NJË KONFERENCË PËR ÇDO BESIMTAR NË LIDHJE ME RËNDËSINË E SHPALLJES SË UNGJILLIT DERI NË SKAJET E DHEUT.

Ungjilli po shpallet dhe po jetohet në mbarë botën. Megjithatë, ka ende shumë punë për t’u bërë. Në konferencën Sing!2023, disa mijëra njerëz nga më shumë se 100 kombe të ndryshme shijuan mësimin nga Bibla, adhurimin dhe përbashkësinë. Disa nga pyetjet që u shtruan në rang global ishin:

1. Si mendojmë për adhurimin nëpër kishat tona, duke e parë me perspektivën e ungjillëzimit dhe të misionit?

2. Çfarë po bën Perëndia përreth botës dhe si mund të mësojnë të krishterët nga njëri-tjetri, në një epokë globale si kjo?

3. Si mund t’i trajtojmë pyetjet e vështira, në lidhje me të ardhmen, nën dritën e ungjillit si shpresa e botës?

4. A është me të vërtetë ungjilli i Jezusit për të gjithë botën?

E premte, 29 mars, 20:00

  0  0
Ditë
 
  1  4
Orë
 
  3  1
Minuta
 
  1  7
Sekonda

Faleminderit!

FOLËSIT

gettys

Keith & Kristyn Getty

Lexo më shumë

Për disa dekada, Keith dhe Kristyn Getty kanë zënë një vend të veçantë në botën e muzikës si autorë të spikatur të himneve moderne, ku mes 32 këngëve të tyre vlen të përmendim himnin “Vetëm në Krishtin”. Ata kanë lindur në Irlandën e Veriut dhe janë muzikantët e parë modernë të vlerësuar me çmimin OBE nga Mbretëresha Elizabetë e II-të për shërbimin e tyre ndaj muzikës dhe shkrimit të himneve. Keith dhe Kristyn janë bërë ambasadorë të këndimit të himneve. Ata jetojnë në Irlandën e Veriut dhe në Nashville, bashkë me katër vajzat e tyre.

johnpiper

John Piper

Lexo më shumë

John Piper shërben si themeluesi dhe mësuesi kryesor në Desiring God. Ai është president i Kolegjit dhe Seminarit Bethlehem. Për 33 vite, Piper-i ka shërbyer si pastor i “Kishës Baptiste Bethlehem”. Ai është autori i më shumë se 50 librave. Predikimet dhe shkrimet e tij i gjeni falas në faqen ‘desiringGod.org’. Piper-i banon në zonën e Mineapolis me bashkëshorten e tij prej 53 vitesh. Ata kanë 5 fëmijë dhe 14 nipër e mbesa.

rico tice

Rico Tice

Lexo më shumë

Rico Tice është një ungjilltar pasionant. Ai ka qenë shërbesëtari kryesor për ungjillëzimin pranë “Kishës së gjithë shpirtrave Lengëm Plejs” (“All Souls Langham Place”) dhe është themeluesi i shërbesave Krishterimi i eksploruar. Ai është i martuar me Lusin dhe kanë tre fëmijë.

PROGRAMI

“Këndojmë për Mbretin” është një konferencë virtuale që inkurajon të kënduarit nëpër bashkësitë e krishtera me disa prej mesazheve (të titruara në shqip) të përcjella nga konferenca SING!2023 në Nashville, SHBA.

E shoqëruar edhe me disa këngë të reja të përkthyera në shqip, kjo konferencë
nxit adhurimin e përbashkët në kishat shqipfolëse.

Regjistrohu për ta ndjekur këtë konferencë ‘online’, falas.

  • Keith & Kristyn Getty - Ungjilli në familje
  • John Piper - Qëllimi i Perëndisë për të mbledhur adhurues nga të gjitha kombet
  • Rico Tice - Duhet të lindësh sërish
>