Mjetet thelbësore të hirit

Tepër shpesh të krishterët presin për ndonjë lëvizje të jashtëzakonshme të Frymës, e cila do t’ua kurojë të gjitha sëmundjet e tyre frymërore. Edhe pse një rizgjim i tillë është i mundur, kjo nuk është mënyra se si Perëndia zakonisht e rrit kishën e Tij. Në librin “Mjetet thelbësore të hirit”, Paul Washer konsideron tri dhuratat më të spikatura që Perëndia ka siguruar për rritjen në perëndishmëri: Shkrimi, lutja dhe pjesëmarrja në jetën dhe shërbesën e një kishe lokale. Dëshira jonë për të jashtëzakonshmen nuk duhet të na çojë kurrë drejt shpërfilljes së të zakonshmes. Përkundrazi, le t’ia kushtojmë veten tonë këtyre mjeteve të zakonshme të hirit duke u varur te Fryma për t’u përshtatur me Krishtin në mënyrë të jashtëzakonshme, si dhe për të qenë të dobishëm për Të.

 

Librin mund ta gjeni te:

Mund ta porosisni direkt nga qendra “Ignis”. Për sasi mbi 10 kopje, librat i merrni me çmim të reduktuar.

Kategori:

Lexo librin online

>