës Baptiste Bethlehem. Ai është autori i më shumë se 50 librave. Predikimet dhe shkrimet e tij i gjeni falas në faqen desiringGod.org. Piper banon në zonën e Mineapolis me bashkëshorten e tij prej 53 vitesh dhe ata kanë 5 fëmijë dhe 14 nipër e mbesa.
Paul Tripp
Paul David Tripp (DMin, Westminster Theological Seminary) është pastor, fitues i disa çmimeve si autor dhe folës në konferenca ndërkombëtare. Ai ka shkruar shumë libra ku përfshihet edhe libri i tij shumë i shitur New Morning Mercies, dhe ai poston çdo ditë në Instagram, Twitter dhe Facebook. Shërbesa e tij jofitimprurëse ekziston për ta lidhur fuqinë transformuese të Jezu Krishtit me jetën e përditshme. Tripp jeton në Filadelfia me bashkëshorten e tij Luella dhe ata kanë katër fëmijë të rritur.
John MacArthur
John MacArthur është pastor dhe mësues i Grace Community Church në Sun Valley, Kaliforni, ku ka shërbyer që nga viti 1969. Ai njihet përreth botës për predikimin e tij ekspozues varg pas vargu dhe për shërbesën e tij të predikimit përmes programit të përditshëm radiofonik, Grace to You. Ai gjithashtu ka shkruar dhe ka redaktuar pothuajse katërqind libra dhe udhëzues studimi. MacArthur është presidenti i nderuar i Master’s Seminary dhe Master’s University. Ai dhe bashkëshortja e tij, Patricia, jetojnë në Kaliforninë e Jugut dhe kanë katër fëmijë të rritur.
PROGRAMI
Një përzgjedhje himnesh adhurimi të përkthyera në shqip.
Tre mesazhe nga konferenca e adhurimit Sing! 2022