Shtojca 4: Bibliografi me shënime nga teologji sistematike Ungjillore

Bibliografi me Shënime të Teologjive Sistematike Ungjillore

Kjo bibliografi rendit shumicën e teologjive sistematike ungjillore më të rëndësishme të disponueshme në anglisht dhe disa udhëzues më të shkurtër të doktrinës së krishterë. Me përjashtim të dy teologjive Katolike Romake (nga McBrien dhe Ott) të cilat janë përfshirë sepse i kam referuar në mënyrë të kryqëzuar në fund të çdo kapitulli, të gjithë autorët e kësaj liste hyjnë përgjithësisht brenda një pozicioni teologjik "konservator ungjillor".[1]

Në shtojcën që pason këtë bibliografi unë kam shtuar një listë kryesore të tridhjetekatër teologjish protestante dhe dy teologjive Katolike Romake të cilat i kam referuar kryq në fund të çdo kapitulli.

Arminius, James. Shkrimet e James Arminius (The Writings of James Arminius). 3 vëll. Vëll. 1 dhe 2 të përkth. nga James Nichols. Vëll. 3 i përkthyer nga W.R. Bagnell. Grand Rapids: Baker, 1956.

Armini (1560–1609) ishte një pastor i reformuar në Amsterdam dhe më vonë profesor i teologjisë në universitetin e Leyden-it. Mospajtimet e tij me disa nga tezat qendrore të Kalvinizmit çuan në një polemikë të madhe në Holandë që vazhdoi edhe shumë kohë pas vdekjes së tij. Idetë e tij u bënë themeli i një sistemi mendimesh të quajtura tani Arminianizëm, që vazhdon sot në kishat konservatore ueslijane dhe metodiste, dhe në shumë grupe të tjera protestante. Ky grumbull shkrimesh, i mbledhur pas vdekjes së tij, nuk është organizuar saktësisht si një teologji sistematike, por përmban diskutimet e temave më të rëndësishme teologjike.

Bavinck, Herman. Doktrina e Perëndisë (The Doctrine of God). E përkth. nga William Hendriksen. Grand Rapids: Eerdmans, 1951. Botim i rishtypur: Carlisle, Pa.: Banner of Truth, 1977.

_______. Besimi ynë i Arsyeshëm (Our Reasonable Faith). Përkth. nga Henry Zylstra. Grand Rapids: Eerdmans, 1956. Botim i rishtypur: Grand Rapids: Baker, 1977.

_______. Filozofia e Zbulesës (The Philosophy of Revelation). Përkth. nga Geerhardus Vos, Nikolas Steffens, dhe Henry Dosker. Botim i rishtypur Grand Rapids: Baker, 1979. I botuar për herë të parë më 1909 nga Longmans, Green, dhe Co.

Bavinck (1854–1921) ishte një teolog holandez dhe një nga përfaqësuesit më të shkëlqyer të shekullit të kaluar për një pozitë teologjike të Reformuar. Teologjia e tij sistematike e madhe katër volumëshe, Gereformeerde Dogmatiek pret ende të përkthehet në anglisht (është përkthyer vetëm vëllimi 2, Doktrina e Perëndisë).

Berkhof, Louis. Hyrje në Teologjinë Sistematike (Introduction to Systematic Theology). Botim i rishtypur: Grand Rapids: Baker, 1979. Botuar për herë të parë nga Eerdmans, 1932.

_______. Teologjia Sistematike (Systematic Theology). Botim i katërt, Grand Rapids: Eerdmans, 1939.

Teksti standard i reformuar për teologjinë sistematike nga një ish president i Seminarit të Kalvinit në Grand Rapids, Michigan. Ky libër është një thesar i madhe për informacion dhe analizë, dhe është ndoshta volumi më i dobishëm i disponueshëm i teologjisë sistematike nga çdo perspektivë teologjike. Berkhof-i jetoi nga 1873 deri më 1957.

Berkouwer, G.C. Studime në Dogmatikë (Studies in Dogmatics). 14 vëll. (1952–1976).

_______. Kisha (The Church). E përkth. nga James E. Davidson. Grand Rapids: Eerdmans, 1976.

_______. Zgjedhja Hyjnore (Divine Election). Përkth. nga Hugo Bekker. Grand Rapids: Eerdmans, 1960.

_______. Besimi dhe Drejtësimi (Faith and Justification). Përkth. nga Lewis B. Smedes. Grand Rapids: Eerdmans, 1954.

_______. Besimi dhe Ngulmimi (Faith and Perseverance). Perkth. nga Robert D. Knudsen. Grand Rapids: Eerdmans, 1958.

_______. Besimi dhe Plotësimi i Kërkesave të Drejtësisë së Perëndisë (Faith and Satisfaction). Përkth. nga John Vriend. Grand Rapids: Eerdmans, 1952.

_______. Zbulesa e Përgjithshme (General Revelation). (Pa emër përkthyesi.) Grand Rapids: Eerdmans, 1955.

_______. Njeriu: Imazhi i Perëndisë (Man: The Image of God). Përkth. nga Dirk W. Jellma. Grand Rapids: Eerdmans, 1962.

_______. Shkrimi i Shenjtë (Holy Scripture). Përkth. dhe botuar nga Jack B. Rogers. Grand Rapids: Eerdmans, 1975.

_______. Krishti si Person (The Person of Christ). Përkth. nga John Vriend. Grand Rapids: Eerdmans, 1954.

_______. Providenca e Perëndisë (The Providence of God). Përkth. nga Louis B. Smedes. Grand Rapids: Eerdmans, 1952.

_______. Kthimi i Krishtit (The Return of Christ). Përkth. nga James Van Oosterom. Red. nga Marlin J. Van Elderen. Grand Rapids: Eerdmans, 1972.

_______. Sakramentet (The Sacraments) Përkth. nga Hugo Bekker. Grand Rapids: Eerdmans, 1969.

_______. Mëkati (Sin). Përkth. nga Philip C. Holtrop. Grand Rapids: Eerdmans, 1971.

_______. Vepra e Krishtit (The Work of Christ). Përkth. nga Cornelius Lambregtse. Grand Rapids: Eerdmans, 1965.

Studime bashkëkohore madhore nga një teolog i reformuar i cili ishte profesor i teologjisë sistematike në Free University të Amsterdamit.

Bloesch, Donald G. Bazat e Teologjisë Ungjillore (Essentials of Evangelical Theology). 2 vëll., New York: Harper & Row, 1978–1979.

Një vepër nga një teolog bashkëkohor që është gjerësisht në traditën e Reformuar, por shumë më pak i qartë në doktrinat e zgjedhjes dhe autoritetit të Shkrimit, për shembull, sesa shkrimtarët e tjerë të klasifikuar si "të reformuar" në këtë bibliografi. (Në kohët më të fundit, Bloesch ka filluar të botojë një teologji sistematike shumë-volumëshe.)

Boice, James Montgomery. Themelet e Besimit të Krishterë (Foundations of the Christian Faith). Botim i rishikuar një-volumësh. Downers Grove, Ill.: InterVarsity Press, 1986.

Një udhërrëfyes i fundit i Reformuar për teologjinë sistematike i shkruar nga teologu-pastor i Kishës Presbiteriane të Dhjetë, Filadelfia. Kjo vepër është shkruar në një stil të lexueshëm dhe popullor, me zbatimin ndihmës të doktrinave të jetës. Më përpara u botua në katër vëllime të ndara: Perëndia Sovran (The Sovereign God) (1978), Perëndia Shpenguesi (God the Redeemer) (1978), Të Jesh Zgjuar ndaj Perëndisë (Awakening to God) (1979), dhe Perëndia dhe Historia (God and History) (1981).

Boyce, James Pettigru. Konspekt i Teologjisë Sistematike (Abstract of Systematic Theology). Botim i rishtypur: Fondacioni Ungjilli i Krishterë, pa datë botimi. Botuar për herë të parë më 1887.

Një teologji sistematike baptiste që gjithashtu është e Reformuar në orientimin doktrinar nga një ish president dhe profesor i teologjisë sistematike në seminarin baptist të Jugut, Louisville, Kentucky. Boyce jetoi nga 1827 deri më 1888.

Buswell, James Oliver, i Riu. Një Teologji Sistematike e Fesë së Krishterë (A Systematic Theology of the Christian Religion). 2 vëll. Grand Rapids: Zondervan, 1962–1963.

Një teologji sistematike e reformuar nga ish dekani i (fakultetit pasuniversitar) tek kolegji dhe seminari Covenant në St. Louis, Missouri.

Calvin, John. Parimet e Fesë së Krishterë (Institutes of the Christian Religion). 2 vëll. Red. nga John T. McNeill. Përkth. dhe indeksuar nga Ford Lewis Battles. Libraria e Klasikëve të Krishterë (The Library of Christian Classics), Vëll. 20–21. Philadelphia: Westminster, 1960. Përkth. nga teksti i 1559 dhe krahasuar imtësisht me versionet më të hershme.

Ky është përkthimi më i mirë i disponueshëm në anglisht i shtjellimit sistematik nga ana e Kalvinit të besimit të krishterë. Kalvini (1509–1564) ishte një reformator francez i cili u bë teologu më i madh i Reformimit, dhe për mendimin tim, u bë teologu më i madh në historinë e kishës. I reformuar në perspektivën doktrinare.

Carter, Charles W., red. Një Teologji Ueslijane Bashkëkohore: Biblike, Sistematike, dhe Praktike (A Contemporary Wesleyan Theology: Biblical, Systematic, and Practical). 2 vëll. Grand Rapids: Shtëpia Botuese Francis Asbury (Zondervan), 1983.

Kjo është një mbledhje e 24 eseve mbi temat madhore doktrinare nga studiues të ndryshëm që përfaqësojnë një gamë të gjerë denominacionesh dhe institucionesh konservatore Ueslijane. Ky set gjithashtu përfshin disa ese mbi teologjinë dhe etikat praktike. Çarlls Kartër (Charles Carter), që kontribuoi me katër kapituj, është profesor i fesë dhe misioneve në kolegjin Marion, në Marion, Indiana. Komiteti këshillimor për vëllimet përfshin përfaqësues nga Metodistët e Bashkuar, Metodistët e Lirë, Kisha e Nazarenëve, Kisha Misionare, Salvation Army, Kisha Uesliane, dhe grupe të tjerë.

Chafer, Lewis Sperry. Teologjia Sistematike (Systematic Theology). 7 vëll. plus vëll. i indeksit. Dallas: Dallas Seminary Press, 1947–1948.

_______. Teologjia Sistematike: Botim i përmbledhur (Systematic Theology: Abridged edition). 2 vëll. Red. nga John F. Walvoord, Donald K. Campbell, dhe Roy B. Zuck. Wheaton: Victor, 1988.

Chafer (1871–1952) ishte presidenti i parë i seminarit teologjik të Dallasit. Botimi shtatë-volumësh është teologjia sistematike dispensacionale gjithëpërfshirëse e shkruar ndonjëherë. Botimi dy volumësh është një përmbledhje e veprës së mëparshme.

Cottrell, Jack. Çfarë Thotë Bibla Për Perëndinë Krijuesin (What the Bible Says About God the Creator). Joplin, Mo.: Shtëpia botuese e Kolegjit, 1983.

_______. Çfarë Thotë Bibla Për Perëndinë Sunduesin (What the Bible Says About God the Ruler). Joplin, Mo.: College Press, 1984.

_______. Çfarë Thotë Bibla Për Perëndinë Shpenguesin (What the Bible Says About God the Redeemer). Joplin, Mo.: College Press, 1987.

Cottrell është një teolog arminian elokuent dhe mendimtar, i cili jep mësim tek Seminari Biblik Cincinnati (Kisha e Krishterë/Kishat e Krishtit). Unë i kam indeksuar këto vëllime me 1 (Perëndia Krijuesi), 2 (Perëndia Sunduesi), dhe 3 (Perëndia Shpenguesi).

Dabney, Robert L. Diskutime: Ungjillore dhe Teologjike (Discussions: Evangelical and Theological). London: Banner of Truth, 1967. Rishtypje e botimit të 1890.

_______. Teologjia Sistematike (Systematic Theology). Edinburgh: Banner of Truth, 1985. Rishtypje e botimit të 1878.

Një presbiterian jugor që paraqiti një pozicion të fortë të reformuar, Dabney (1820–1898) ishte një profesor i teologjisë tek Seminari Union në Virginia. Ai gjithashtu ishte kapelan dhe më vonë shefi i shtabit për gjeneralin Stonewall Jackson gjatë luftës civile amerikane.

Edwards, Jonathan. Veprat e Jonathan Edwards (The Works of Jonathan Edwards). 2 vëll. Rishikuar dhe korrigjuar nga Edward Hickman. Edinburgh: Banner of Truth, 1974. Rishtypje e botimit të 1834.

Edwards (1703–1758) ishte një pastor në Northampton, Massachusetts, dhe, për një muaj para vdekjes së tij nga një vaksinë lie, president i Princeton. Disa e konsiderojnë atë filozofin-teolog më të madh amerikan. Ai nuk shkroi një teologji sistematike të tërë, por veprat e tij përmbajnë shkrime mbi pjesën më të madhe të temave teologjike. Ai është fort i Reformuar në pikëpamjen e tij, dhe kombinon mendimin e thellë me devotshmërinë zemër-ngrohtë për Krishtin. (Një botim i ri i veprave të Edwards është në proces publikimi nga Yale University Press.

Erickson, Millard. Teologjia e Krishterë (Christian Theology). Grand Rapids: Baker, 1985.

Një libër mësimi i qartë dhe shumë i plotë i kohëve të fundit në teologjinë sistematike nga perspektiva baptiste. Erickson, i cili ishte dekani akademik tek Seminari Teologjik Bethel në St. Paul, Minn., tani jep mësim te Seminari .     Southwestern Baptist në Ft. Worth, Texas. Ky libër përfshin ndërveprim me të gjitha tendencat kryesore në teologjinë joungjillore bashkëkohore, si edhe material ndihmës për zbatim personal.

Finney, Charles G. Leksionet e Finney-t mbi Teologjinë Sistematike (Finney’s Lectures on Systematic Theology). Bot. nga J.H. Fairchild. Grand Rapids: Eerdmans, 1953. Rishtypje e botimit të 1878.

Finney (1792–1875) ishte një drejtues i rizgjimeve frymërore dhe president i Kolegjit Oberlin 1851–1866. Nuk ishte përfaqësues i ndonjë pozicioni teologjik, por qartësoi disa argumente të fortë arminiane. Theksi te Shenjtëria dhe përsosmëria personale. Jo tamam një teologji sistematike e plotë, sepse shumë tema nuk janë trajtuar.

Garrett, James Leo. Teologjia Sistematike: Biblike, Historike, Ungjillore (Systematic Theology: Biblical, Historical, Evangelical). 2 vëll. Grand Rapids: Eerdmans, 1990, 1995.

Garrett është një Baptist Jugor i cili është Profesor Nderi i teologjisë në Seminarin Teologjik Juglindor në Fort Worth, Texas. Ai ndërvepron gjerësisht dhe me paanësi të ndershme si me autorët ungjillore ashtu edhe me ata jo-ungjillorë, megjithëse ai vetë është vendosmërisht brenda kampit ungjillor. Ai është me bindje Baptiste, e megjithatë në mënyrë të qartë i le më shumë vend prezantimit të pikëpamjeve të ndryshme sesa mbrojtjes së pikëpamjes së tij. Me një total prej 1530 faqesh, këto vëllime janë mahnitshëm një burim i pasur për të dhënat historike, bibliografike, dhe biblike për çdo doktrinë të trajtuar.

Gill, John. Teologjia e Plotë Doktrinare dhe Praktike (Complete Body of Doctrinal and Practical Divinity). 2 vëll. Grand Rapids: Baker, 1978. Botuar për herë të parë si Një Pjesë e Teologjisë Doktrinare (A Body of Doctrinal Divinity) (1767) dhe Një Pjesë e Teologjisë Praktike (A Body of Practical Divinity) (1770).

Gill (1697–1771) ishte një pastor baptist me ndikim shumë të madh, një shkrimtar me prodhimtari të lartë, dhe një teolog i respektuar në Anglinë e shekullit të 18të. Ai gjithashtu ishte i Reformuar (ose kalvinist) në pikëpamjen e tij për sovranitetin e Perëndisë. Libri i tij, Çështja e Perëndisë dhe të Vërtetës (The Cause of God and Truth) (1735–1738; e rishtypur Grand Rapids: Baker, 1981) është një nga mbrojtjet më të plota të teologjisë Kalviniste që është shkruar ndonjëherë.

Henry, Carl F.H. Perëndia, Zbulesa, dhe Autoriteti (God, Revelation, and Authority). 6 Vëll. Waco, Tex.: Word, 1976–1983.

Një vepër e madhe që përmban një bashkëveprim të detajuar me qindra pikëpamje të tjera akademike. Henry është një teolog ungjillor kryesor me vlera të mëdha sidomos në fushat e apologjetikës dhe teologjisë filozofike.

Heppe, Heinrich. Dogmatika e Reformuar: E Ujdisur dhe Ilustruar Nga Burimet (Reformed Dogmatics: Set Out and Illustrated From the Sources). E rishikuar dhe botuar nga Ernst Bizer. Përkth. nga G.T. Thompson. Botim i rishtypur. Grand Rapids: Baker, 1978.  E botuar për herë të parë në 1861. Përkthimi në anglisht i dalë për herë të parë nga shtypi më 1950.

Heppe (1820–1879) ishte një studiues gjerman i cili mblodhi dhe citoi gjerësisht nga shumë teologë të reformuar të mëparshëm. Për shkak se citimet janë radhitur sipas temave të teologjisë sistematike, ky libër është një libër i çmuar burimor.

Hodge, Charles. Teologjia Sistematike (Systematic Theology). 3 vëll. Botim i rishtypur: Grand Rapids: Eerdmans, 1970. Botuar për herë të parë më 1871–1873.

Një teologji sistematike kryesore e reformuar e cila është gjerësisht e përdorshme sot. Hodge (1797–1878) ishte profesor i teologjisë sistematike në Seminarin Teologjik Princeston.

Lewis, Gordon R., dhe Bruce Demarest. Teologjia Gërshetuese (Integrative Theology). 3 vëll. Grand Rapids: Zondervan, 1987–1994.

Lewis dhe Demarest janë që të dy profesorë të teologjisë sistematike në Seminarin e Denverit në Kolorado (një Seminar Konservativ Baptist). Kjo është një vepër e shkëlqyer bashkëkohore që integron materialin historik, biblik, apologjetik, dhe praktik me teologjinë sistematike.

Litton, Edward Arthur. Hyrje në Teologjinë Dogmatike (Introduction to Dogmatic Theology). Botim i ri, red. nga Philip E. Hughes. London: James Clarke, 1960. Botuar për herë të parë në 1882–1892.

Një teologji sistematike standarde anglikane (ose episkopale) nga një teolog ungjillor britanik i shekullit të 19të. Litton jetoi nga 1813 deri në 1897.

McBrien, Richard P. Katolicizmi (Catholicism). 2 vëll. Shtëpia botuese Minneapolis: Winston, 1980.

Një shpjegim i përgjegjshëm dhe gjithëpërfshirës i mësimeve Katolike duke qenë të ndikuara nga ajo periudhë që prej Vatikanit II. Përmban bibliografi në çdo kapitull.

Miley, John. Teologjia Sistematike (Systematic Theology). 2 vëll. Libraria e literaturës biblike dhe teologjike, Vëll. 5–6. New York: Eaton dhe Mains, 1892–1894. Rishtypje: Peabody, Mass.: Hendrickson, 1989.

Kjo ndoshta është teologjia sistematike arminiane më akademike dhe gjithëpërfshirëse e shkruar ndonjëherë. Miley ishte një profesor në seminarin teologjik të Drew, Madison, New Jersey.

Milne, Bruce. Njihni të Vërtetën (Know the Truth). Leicester: InterVarsity Press, 1982.

Një udhërrëfyes ungjillor i matur dhe i shkruar qartë për doktrinën e krishterë që ka gjetur përdorim të gjerë mes studentëve. Milne dha mësim në teologjinë biblike dhe historike në kolegjin e Spurgeon-it, Londër.

Mueller, John Theodore. Dogmatika e Krishterë (Christian Dogmatics). St. Louis: Concordia, 1934.

Një përmbledhje dhe përkthim i Christliche Dogmatik (Dogmat e Krishtera) të Francis Pieper nga një profesor i teologjisë sistematike në Seminarin Concordia në St. Louis, një Seminar i Sinodit Luterian të Missouri-t. Ky është një paraqitje e shkëlqyer e teologjisë konservatore luteriane.

Mullins, Edgar Young. Feja e Krishterë në Shprehjen e Saj Doktrinare (The Christian Religion in Its Doctrinal Expression). Philadelphia: Judson Press, 1917.

Një teologji sistematike ungjillore nga një ish president i Seminarit Baptist të Jugut në Louisville, Kentucky. Mullins jetoi nga 1860 deri në 1928.

Murray, John. Shkrime të Mbledhura të John Murray (Collected Writings of John Murray). 4 vëll. Carlisle, Pa.: Banner of Truth, 1976–1982.

_______. Ngarkimi i Mëkatit të Adamit (The Imputation of Adam’s Sin). Botim i rishtypur: Nutley, N.J.: Presbiterian dhe i Reformuar, 1977. Botuar për herë të parë Grand Rapids: Eerdmans, 1959.

_______. Parimet e Sjelljes (Principles of Conduct). Grand Rapids: Eerdmans, 1957.

_______. Shpengimi i Kryer dhe Aplikuar (Redemption Accomplished and Applied). Grand Rapids: Eerdmans, 1955.

Murray (1898–1975) ishte profesor i teologjisë sistematike në seminarin Westminster në Philadelphia dhe një nga mbrojtësit modernë më të qartë të teologjisë së Reformuar.

Oden, Thomas. Perëndia i Gjallë (The Living God). Teologjia Sistematike, Vëll. 1. San Francisco: Harper & Row, 1987.

Oden është një teolog Metodist që ka kaluar nga bindjet e tij liberale të mëparshme në një pikëpamje konservatore ungjillore. Ai ndërvepron gjerësisht me teologë nga historia e hershme e kishës.

Olson, Arnold T. Këtë Besojmë: Sfondi dhe Shtjellimi i Formulimit Doktrinar të Kishës Ungjillore të Lirë të Amerikës (This We Believe: The Background and Exposition of the Doctrinal Statement of The Evangelical Free Church of America). Minneapolis, Minn.: Botimet e Kishës së Lirë, 1961.

Një udhërrëfyes i doktrinës së krishterë i bazuar në formulimin e besimit të përdorur gjerësisht të kishës ungjillore të lirë të Amerikës. Olson ishte presidenti i parë i Kishës Ungjillore të Lirë.

Ott, Ludwig. Bazat e Dogmës Katolike (Fundamentals of Catholic Dogma). Bot. nga James Canon Bastible. Përkth. nga Patrick Lynch. St Louis: Herder, 1955. Në fillim i botuar në gjermanisht më 1952.

Një tekst mësimor standard i teologjisë tradicionale Katolike Romake.

Packer, J.I. Teologjia e Përmbledhur: Një Udhërrëfyes i Besimeve Historike të Krishtera (Concise Theology: A Guide to Historic Christian Beliefs). Wheaton, Ill.: Tyndale House, 1993.

Ky vëllim me përmbajtje të qartë, e justifikon emrin e tij, sepse Packer, një anglikan me bindje të forta reformatore, është mjeshtër në të thënit e shumë gjërave në pak fjalë. Ai është profesor i teologjisë në kolegjin Regent në Vancouver, British Columbia, dhe një nga teologët ungjillorë më të respektuar gjerësisht sot.

Pieper, Francis. Dogmatika e Krishterë (Christian Dogmatics). 4 vëll. Përkth. nga Theodore Engelder dhe të tjerët. St. Louis: Concordia, 1950–1957. Botuar për herë të parë në gjermanisht, 1917–1924.

Kjo është teologji sistematike standarde e Luterianizmit konservator. Pieper (1852–1931) ishte një teolog i Sinodit të Missouri-t dhe profesor e president i Seminarit Concordia në St. Louis.

Pope, William Burt. Një Konspekt i Teologjisë së Krishterë (A Compendium of Christian Theology). Botimi i dytë, 3 vëll. New York: Phillips dhe Hunt, pa dat readable botimi.

Kjo vepër, e botuar për herë të parë më 1875–1876, është një nga teologjitë sistematike më të mëdha e shkruar nga një perspektivë ueslijane ose arminiane.

Purkiser, W.T., red. Eksplorimi i Besimit tonë të Krishterë (Exploring our Christian Faith). Kansas City, Mo.: Beacon Hill Press, 1960.

Një teologji sistematike arminiane më popullore me kontribute nga disa autorë.

Ryrie, Charles. Teologjia Bazë (Basic Theology). Wheaton, Ill.: Victor, 1986.

Një hyrje e shkruar qartë për teologjinë sistematike nga një pikëpamje dispensacionale, nga një ish profesor i teologjisë sistematike në Seminarin Teologjik të Dallasit.

Shedd, William G.T. Teologjia Dogmatike (Dogmatic Theology). 3 vëll. në 4. Botim i rishtypur: Minneapolis: Klock and Klock, 1979. Fillimisht i botuar nga Charles Scribner’s Sons, 1889.

Një teologji sistematike e reformuar e dobishme nga një ish profesor në seminarin teologjik Union në New York. (Vini re që e gjithë sfera e teologjisë sistematike është trajtuar në Vëll. I dhe II, dhe që Vëll. III përmban material plotësues për çdo pjesë të Vëll. I dhe Vëll. II. Vëll. III nuk është pajisur mirë me indeks) Shedd jetoi nga 1820 deri në 1894.

Strong, Augustus H. Teologjia Sistematike (Systematic Theology). Valley Forge, Pa.: Shtëpia botuese Judson, 1907.

Strong (1836–1921) ishte president dhe profesor i teologjisë në Seminarin Teologjik Rochester, dhe, nga 1905 deri në 1910, ishte presidenti i parë i Konventës Baptiste të Veriut. Ky tekst u përdor gjerësisht në qarqet baptiste për shumicën e shekullit të njëzetë, derisa u zëvendësuar në më të shumtën nga Teologjia e Krishterë (Christian Theology) e Millard Erickson (1983–1985).

Thiessen, Henry Clarence. Leksione Hyrëse në Teologjinë Sistematike (Introductory Lectures in Systematic Theology). Rishikuar nga Vernon D. Doerksen. Grand Rapids: Eerdmans, 1977. Botuar për herë të parë më 1949.

Një tekst mësimi i teologjisë sistematike ungjillore nga një ish kryetar i fakultetit të shkollës pasuniversitare në kolegjin Wheaton. Thiessen-i është Baptist dhe Dispensacionalist në pikëpamjen e vet teologjike.

Thomas, W.H. Griffith. Parimet e Teologjisë: Një Hyrje tek Tridhjetenëntë Nenet (The Principles of Theology: An Introduction to the Thirty-Nine Articles). Botimi i pestë, i rishikuar, London: Church Book Room Press, 1956. (Botuar për herë të parë në 1930.)

Megjithëse ky libër është strukturuar rreth tredhjetenëntë neneve Anglikane, ai funksionon mirë si një tekst i thelluar hyrës në doktrinën e krishterë edhe për ata të cilët janë jashtë traditës Anglikane. Është përdorur gjerësisht në qarqet ungjillore britanike për shumë vjet. Thomas (1861–1924) ishte drejtori i Wycliffe Hall, Oxford, dhe më pas profesor i Besëlidhjes së Vjetër në kolegjin Wycliffe, Toronto. Ai gjithashtu dha ndihmesën e tij në themelimin e seminarit të Dallasit pak para se të vdiste.

Thornwell, James Henley. Shkrime të Mbledhura të James Henley Thornwell (The Collected Writings of James Henley Thornwell). 4 vëll. Red. nga John B. Adger. New York: Robert Carter and Brothers, 1871–1873. Botim i rishtypur: Edinburgh and Carlisle, Pa.: Banner of Truth, 1974.

Thornwell (1812–1862) ishte një teolog i reformuar i cili ishte profesor i teologjisë në Seminarin Teologjik Presbiterian në Columbia, Karolina e Jugut.

Turretin, Francis. Parimet e Teologjisë Elenktike. 3 vëll. Përkth. nga George Musgrave Giger. Red. nga James T. Dennison, Jr. Phillipsburg, N.J.: Presbiterian dhe i Reformuar, 1992- . (Dy vëllime botuar deri tani.)

Turretin (1623–1687) dha mësim teologji për mbi tridhjetë vjet në akademinë në Gjenevë. Vepra e tij, e shkruar në latinisht, është thënë të jetë një nga pasqyrimet më të plota të teologjisë kalviniste botuar ndonjëherë. U rishtyp (në latinisht) më 1847 dhe u përdor gjerësisht si një tekst mësimi teologjik për presbiterianët amerikanë, veçanërisht nga Charles Hodge në Princeston. George Giger përktheu Parimet e Turretin-it në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, por përkthimi mbeti i pabotuar për mbi një shekull. James Dennison i Seminarit të Wesminster-it ka bërë punë të thellë redaktuese për ta bërë këtë tekst të shkëlqyer teologjie më në fund të disponueshëm për lexuesit anglisht folës.

Van Til, Cornelius. Në Mbrojtje të Besimit (In Defense of the Faith) Vëll. 5: Një Hyrje në Teologjinë Sistematike (An Introduction to Systematic Theology). Pa datë botimi: Presbiterian dhe i Reformuar, 1976.

Ky vëllim përmban diskutimet e Van Til-it mbi natyrën e teologjisë sistematike, për zbulesën, dhe për doktrinën e Perëndisë. Van Til ishte një teolog dhe filozof i reformuar që dha mësim në seminarin teologjik të Westminster në Philadelphia dhe është i njohur më shumë për sistemin e tij "supozues" të apologjetikës.

Warfield, Benjamin B. Studime Biblike dhe Teologjike (Biblical and Theological Studies). Philadelphia: Presbiterian dhe i Reformuar, 1976.

_______. Kristologjia dhe Kritika (Christology and Criticism). Londër dhe New York: Oxford University Press, 1929.

_______. Frymëzimi dhe Autoriteti i Biblës (The Inspiration and Authority of the Bible). Red. nga Samuel G. Craig. Hyrje nga Cornelius Van Til. Philadelphia: Presbiterian dhe i Reformuar, 1967.

_______. Zoti i Lavdisë (The Lord of Glory). New York: American Tract Society, 1907.

_______. Perfeksionizmi (Perfectionism). Philadelphia: Presbiterian dhe i Reformuar, 1958.

Një përmbledhje e veprës së mëparshme 2 vëll. të Warfield-it mbi perfeksionizmin botuar nga OUP, duke lënë jashtë bashkëveprimin e gjerë me teologë të veçantë gjermanë.

_______. Personi dhe Vepra e Krishtit (The Person and Work of Christ). Philadelphia: Presbiterian dhe i Reformuar, 1950.

Përmban rishtypje të 2 neneve nga ST 5 nga BD 6 nga CC dhe një nen tjetër.

_______. Plani i Shpëtimit (The Plan of Salvation). Bot. i rishik. Grand Rapids: Eerdmans, 1942.

_______. Shkrime të Shkurtra të Zgjedhura të Benjamin B. Warfield (Selected Shorter Writings of Benjamin B. Warfield). 2 vëll. Nuttley, N.J.: Presbiterian dhe i Reformuar, 1970–1973.

_______. Studime në Teologji (Studies in Theology). New York: Oxford University Press, 1932.

Warfield (1851–1921) ishte një teolog i Reformimit që dha mësim Besëlidhjen e Re dhe më pas teologjinë sistematike në Seminarin Teologjik Princeton nga 1887–1921. Sipas vlerësimit të shumë njerëzve, ai ishte një nga teologët më të mëdhenj amerikanë.

Watson, Richard. Përmbledhjet Teologjike. 2 vëll. New York: G. Lane dhe P. Sandford, 1843. Botuar për herë të parë më 1823.

Kjo është teologjia sistematike më e hershme nga një metodist. Watson (1781–1833) ishte arminian nga pikëpamja teologjike.

Wiley, H. Orton. Teologjia e Krishterë (Christian Theology). Tre vëll. Cansas City, Mo.: Nazarene Publishing House, 1940–1943.

Një teologji sistematike arminiane e kohëve të fundit nga një teolog i respektuar në Kishën e Nazarenëve. Ndoshta teologjia sistematike më e mirë arminiane e botuar në shekullin e njëzetë, por nuk krahasohet me Miley-in për sa i takon thellësisë akademike.

Williams, J. Rodman. Teologjia e Përtëritjes: Teologji Sistematike Nga një Perspektivë Karizmatike (Renewal Theology: Systematic Theology From a Charismatic Perspective). 3 vëll. Grand Rapids: Zondervan, 1988–1992.

Williams është një studiues karizmatik që jep mësim në Universitetin Regent (më parë i quajtur universiteti CBN). Kjo teologji e shkruar qartë, ndërvepron gjerësisht me tekstin biblik dhe me literatura të tjera. Është e para e botuar nga një perspektivë qartësisht karizmatike.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>