Shtojca 2: Pasazhe të Shkrimit për t’u mësuar përmendësh

Pasazhe nga Shkrimi për t’u Mësuar Përmendësh

Pasazhet nga Shkrimi të cituara në fund të çdo kapitulli për t’u mësuar përmendësh, janë marrë nga: Bibla e Studimit, bazuar në zinxhirin origjinal të shënimeve të dr. Tompsonit. ABS Shoqëria Biblike Shqiptare, botimi i parë, tetor 2009. Përdorur me leje.  

Kapitulli 1: “Mat.” 28:18–20:

Dhe Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: “Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj të gjitha kombet duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, duke i mësuar të mbajnë të gjitha sa ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës.”

Kapitulli 2: “Ps.” 1:1–2:

Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës së të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit, por gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit dhe mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.

Kapitulli 3: “Heb.” 1:1–2:

Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve, në këto ditët e fundit, na foli me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë.

Kapitulli 4: “2 Tim.” 3:16–17:

I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim në drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.

Kapitulli 5: “Ps.” 12:6:

Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra, si argjend i kulluar në një furrë dheu, i pastruar shtatë herë.

Kapitulli 6: “L. i P.” 6:6–7:

Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj, do të mbeten në zemrën tënde; do t'ua ngulitësh bijve të tu, do të flasësh për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecën rrugës, kur ke rënë në shtrat dhe kur çohesh.

Kapitulli 7: “Mat.” 4:4:

Por ai, duke iu përgjigjur, tha: «Është shkruar: “Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë”

Kapitulli 8: “Ps.” 119:1:

Lum ata që kanë një rrugë pa njollë dhe që ecin në ligjin e Zotit.

Kapitulli 9: Rom. 1:18–20:

Sepse, zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli mbi çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi, sepse, ajo që mund të dihet për Perëndinë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre. Sepse cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pashfajësueshëm.

Kapitulli 10: Ps. 145:1–3:

Unë do të të përlëvdoj, o Perëndia im dhe Mbreti im, dhe do të bekoj emrin tënd përjetë. Do të të bekoj çdo ditë dhe do të lëvdoj emrin tënd përjetë. Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë dhe madhështia e tij është e panjohshme.

Kapitulli 11: Ps. 102:25–27:

Së lashti ti ke vendosur tokën dhe qiejt janë vepër e duarve të tua; ata do të zhduken, por ti do të mbetesh; do të konsumohen të gjithë si një rrobë; ti do t'i ndërrosh si një rrobë dhe ata do të ndryshohen. Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund.

Kapitulli 12: Eks. 34:6–7:

Dhe Zoti kaloi pranë tij dhe thirri: “Zoti, Zoti Perëndi, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri, që përdor mëshirën për mijëra njerëz, që fal paudhësinë, shkeljet dhe mëkatin, por nuk e lë të pandëshkuar fajtorin dhe që viziton paudhësinë e etërve mbi bijtë dhe mbi bijtë e bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt.”

Kapitulli 13: Ps. 73:25–26:

Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje. Mishi im dhe zemra ime mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi.

Kapitulli 14: Mat. 3:16–17:

Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, doli nga uji; dhe, ja, qiejt u hapën dhe ai pa Frymën e Perëndisë të zbresë si një pëllumb e të vijë mbi të; dhe, ja, një zë prej qiellit që tha: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin gjeta pëlqim.”

Kapitulli 15: Neh. 9:6:

Vetëm ti je Zoti! Ti ke bërë qiejt, qiejt e qiejve dhe tërë ushtrinë e tyre, dheun dhe tërë ato që qëndrojnë mbi të, detet dhe gjithçka që është në ta. Ti i mban gjallë tërë këto gjëra dhe ushtria e qiejve të adhuron.

Kapitulli 16: Rom. 8:28:

Dhe ne e dimë se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.

Kapitulli 17: Heb. 2:3–4:

Si do të shpëtojmë ne, në qoftë se e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh, i cili, si u shpall në fillim nëpërmjet Zotit, u vërtetua ndër ne nga ata që e dëgjuan, ndërsa Perëndia bashkëdëshmonte për të me anë shenjash e mrekullish dhe me vepra të ndryshme të fuqishme dhe me të ndara dhuntish të Frymës së Shenjtë, sipas vullnetit të tij?.

Kapitulli 18: Heb. 4:14–16:

Duke pasur, pra, një kryeprift të madh që ka përshkuar qiejt, Jezusin, Birin e Perëndisë, le të mbajmë fort rrëfimin tonë. Sepse ne nuk kemi një kryeprift që nuk mund të vuajë bashkë me dobësitë tona, por që u tundua në të gjitha njësoj si ne, por pa mëkat. Le t'i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohën e duhur.

Kapitulli 19: Zbu. 5:11–12:

Dhe pashë, dhe dëgjova zërin e shumë engjëjve rreth e qark fronit, qenieve të gjalla dhe pleqve; dhe numri i tyre ishte dhjetë mijëra dhjetë mijërash dhe mijëra mijërash, që thoshin me zë të madh: “I denjë është Qengji i therur, të marrë fuqi, dhe pasuri, dhe urtësi, dhe forcë, dhe nder, dhe lavdi, dhe bekim!”

Kapitulli 20: Jak. 4:7–8:

Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të arratiset prej jush! Afrojuni Perëndisë dhe ai do t'ju afrohet juve; pastroni duart, o mëkatarë, dhe shenjtëroni zemrat, o njerëz me dy mendje.

Kapitulli 21: Zan. 1:26–27:

Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi gjithë rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe”. Kështu Perëndia krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë e krijoi; Ai i krijoi mashkull e femër.

Kapitulli 22: Kol. 3:18–19:

Ju gratë, jini të nënshtruara burrave tuaj, ashtu si ka hije në Zotin. Ju burrat, duajini gratë tuaja dhe mos u bëni të hidhur ndaj tyre.

Kapitulli 23: 2 Kor. 7:1:

Duke i pasur këto premtime, o të dashur, le ta pastrojmë veten nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës dhe ta përfundojmë shenjtërimin tonë në druajtjen e Perëndisë.

Kapitulli 24: Ps. 51:1–4:

Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembshurinë e madhe që ke, fshiji të ligat që kam bërë. Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im. Sepse i pranoj të ligat që kam bërë dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara. Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe në sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon.

Kapitulli 25: Heb. 8:10:

Dhe kjo do të jetë besëlidhja që unë do të bëj me shtëpinë e Izraelit pas atyre ditëve, thotë Zoti: Unë do t'i shtie ligjet e mia në mendjet e tyre dhe do t'i shkruaj në zemrat e tyre, dhe do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im.

Kapitulli 26: Gjoni 1:14:

Dhe Fjala u bë mish dhe ndenji ndër ne dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit nga Ati, plot hir e të vërtetë.

Kapitulli 27: Rom. 3:23–26:

Sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë, por janë drejtësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus, të cilin e paraqiti Perëndia si pajtimore nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë, për të treguar drejtësinë e tij në kohën e tanishme, me qëllim që ai të jetë i drejtë dhe drejtësues i atij që beson në Jezusin.

Kapitulli 28: 1 Kor. 15:20–23:

Por tashti Krishti u ringjall prej së vdekurish, dhe u bë fryti i parë i atyre që kanë fjetur. Sepse, ashtu si erdhi vdekja me anë të një njeriu, kështu erdhi dhe ringjallja e të vdekurve me anë të një njeriu. Sepse, ashtu sikurse në Adamin të gjithë vdesin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin, por secili sipas radhës së vet: Krishti, fryti i parë, pastaj ata që janë të Krishtit, në ardhjen e tij.

Kapitulli 29: 1 Pjetrit 2:9–10:

Por ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë, popull i fituar nga Perëndia, që të shpallni lavdinë e atij, që ju thirri nga terri në dritën e tij të mrekullueshme; ju që dikur nuk ishit një popull, kurse tani populli i Perëndisë; dikur të pamëshiruar, por tani të mëshiruar.

Kapitulli 30: Rom. 8:12–14:

Prandaj, vëllezër, jemi debitorë jo të mishit, që të jetojmë sipas mishit, sepse, po të jetoni sipas mishit, do të vdisni; por, nëse me anë të Frymës i vrisni veprat e trupit, do të jetoni. Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë, janë bij të Perëndisë.

Kapitulli 31: Luka 6:35–36:

Por ju t'i doni armiqtë tuaj, bëni të mirë dhe jepni hua pa pasur shpresë për asgjë, dhe shpërblimi juaj do të jetë i madh dhe ju do të jeni bijtë e Më të Lartit, sepse ai është dashamirës me mosmirënjohësit dhe të ligjtë. Jini të mëshirshëm, pra, sikurse edhe Ati juaj është i mëshirshëm.

Kapitulli 32: Efe. 1:3–6:

I bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na bekoi me çdo bekim frymëror në vendet qiellore, në Krishtin, sikurse na zgjodhi në të përpara themelimit të botës, që të jemi të shenjtë dhe të patëmetë përpara tij në dashuri, duke na paracaktuar për birësim për veten e tij me anë të Jezu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të vet, për lëvdim të lavdisë së hirit të tij, të cilin na dhuroi në të dashurin, Birin e tij.

Kapitulli 33: Mat. 11:28–30:

“Ejani tek unë, o të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t'ju çlodh. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe do të gjeni çlodhje për shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime është e butë dhe barra ime është e lehtë.”

Kapitulli 34: Gjoni 3:5–8:

Jezusi u përgjigj: “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se, kush nuk lind nga uji dhe nga Fryma, ai nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. Ç'ka lindur nga mishi, është mish; dhe ç'ka lindur nga Fryma, është frymë. Mos u mrekullo që të thashë: “Duhet të lindni përsëri''. Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por nuk e di nga vjen dhe ku po shkon; kështu është edhe çdo njeri që është lindur nga Fryma.”

Kapitulli 35: Gjoni 3:16:

Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme.

Kapitulli 36: Rom. 3:27–28:

Ku është, pra, mburrja? Është përjashtuar. Nëpërmjet cilit ligj? Të veprave? Jo, por nëpërmjet ligjit të besimit. Ne, pra, konkludojmë se njeriu është i drejtësuar nëpërmjet besimit, ndarë nga veprat e ligjit.

Kapitulli 37: Rom. 8:14–17:

Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë, janë bij të Perëndisë. Sepse ju nuk keni marrë një frymë skllavërie, që të keni përsëri frikë, po keni marrë frymën e birërisë, me anë të së cilës ne thërrasim: "Aba, o Atë!". Vetë Fryma i dëshmon frymës sonë që jemi bij të Perëndisë. Dhe nëse jemi bij, jemi dhe trashëgimtarë; si trashëgimtarë të Perëndisë ashtu edhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit, nëse vuajmë bashkë me të, që edhe të përlëvdohemi bashkë.

Kapitulli 38: Rom. 6:11–14:

Kështu edhe ju, llogariteni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë, në Krishtin Jezus, Zotin tonë. Le të mos mbretërojë, pra, mëkati në trupin tuaj të vdekshëm, që t'i bindeni atij në epshet e veta. As mos ia paraqitni gjymtyrët tuaja mëkatit si mjete padrejtësie, por i paraqisni veten tuaj Perëndisë, si të gjallë prej së vdekurish, dhe gjymtyrët tuaja si mjete drejtësie Perëndisë. Sepse mëkati nuk do të zotërojë më mbi ju, sepse nuk jeni nën ligj, por nën hir.

Kapitulli 39: 1 Kor. 12:12–13:

Sepse ashtu si trupi është një, dhe ka shumë gjymtyrë, edhe të gjitha gjymtyrët e të njëjtit trup, megjithëse janë shumë, janë një trup i vetëm, kështu është edhe Krishti. Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frymë të vetëm në një trup, qofshin hebrenj apo grekë, skllevër a të lirë, dhe të gjithë jemi ujitur në një Frymë.

Kapitulli 40: Gjoni 10:27–28:

Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, dhe unë i njoh dhe më ndjekin; dhe unë u jap atyre jetë të përjetshme dhe nuk do të humbasin aspak, përjetë, dhe askush nuk do t'i rrëmbejë nga dora ime.

Kapitulli 41: Fil. 1:20–24:

Sipas të priturit tim me ngulm dhe shpresë, se nuk do të turpërohem në asgjë, por me çdo guxim, si gjithmonë edhe tani, Krishti do të madhërohet në trupin tim, qoftë me anë të jetës qoftë me anë të vdekjes. Sepse për mua të jetuarit është Krishti dhe të vdekurit fitim. Por në qoftë se të jetuarit në mish bën që puna ime të sjellë fryt, atëherë nuk di ç'të zgjedh; sepse unë jam i shtrënguar nga të dyja: kam dëshirë të ndahem dhe të jem bashkë me Krishtin, shumë herë më mirë, por të qëndruarit në mish është më i nevojshëm për shkakun tuaj.

Kapitulli 42: 1 Kor. 15:42–44:

Kështu do të jetë edhe ringjallja e të vdekurve: mbillet në prishje, ringjallet në paprishje; mbillet në çnderim, ringjallet në lavdi; mbillet në dobësi, ringjallet në fuqi; mbillet trup natyror, ringjallet trup frymëror. Ka trup natyror, ka edhe trup frymëror.

Kapitulli 43: Gal. 2:20:

U kryqëzova bashkë me Krishtin; por rroj; jo më unë, po Krishti rron në mua; por ajo që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua.

Kapitulli 44: Efe. 4:11–13:

Dhe ai dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë, të tjerë si barinj e mësues, për ndreqjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit, derisa të arrijmë të gjithë tek uniteti i besimit dhe i njohjes së Birit të Perëndisë, te një burrë i përsosur, në masën e moshës së plotësisë së Krishtit.

Kapitulli 45: Efe. 4:14–16:

Që të mos jemi më foshnja, të hedhur andej-këndej dhe të çuar aty-këtu nga çdo erë e doktrinës, nëpërmjet mashtrimit të njerëzve dhe dinakërisë së tyre që me dredhi çojnë në gabim, por, duke thënë të vërtetën me dashuri, të rritemi në çdo gjë drejt atij që është kreu, Krishti. Prej të cilit gjithë trupi i bashkuar dhe i lidhur mirë, me anë të bashkimit të ndihmesës sipas masës së veprueshmërisë së çdo pjese të veçantë, shkakton rritjen e trupit, për ndërtimin e vetes së tij në dashuri.

Kapitulli 46: 2 Kor. 10:3–4:

Sepse, edhe pse ecim në mish, nuk luftojmë sipas mishit, sepse armët e luftës sonë nuk janë mishërore, por të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat.

Kapitulli 47: 1 Pjetrit 5:1–4:

U bëj thirrje pleqve midis jush, unë bashkëplak dhe dëshmitar i vuajtjeve të Krishtit edhe pjesëmarrës i lavdisë që ka për t'u zbuluar: ruani tufën e Perëndisë midis jush, duke e mbikëqyrur jo me detyrim, por me vullnet të lirë, jo për përfitim të pandershëm, po me vullnet të mirë, dhe jo si zotërues mbi ata që ju janë besuar, por duke u bërë shembull për tufën. Dhe kur të shfaqet kryebariu, do të merrni kurorën e lavdisë që nuk fishket

Kapitulli 48: Veprat e Apostujve 2:41–42:

Dhe ata që e pranuan fjalën e tij me gëzim, u pagëzuan; atë ditë u shtuan rreth tri mijë shpirtra. Por ata ishin ngulmues në mësimin e apostujve dhe në bashkësi dhe në thyerjen e bukës dhe në lutje.

Kapitulli 49: Rom. 6:3–4:

A nuk e dini se ne të gjithë që u pagëzuam në Jezu Krishtin, u pagëzuam në vdekjen e tij? U varrosëm, pra, me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne të ecim në risinë e jetës.

Kapitulli 50: 1 Kor. 11:23–26:

Sepse unë mora nga Zoti atë që ju transmetova edhe juve; se Zoti Jezus, në atë natë që po tradhtohej, mori bukë dhe, si falënderoi, e theu dhe tha: "Merrni, hani; ky është trupi im që thyhet për ju; bëni këtë në përkujtimin tim". Gjithashtu, pas darkës, mori edhe kupën, duke thënë: "Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim; bëni këtë sa herë që të pini, në përkujtimin tim". Sepse sa herë të hani nga kjo bukë dhe të pini nga kjo kupë, ju shpallni vdekjen e Zotit, derisa ai të vijë.

Kapitulli 51: Zbu. 4:11:

I denjë je, o Zot, të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë, sepse ti i krijove të gjitha gjërat, dhe për hir të vullnetit tënd janë dhe u krijuan.

Kapitulli 52: 1 Pjetrit 4:10–11:

Gjithsecili le ta vërë në shërbim të tjetrit dhuntinë që ka marrë, si administratorë të mirë të hirit të shumëfarshëm të Perëndisë. Nëse dikush flet, le ta bëjë si thëniet e Perëndisë; kush bën një shërbim, le ta bëjë në forcën që i jep Perëndia, që në gjithçka të përlëvdohet Perëndia nëpërmjet Jezu Krishtit, të cilit i takon lavdia dhe pushteti në jetë të jetëve. Amen.

Kapitulli 53: 1 Kor. 12:7–11:

Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymës për dobinë e përbashkët. Dikujt, pra, i jepet, fjalë urtësie me anë të Frymës; një tjetri, sipas po atij Fryme fjalë njohurie; një tjetri, besim në po atë Frymë; një tjetri, dhuntitë e shërimeve, në po atë Frymë; një tjetri, pushtet për të kryer mrekulli të fuqishme; një tjetri, profeci; një tjetri, të dallojë frymërat; një tjetri, larmi gjuhësh; një tjetri interpretimi i gjuhëve. Dhe të gjitha këto i bën i njëjti dhe i vetmi Frymë, duke i ndarë gjithsecilit dhunti veç e veç, ashtu si do vetë.

Kapitulli 54: 1 Thes. 4:15–18:

Sepse këtë po jua themi me fjalë të Zotit: ne të gjallët, që do të mbetemi deri në ardhjen e Zotit, nuk do të jemi përpara atyre që fjetën, sepse Zoti vetë, me urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe të vdekurit në Krishtin do të ringjallen të parët; pastaj ne të gjallët, që mbetemi, do të rrëmbehemi njëkohësisht në retë me ata, për të dalë përpara Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin. Ngushëlloni, pra, njëri-tjetrin me këto fjalë.

Kapitulli 55: Zbu. 20:4–6:

Dhe pashë frone, dhe ata u ulën mbi to dhe atyre iu dha të gjykojnë edhe pashë shpirtrat e atyre që u ishin prerë kokat për hir të dëshmisë së Jezusit dhe për hir të fjalës së Perëndisë, dhe të cilët nuk e kishin adhuruar bishën, dhe as figurën e saj dhe nuk kishin marrë damkë mbi ballin e tyre dhe në dorën e tyre. Dhe u kthyen në jetë e mbretëruan me Krishtin për një mijë vjet. Por të vdekurit e tjerë nuk u kthyen në jetë derisa të mbusheshin të një mijë vjetët. Kjo është ringjallja e parë. I lum dhe i shenjtë është ai që ka pjesë në ngjalljen e parë. Mbi ata, vdekja e dytë nuk ka pushtet, por do të jenë priftërinj të Perëndisë dhe të Krishtit dhe do të mbretërojnë me të për një mijë vjet.

Kapitulli 56: Zbu. 20:11–13:

Dhe pashë një fron të madh të bardhë dhe atë që ishte ulur mbi të, nga fytyra e të cilit morën arratinë dheu dhe qielli, dhe nuk u gjet vend për ta. Dhe pashë të vdekurit, të vegjël e të mëdhenj, që qëndronin përpara Perëndisë, dhe librat u hapën; dhe një libër tjetër u hap, që është libri i jetës; dhe të vdekurit u gjykuan në bazë të gjërave të shkruara në libra, sipas veprave të tyre. Dhe deti i dha të vdekurit që ishin në të, dhe vdekja dhe ferri dhanë të vdekurit që ishin në ta; dhe u gjykuan secili sipas veprave të tij.

Kapitulli 57: Zbu. 21:3–4:

Dhe dëgjova një zë të madh prej qiellit, që thoshte: «Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi i tyre. Dhe Perëndia do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as britmë, as dhimbje nuk do të ketë më, sepse të parat shkuan.”

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>