Shtojca 1: Rrëfime historike të besimit

Shtojca 1

Rrëfimet Historike të Besimit

Në këtë shtojcë ribotohen disa nga rrëfimet më të rëndësishme të besimit nga periudha të ndryshme të historisë së kishës. Nga kisha e lashtësisë kam përfshirë katër rrëfimet e mëdha ikumenike: Besoren e Apostujve (të shekullit të katërt pas K.), Besoren e Nikesë (325/381 mbas K.), Besoren Athanasiane (fundi i shek. të katërt - fillim i shek. të pestë mbas K.), dhe Besoren e Kalcedonit (451 pas K.). Nga kishat Protestante që prej kohës së Reformimit, kam përfshirë katër rrëfime të tjerë: Tridhjetenëntë Artikujt (1571) [Kisha e Anglisë; gjithashtu ajo Metodiste]; Rrëfimi i Besimit të Uestminsterit (1643-1646) [Britanike e Reformuar dhe Presbiteriane]; Rrëfimi Baptist i Nju Hempshirit (1833); dhe Besimi dhe Mesazhi Baptist (1925/1963) [Baptistët e Jugut]. Në fund, kam përfshirë gjithashtu dhe Deklaratën e Pagabueshmërisë Biblike të Çikagos (1978), sepse ishte fryt i një konference që përfaqësonte një larmi traditash ungjillore, dhe sepse kishte arritur një pranim të gjerë si një standard i vlefshëm doktrinar në lidhje me një çështje të polemikëzuar të vonshme dhe aktuale brenda kishës.

Për shkak të hapësirës së kufizuar, munda të përfshija vetëm një nga rrëfimet shumë të gjatë të besimit që doli nga Reformimi, dhe zgjodha Rrëfimin e Besimit të Uestminsterit, që paraqet një qëndrim doktrinar shumë të afërt me qëndrimin e këtij libri. Përfshirja e tij këtu, nuk më la vend të përfshija asnjë nga dy rrëfimet e mëdha Luteriane, Rrëfimin e Augsburgut (1530) ose Formulën e Marrëveshjes (1576).[1]1

Studentët që marrin kohë për t'i lexuar me kujdes këto besore do të shikojnë se ato ofrojnë përmbledhje të shkëlqyera të mësimeve doktrinare të Shkrimit.

Në faqet pasuese të kësaj shtojce, paraqiten këto besore:

        Besorja e Apostujve

        Besorja e Nikesë

        Besorja e Kalcedonit

        Besorja Athanasiane

        Tridhjetë e nëntë Artikujt

        Rrëfimi i Uestministerit

        Rrëfimi Baptist i Nju Hampshirit

        Besimi dhe Mesazhi Baptist

        Deklarata e Pagabueshmërisë Biblike e Çikagos

BESORJA E APOSTUJVE

(shekujt e tretë dhe të katërt mbas K.)

Unë besoj në Perëndinë Atin e Plotfuqishëm. Bërësin e qiellit dhe tokës.

Dhe në Jezus Krishtin të vetmin Bir të Tij, Zotin tonë; që u ngjiz nga Fryma i Shenjtë, i lindur nga virgjëresha Mari; vuajti nën Ponc Pilatin, u kryqëzua, vdiq e u varros;[2]3 ditën e tretë u ngjall nga të vdekurit; u ngrit në qiell; dhe është ulur në të djathtë të Perëndisë Atë të Plotfuqishëm; prej nga ku do të vijë që të gjykojë të gjallë e të vdekur.

Unë besoj në Frymën e Shenjtë; në kishën e shenjtë universale; bashkësinë e shenjtorëve; faljen e mëkateve; ringjalljen e trupit; dhe jetën e përjetshme. Amen.

* * *

BESORJA E NIKESË

(325 mbas K.; e rishikuar në Kostandinopojë më 381 mbas K.)

Unë besoj në një Perëndi, tek Ati i Plotfuqishëm; Bërësi i qiellit dhe tokës, dhe i të gjithë gjërave të dukshme dhe të padukshme.

Dhe në një Zot Jezus Krishtin,  të vetëmlindurin Bir të Perëndisë, i dalë nga Ati para gjithë botëve, Perëndi prej Perëndie, Dritë prej Drite, Perëndi i vërtetë nga Perëndi i vërtetë, i lindur, jo i bërë, i një substance me Atin; me anë të të Cilit u bënë të gjitha gjërat; i Cili, për ne njerëzit, dhe për shpëtimin tonë, zbriti nga qielli, dhe u mishërua nga Fryma i Shenjtë nëpërmjet Virgjëreshës Mari, dhe u bë njeri; dhe gjithashtu u kryqëzua për ne nën Ponc Pilatin; Ai vuajti dhe u varros; dhe ditën e tretë u ngrit përsëri, sipas Shkrimeve; dhe u ngrit në qiell, dhe është ulur në të djathtën e Atit; dhe do të vijë përsëri, me lavdi, të gjykojë të gjallë e të vdekur; mbretëria e të Cilit nuk do të ketë të sosur.

Dhe në Frymën e Shenjtë, Zotin dhe Dhënësin e Jetës; që del nga Ati dhe Biri; [3]4 i Cili adhurohet dhe lëvdohet bashkë me Atin dhe Birin; i Cili foli me anë të profetëve. Dhe në një Kishë të Shenjtë Universale dhe Apostolike. Unë pranoj një Pagëzim për faljen e mëkateve; dhe pres për ringjalljen e të vdekurve, dhe jetën e botës që do të vijë. Amen.

* * *

BESORJA E KALCEDONIT

(451 mbas K.)

Ne, pra, duke ndjekur Etërit e shenjtë, të gjithë njëzëri, i mësojmë njerëzit të rrëfejnë një dhe të vetmin Bir, Zotin tonë Jezus Krisht, të njëjtin të përsosur në Hyun dhe gjithashtu i përsosur në natyrën njerëzore; Perëndi i vërtetë dhe njeri i vërtetë, me një shpirt dhe trup të arsyeshëm; i të njëjtës substancë me Atin sipas Hyut, dhe i të njëjtës substancë me ne sipas natyrës Njerëzore; në të gjitha gjërat si ne, pa mëkat; i lindur para të gjitha epokave nga Ati sipas Hyut, dhe në këto ditët e fundit, për ne dhe për shpëtimin tonë, i lindur nga Virgjëresha Mari, Nëna e Perëndisë, sipas natyrës njerëzore; Ai dhe i vetmi Krisht, Bir, Zot, i Vetëmlinduri, për t'u pranuar në dy natyra, të pa ngatërruara, të pandryshuara, të padallueshme mes tyre, të pandashme; ku veçoritë e natyrave në asnjë mënyrë nuk janë hequr nga bashkimi, por veçoria e çdo natyre është ruajtur, dhe vijnë bashkë në një Person dhe një Ekzistencë, jo i shkëputur apo i ndarë në dy persona, por një dhe i vetmi Bir, dhe i vetëmlinduri, Fjala Perëndi, Zoti Jezus Krisht, siç kanë deklaruar profetët që nga fillimi për Të, dhe siç na ka mësuar Zoti Jezus Krisht Vetë, dhe siç na e ka përcjellë Besorja e Etërve të shenjtë.

* * *

BESORJA ATHANASIANE

(shekujt e katërt dhe të pestë mbas K.)

1. Kushdo që do të shpëtohet: para së gjithash është e domosdoshme që ai të mbajë besimin Universal:

2. Besim të cilin nëse kushdo qoftë nuk e mban të plotë dhe të papërlyer; pa dyshim që do të humbë përjetësisht.

3. Dhe Besimi Universal është ky: Që ne adhurojmë një Perëndi në Trini, dhe Trininë në Unitet;

4. Duke mos i ngatërruar as Personat; as duke ndarë Substancën e Tyre.

5. Sepse është një Person i Atit: një tjetër i Birit: dhe një tjetër i Frymës së Shenjtë.

6. Por Hyu i Atit, e Birit, dhe i Frymës së Shenjtë, është i gjithi një: Lavdia e barabartë, Madhështia e bashkë-përjetshme.

7. Ashtu siç është Ati: ashtu është Biri: dhe ashtu është Fryma i Shenjtë.

8. Ati jo i krijuar: Biri jo i krijuar: dhe Fryma i Shenjtë jo i krijuar.

9. Ati i pakuptueshëm: Biri i pakuptueshëm: dhe Fryma i Shenjtë i pakuptueshëm.

10. Ati i përjetshëm: Biri i përjetshëm: dhe Fryma i Shenjtë i përjetshëm.

11. E përsëri nuk janë tre të përjetshëm: por një i përjetshëm.

12. E gjithashtu nuk ka tre të pakrijuar: dhe as tre të pakuptueshëm, por një i pakrijuar: dhe një i pakuptueshëm.

13. Kështu në të njëjtën mënyrë, Ati është i Plotfuqishëm: Biri i Plotfuqishëm: dhe Fryma i Shenjtë i plotfuqishëm.

14. E megjithëkëtë, Ata nuk janë tre të Plotfuqishëm: por një i Plotfuqishëm.

15. Kështu Ati është Perëndi: Biri është Perëndi: dhe Fryma i Shenjtë është Perëndi.

16. E megjithatë ata nuk janë tre Perëndi: por një Perëndi.

17. Kështu në të njëjtën mënyrë Ati është Zot: Biri është Zot: Fryma i Shenjtë është Zot.

18. E megjithatë jo tre Zota: por një Zot.

19. Sepse ashtu siç u detyruam nga vërtetësia e Krishterë, të pranojmë secilin Person më Vete si Perëndi dhe Zot,

20. Po kështu e kemi të ndaluar nga Feja Universale të themi se: Ka tre Perëndi ose tre Zota.

21. Ati nuk është bërë nga asgjë: as i krijuar, as i lindur.

22. Biri është vetëm nga Ati: jo i bërë, as i krijuar: por i lindur.

23. Fryma i Shenjtë është nga Ati dhe nga Biri: as i bërë, as i krijuar, as i lindur: por i dalë.

24. Kështu, ka një Atë, jo tre Etër: një Bir, jo tre Bij: një Frymë i Shenjtë, jo tre Frymë të Shenjtë.

25. Dhe në këtë Trini askush nuk është përpara, apo pas tjetrit: askush nuk është më i madh, apo më i vogël se tjetri.

26. Por të tre Personat bashkë janë të bashkë-përjetshëm, dhe të bashkë-barabartë.

27. Kështu që në të gjitha gjërat, siç është thënë më përpara: duhet adhuruar Uniteti ne Trini, dhe Trinia në Unitet.

28. Pra, ai që do të shpëtohet, duhet të mendojë kësisoj për Trininë.

29. Veç kësaj është e domosdoshme për shpëtimin e përjetshëm: që personi gjithashtu të besojë siç duhet Mishërimin e Zotit Jezus Krisht.

30. Sepse Besimi i duhur është, që të besojmë dhe rrëfejmë: që Zoti ynë Jezus Krisht, Biri i Perëndisë, është Perëndi dhe Njeri;

31. Perëndi, nga e njëjta Substancë e Atit, i dalë para botëve: dhe Njeri, nga e njëjta Substancë e Nënës së Tij, i lindur në botë.

32. Perëndi i Përsosur: dhe Njeri i përsosur, në ekzistencë me një shpirt dhe mish njerëzor të arsyeshëm.

33. I njëjtë me Atin, duke iu referuar Trinisë së tij të plotë: dhe inferior ndaj Atit duke iu referuar natyrës së Tij njerëzore.

34. I Cili megjithëse është Perëndi dhe Njeri: Ai përsëri nuk është dy, por një Krisht.

35.  Një; jo me anë të kthimit të Hyut në mish: por duke marrë Natyrën Njerëzore tek Perëndia.

36. I gjithi një i vetëm; jo nga ngatërrimi i Substancës: por nga uniteti i Personit.

37. Sepse ashtu si shpirti i arsyeshëm dhe trupi është një njeri i vetëm; kështu Perëndia dhe Njeriu është një Krisht.

38. I Cili vuajti për shpëtimin tonë: zbriti në ferr: u ngrit përsëri nga të vdekurit ditën e tretë.

39. Ai u ngrit në qiell, Ai qëndron në të djathtën e Atit Perëndi të Plotfuqishëm.

40. Nga ku Ai do të vijë të gjykojë të gjallë e të vdekur.

41. Në ardhjen e të Cilit të gjithë njerëzit do të ringjallen përsëri me trupat e tyre;

42. Dhe do të japin llogari për veprat e tyre.

43. Dhe ata që kanë bërë mirë do të shkojnë në jetën e përjetshme; dhe ata që kanë bërë keq, në zjarrin e përjetshëm.

44. Ky është Besimi Universal: që nëse një njeri nuk e beson me të vërtetë, ai nuk mund të shpëtohet.

* * *

PËRCAKTIMET E FESË (TRIDHJETENËNTË PËRCAKTIMET)

(1571: Kisha e Anglisë)

I. Për Besimin në Trininë e Shenjtë.

Ka vetëm një Perëndi të gjallë e të vërtetë, të përjetshëm, pa trup, pjesë, apo pasione; me fuqi, mençuri dhe mirësi të pafund; Bërësi, dhe Mbajtësi i të gjitha gjërave të dukshme e të padukshme. Dhe në unitetin e këtij Hyu janë tri Persona, të të njëjtës substancë, fuqi, dhe përjetësi: Ati, Biri, dhe Fryma i Shenjtë.

II. Për Fjalën ose Birin e Perëndisë, i Cili u Bë Njeri i Vërtetë.

Biri, që është Fjala e Atit, i dalë që prej përjetësie nga Ati, vetë Perëndia i përjetshëm, dhe i të njëjtës substancë me Perëndinë, mori natyrën e Njeriut në barkun e të bekuarës Virgjëreshë, nga substanca e saj: që të dy Natyrat e plota dhe të përsosura, me fjalë të tjera, Hyu dhe Natyra Njerëzore, u bashkuan në një Person, për të mos u ndarë kurrë, nga i cili është një Krisht, tërësisht Perëndi, dhe tërësisht Njeri; i Cili vuajti me të vërtetë, u kryqëzua, vdiq e u varros, për ta pajtuar Atin e tij me ne, dhe për të qenë një flijim, jo vetëm për fajin fillestar, por gjithashtu për mëkatet aktuale të njerëzve.

III. Për Zbritjen e Krishtit në Ferr.

Ashtu siç Krishti vdiq për ne, dhe u varros, po kështu duhet besuar, që Ai zbriti në Ferr.

IV. Për Ringjalljen e Krishtit.

Krishti u ngrit me të vërtetë nga vdekja, dhe përsëri mori trupin e Tij, me mish, kocka, dhe gjithë gjërat që i përkasin përsosmërisë së natyrës së njeriut; me të cilin Ai u ngrit në Qiell, dhe është ulur atje, derisa të kthehet të gjykojë të gjithë njerëzit në ditën e fundit.

V. Për Frymën e Shenjtë.

Fryma i Shenjtë, i dalë nga Ati dhe nga Biri, është nga një substancë, madhështi, dhe lavdi, me Atin dhe Birin, tërësisht dhe përjetësisht Perëndi.

VI. Për Mjaftueshmërinë e Shkrimeve të Shenjta për Shpëtimin.

Shkrimi i Shenjtë përmban të gjitha gjërat e nevojshme për shpëtim; që çfarëdo gjëje që nuk lexohet aty, dhe as nuk mund të provohet prej aty, nuk i duhet kërkuar asnjë njeriu që të besohet si një përcaktim i Besimit, apo të mendohet si gjë e nevojshme ose e domosdoshme për shpëtim. Në emër të Shkrimit të Shenjtë ne nënkuptojmë si kanonikë këto Libra të Besëlidhjes së Vjetër e të Re, për autoritetin e të cilëve nuk ka patur kurrë dyshim në Kishë.

Për Emrat dhe Numrin e Librave Kanonikë.

Zanafilla

Libri i Parë i Kronikave

Eksodi

Libri i Dytë i Kronikave

Levitiku

Libri i Parë i Ezdras

Numrat

Libri i Dytë i Ezdras

Ligji i Përtërirë

Libri i Esterit

Jozueu

Libri i Jobit

Gjyqtarët

Psalmet

Ruthi

Fjalët e Urta

Libri i Parë i Samuelit

Predikuesi

Libri i Dytë i Samuelit

Kënga e Këngëve, ose Kantiku i Salomonit

Libri i Parë i Mbretërve

Katër Profetët e mëdhenj

Libri i Dytë i Mbretërve

Dymbëdhjetë Profetët e vegjël

Gjithashtu librat e tjerë të Kishës të cilët shërbejnë për t’i patur si shembuj në jetë dhe udhëzim në sjellje; por ata nuk përdoren për të themeluar ndonjë doktrinë: të tillë janë të mëposhtmit:

Libri i Tretë i Ezdras

Profeti Baruk

Libri i Katërt i Ezdras

Kënga e Tre Djelmoshave

Libri i Tobisë

Historia e Suzanës

Libri i Juditës

Beli dhe Gjarpri

Pjesa tjetër e Librit të Esterit

Lutja e Manasit

Libri i Urtisë

Libri i Parë i Makabenjve

Jezusi Biri i Siracidit

Libri i Dytë i Makabenjve

Të gjithë Librat e Besëlidhjes së Re, ne i pranojmë, siç janë pranuar zakonisht, dhe i konsiderojmë Kanonikë.

VII. Për Besëlidhjen e Vjetër.

Besëlidhja e Vjetër nuk është në kundërshtim me të Renë: sepse në të dyja, në Besëlidhjen e Vjetër dhe të Re, njerëzimit i është ofruar jeta e përjetshme me anë të Krishtit, i Cili është i vetmi Ndërmjetës midis Perëndisë dhe Njeriut, duke qenë njëherazi Perëndi dhe Njeri. Prandaj nuk duhen dëgjuar ata që trillojnë se Etërit e vjetër prisnin vetëm për premtime të kësaj bote. Megjithëse ligji i dhënë nga Perëndia përmes Moisiut, për sa u takon Ceremonive dhe Riteve, nuk i detyron të Krishterët, dhe as rregullat Civile të atjeshme nuk duhen domosdoshmërish të pranohen në ndonjë shoqëri njerëzore. Pavarësisht kësaj, asnjë i Krishterë çfarëdo qoftë, nuk është i lirë nga bindja e Urdhërimeve që janë quajtur Morale.

VIII. Për Besoret.

Besorja e Nikesë, dhe ajo që është quajtur zakonisht Besorja e Apostujve, duhet pranuar dhe besuar tërësisht; sepse ato mund të provohen nga përligjet më të sigurta të Shkrimit të Shenjtë.

IX. Për Mëkatin Fillestar ose atë të Lindurin.

Mëkati fillestar nuk qëndron në pasuesimin e Adamit (siç thonë kot Pelagianët), por është faji dhe zvetënimi i Natyrës së çdo njeriu, që natyrshëm ka dalë nga pasardhja e Adamit; përmes së cilës njeriu ka shkuar shumë larg drejtësisë fillestare, dhe nga natyra e vet është i prirur drejt së keqes, ku si rezultat mishi gjithmonë lakmon kundër frymës; dhe prandaj çdo njeri që lind në këtë botë, meriton zemërimin dhe dënimin e Perëndisë. Dhe ky infektim i natyrës mbetet, edhe tek ata që janë rilindur; përmes së cilës lakmia e mishit, e quajtur ne Greqisht φρόνημα σαρκός (ku disa e shpjegojnë si mençuri, disa si ndjeshmëri, disa si dashuri, disa si dëshirë e mishit), nuk i nënshtrohet Ligjit të Perëndisë. Megjithëse nuk ka dënim për ata që besojnë dhe janë të pagëzuar. Megjithëkëtë, apostulli përsëri rrëfen, që epshi dhe lakmia kanë në vetvete natyrën e mëkatit.

X. Për Vullnetin e Lirë.

Gjendja e Njeriut pas rënies së Adamit është e tillë, që ai me anë të fuqisë së tij natyrore dhe veprave të mira, nuk mund ta kthejë dhe përgatitë veten për besim dhe thirrje ndaj Perëndisë. Prandaj ne nuk kemi fuqi të bëjmë vepra të mira të pëlqyeshme dhe të pranueshme për Perëndinë, pa pasur hirin e Perëndisë me anë të Krishtit që të na ndalojë, që të mund të kemi një vullnet të mirë, dhe që të punojë me ne, kur e kemi atë vullnet të mirë.

XI. Për Drejtësimin e Njeriut.

Ne llogaritemi të drejtë para Perëndisë, vetëm në sajë të meritës së Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezus Krisht me anë të Besimit, dhe jo për shkak të veprave apo meritave tona. Prandaj, fakti që jemi të drejtësuar vetëm me anë të Besimit, është një Doktrinë tërësisht e saktë, dhe plot me ngushëllim, siç është shprehur kryesisht në Homilinë mbi Drejtësimit.

XII. Për Veprat e Mira.

Megjithëse veprat e mira, të cilat janë frytet e Besimit, dhe vijnë pas Drejtësimit, nuk mund ta heqin mëkatin tonë, dhe t'i rezistojnë rreptësisë së gjykimit të Perëndisë; megjithatë janë të pëlqyeshme dhe të pranueshme për Perëndia në Krishtin, dhe domosdoshmërisht burojnë nga një besim i vërtetë dhe i gjallë; për aq sa me anë të tyre mund të bëhet dukshëm i njohur një Besim i gjallë, siç dallohet pema nga frutat.

XIII. Për Veprat Para Drejtësimit.

Veprat e kryera para hirit të Krishtit, dhe Frymëzimit të Frymës së Tij, nuk janë të pëlqyeshme për Perëndinë, sepse ato nuk burojnë nga besimi në Jezus Krishtin; dhe as nuk i bëjnë njerëzit të përshtatshëm për të pranuar hirin, ose (siç e thonë autorët akademikë) për të merituar hirin e pëlqyeshmërisë: më tepër, sepse ato nuk janë bërë siç ka dashur dhe urdhëruar Perëndia që të bëhen, ne nuk dyshojmë që ato kanë natyrën e mëkatit.

XIV. Për Veprat e Bëra Përtej Detyrës.

Veprat e vullnetshme përveç, mbi si dhe përtej urdhërimeve të Perëndisë, që njihen me termin veprat e bëra përtej detyrës, nuk mund të jepen mësim pa arrogancë dhe paperëndishmëri si të këshillueshme për t’u bërë; sepse me anë të tyre njerëzit deklarojnë, se i japin Perëndisë jo vetëm aq sa janë të detyruar, por edhe se ata bëjnë më shumë për hir të Tij sesa kërkohet nga detyra që i ka lidhur: ndërsa Krishti e tha qartë, kur të keni bërë të gjitha ato që ju urdhërohen, thoni: “Jemi shërbëtorë të padobishëm.”.

XV. Vetëm Krishti i Pa Mëkat.

Krishti me të vërtetë në natyrën tonë, u bë si ne në të gjitha, përveç mëkatit, nga i cili ishte qartësisht bosh, si në mishin, ashtu edhe në frymën e Tij. Ai erdhi për të qenë qengji i pa të metë, i Cili, me anë të flijimit të Vetes të bërë një herë, duhet të heqë mëkatet e botës; dhe (siç thotë Shën Gjoni) në Të nuk ka mëkat. Por gjithë ne të tjerët, megjithëse të pagëzuar, dhe të rilindur në Krishtin, përsëri mëkatojmë në shumë gjëra; dhe po të themi se s'kemi mëkatuar, e bëjmë atë gënjeshtar dhe fjala e tij nuk është në ne.

XVI. Për Mëkatin Pas Pagëzimit.

Jo çdo mëkat vdekjeprurës i kryer me vullnet pas Pagëzimit është mëkat kundër Frymës së Shenjtë, dhe i pafalshëm. Prandaj e drejta për falje nuk duhet t'u mohohet atyre që bien në mëkat pas Pagëzimit. Pasi kemi marrë Frymën e Shenjtë, ne mund të largohemi nga hiri që na është dhënë, dhe të biem në mëkat, dhe me anë të hirit të Perëndisë ne mund të ngrihemi përsëri, dhe t'i ndreqim jetët tona. Prandaj duhet të dënohen  ata që thonë se nuk mund të mëkatojnë më për aq kohë sa jetojnë këtu, ose u mohojnë faljen atyre që pendohen me të vërtetë.

XVII. Për Paracaktimin dhe Zgjedhjen.

Paracaktimi për Jetë është qëllimi i përjetshëm i Perëndisë, përmes të cilit (para se të hidheshin themelet e botës) Ai ka caktuar vendosmërisht me anë të këshillës së fshehtë nga ne, të çlirojë nga mallkimi dhe dënimi ata që Ai i ka zgjedhur në Krishtin nga njerëzimi, dhe t'i sjellë ata me anë të Krishtit në shpëtim të përjetshëm, si enë për nderim. Prandaj, ata që pajisen me një përfitim kaq të shkëlqyer prej Perëndisë, thirren sipas qëllimit të Perëndisë me anë të Frymës së Tij që punon në kohën e duhur, ata me anë të Hirit i binden thirrjes, ata drejtësohen falas, ata bëhen bij të Perëndisë me anë të birësimit, ata bëhen si shëmbëlltyra e Birit të Tij të vetëmlindur Jezus Krisht. Ata ecin me devotshmëri në vepra të mira, dhe pas ca kohe, me anë të mëshirës së Perëndisë, ata arrijnë lumturinë e përjetshme.

Ashtu si vlerësimi i perëndishëm i Paracaktimit, dhe Zgjedhja jonë në Krishtin, është plot ëmbëlsi, kënaqësi, dhe ngushëllim të pa shprehshëm për personat e perëndishëm, dhe i tillë saqë këta ndjejnë brenda vetes punën e Frymës së Krishtit, duke i bërë të vdesin veprat e mishit, dhe gjymtyrët e tyre që janë në tokë, duke i çuar mendjet e tyre lart dhe tek gjërat qiellore, dhe sepse kjo themelon dhe konfirmon ndjeshëm besimin e tyre në Shpëtimin e përjetshëm që do të shijohet nëpërmjet Krishtit, sepse e  ndez zjarr dashurinë e tyre për Perëndinë: Po kështu, për personat që u pëlqen të fusin hundët kudo dhe që janë mishorë, që nuk e kanë Frymën e Perëndisë, patja vazhdimisht para syve të tyre e vendimit të Paracaktimit nga Perëndia, është rrënimi më i tmerrshëm, përmes së cilit djalli i shtyn ata ose në dëshpërim, ose në mjerimin e jetës më të papastër që është jo më pak e rrezikshme sesa dëshpërimi.

Për më tepër, ne duhet t'i pranojmë premtimet e Perëndisë me një mençuri të tillë, siç ato përgjithësisht na janë vënë përpara në Shkrimin e Shenjtë: dhe, në punët tona, duhet ndjekur ai Vullnet i Perëndisë, që ne shprehimisht na është deklaruar në Fjalën e Perëndisë.

XVIII. Për Marrjen e Shpëtimit të Përjetshëm Vetëm me anë të Emrit të Krishtit.

Gjithashtu duhen konsideruar të mallkuar ata që provojnë të thonë, se çdo njeri do të shpëtohet me anë të Ligjit apo Sektit që ai ndjek, kështu që ky person duhet të tregojë kujdes që ta modeloje jetën e tij sipas atij Ligji, dhe ndriçimit të Natyrës. Sepse Shkrimi i Shenjtë na paraqet vetëm emrin e Jezus Krishtit, me anë të të Cilit mund të shpëtohen njerëzit.

XIX. Për Kishën.

Kisha e dukshme e Krishtit është një grigjë njerëzish besnikë, ku predikohet Fjala e pastër e Perëndisë, dhe ku administrohen siç duhet Sakramentet sipas urdhëresës së Krishtit, në të gjitha ato gjëra që nga nevoja kërkohen për këtë.

Ashtu siç kanë gabuar Kisha e Jerusalemit, Aleksandrisë, dhe Antiokut; po kështu ka gabuar edhe Kisha e Romës, jo vetëm për sa i takon jetesës dhe metodave e ceremonive të tyre, por gjithashtu edhe në çështjet e besimit.

XX. Për Autoritetin e Kishës.

Kisha ka autoritet të dekretojë ritet ose ceremonitë, dhe autoritet në debatet e besimit: e megjithatë nuk është e ligjshme për kishën të caktojë çfarëdo gjëje që bie ndesh me Fjalën e shkruar të Perëndisë, dhe as të shtjellojë një vend të Shkrimit në atë mënyrë që të jetë i papërshtatshëm për një tjetër. Prandaj, megjithëse kisha është një dëshmitar dhe ruajtës i Shkrimit të Shenjtë, ashtu siç nuk duhet të dekretojë asgjë kundër të tij, po kështu përveç tij, nuk duhet të imponojë asgjë që të besohet me qëllim për t’u shpëtuar.

XXI. Për Autoritetin e Këshilleve të Përgjithshëm.

Këshillet e përgjithshme nuk duhet të mblidhen pa urdhrin dhe vullnetin e parisë. Dhe kur këto të mblidhen bashkë (duke pasur parasysh që ata janë një asamble njerëzish nga ku jo të gjithë janë të drejtuar nga Fryma dhe fjala e Perëndisë) ata mund të gabojnë, dhe nganjëherë kanë gabuar, edhe në gjëra që i përkasin Perëndisë. Prandaj, gjërat e caktuara nga ata si të nevojshme për shpëtim nuk kanë as fuqi dhe as autoritet, derisa të deklarohen që janë marrë nga Shkrimi i shenjtë.

XXII. Për Purgatorin.

Doktrina romake për Purgatorin, ndjesën, adhurimi dhe admirimin, si dhe ajo e ikonave dhe e relikteve, dhe gjithashtu thirrja e shenjtorëve, është një gjë naive, e shpikur në mënyrë të pavlerë, dhe e themeluar mbi asnjë gjë përligjëse të saj nga Shkrimi, por më tepër e neveritshme për Fjalën e Perëndisë.

XXIII. Për Shërbimin në Grigjë.

Nuk është e ligjshme për një burrë të marrë mbi vete pozicionin e predikimit publik, apo shërbimin e sakramenteve në grigjë, përpara se të thirret ligjërisht, dhe të dërgohet ta kryejë atë detyrë. Gjithashtu, duhet t'i gjykojmë të thirrur dhe dërguar ligjërisht, ata që do të zgjidhen dhe thirren në këtë punë nga njerëz që kanë autoritet publik të dhënë nga grigja, për të thirrur dhe dërguar shërbenjës në vreshtin e Zotit.

XXIV. Për të Folurit në Grigjë në një Gjuhë të Tillë që Njerëzit e Kuptojnë.

Është një gjë tërësisht e papëlqyeshme për Fjalën e Perëndisë, dhe zakonin e kishës së hershme, që të ketë lutje publike në kishë, apo të shërbehen sakramentet, në një gjuhë jo të kuptueshme për njerëzit.

XXV. Për Sakramentet.

Sakramentet e caktuar nga Krishti, nuk janë vetëm simbole apo shenja të rrëfimit të të Krishterëve, por janë me siguri dëshmi të sigurta, dhe shenja të efektshme të hirit, dhe të vullnetit të mirë të Perëndisë ndaj nesh, me anë të të cilave Ai punon në mënyrë të padukshme në ne, dhe jo vetëm e nxit, por gjithashtu e forcon dhe përforcon Besimin tonë në Të.

Ka dy Sakramente të caktuara te Ungjilli nga Krishti Zoti ynë, konkretisht: Pagëzimi, dhe Darka e Zotit.

Ato pesë të quajtura zakonisht Sakramente, konkretisht: Krezmimi, Rrëfimi, Urdhrat e Shenjtë, Martesa, dhe Vajimi, nuk duhen llogaritur si Sakramente të Ungjillit, duke qenë se janë zhvilluar pjesërisht nga ndjekja e gabuar e (mësimit të) Apostujve,  pjesërisht janë forma të jetës të lejuara te Shkrimet; por sidoqoftë nuk kanë natyrë të ngjashme me Sakramentet e Pagëzimit, dhe Darkës së Zotit, sepse nuk kanë ndonjë shenjë ose ceremoni të dukshme të caktimit të tyre nga Perëndisë.

Sakramentet nuk u caktuan nga Krishti për t'u parë, apo për t'u kryer pa seriozitet, por që ne t'i ushtrojmë siç duhet. Ato kanë një efekt apo veprim të dobishëm vetëm tek ata që i marrin këto sakramente si të denjë, ndërsa ata që i marrin ato padenjësisht, marrin një dënim për veten, siç tha Shën Pali.

XXVI. Për Padenjësinë e Shërbenjësve, Që Nuk e Pengon Efektin e Sakramentit.

Megjithëse në Kishën e dukshme, e keqja mund të përzihet me të mirën, dhe nganjëherë e keqja ka autoritet kryesor në Shërbimin e Fjalës dhe Sakramenteve, sidoqoftë duke marrë parasysh që ata nuk i bëjnë ato në emrin e tyre, por në atë të Krishtit, dhe shërbejnë me mandatin dhe autoritetin e Tij, ne mund ta përdorim shërbesën e tyre, si atë të dëgjimit të Fjalës së Perëndisë, dhe marrjen e Sakramenteve. As efekti i urdhëresave të Krishtit nuk është hequr nga ligësia e tyre, dhe as hiri i Perëndisë nuk është tek ata që me anë të besimit, dhe siç duhet, i pranojnë Sakramentet të shërbyera atyre; gjë e cila është e efektshme, për shkak të rregullit dhe premtimit të Krishtit, megjithëse ato shërbehen nga njerëz të këqij.

Megjithatë, i takon disiplinës së kishës, që të bëhen hetime për shërbenjësit e këqij, dhe që ata të akuzohen nga ata që kanë dijeni për shkeljet e tyre; dhe përfundimisht, po u gjetën fajtorë, të shkarkohen me një gjykim të drejtë.

XXVII. Për Pagëzimin.

Pagëzimi nuk është vetëm një shenjë e rrëfimit, dhe vulë e ndryshimit, përmes të cilit të Krishterët dallohen nga të tjerët që nuk janë pagëzuar, por gjithashtu është një shenjë e ripërtëritjes apo rilindjes, ku, sikur përmes një mjeti të caktuar, ata që pranojnë pagëzimin janë shartuar me të drejtë në kishë; premtimet e faljes së mëkateve, dhe të birësimit tonë për të qenë bij të Perëndisë me anë të Frymës së Shenjtë, janë nënshkruar dhe vulosur dukshëm; besimi është konfirmuar, dhe Hiri është shtuar për shkak të lutjes ndaj Perëndisë. Pagëzimi i fëmijëve të vegjël në çdo mënyrë duhet ruajtur në kishë, si gjëja më e përputhshme me rregullën e Krishtit.

XXVIII. Për Darkën e Zotit.

Darka e Zotit nuk është vetëm shenjë e dashurisë që të Krishterët duhet të kenë në mes tyre ndaj njëri-tjetrit, por është një Sakrament i Shpengimit tonë me anë të vdekjes së Krishtit; për aq sa e marrim atë, siç duhet, denjësisht, dhe me besim, Buka që ne thyejmë është pjesëmarrje në Trupin e Krishtit; dhe gjithashtu Kupa e Bekimit është pjesëmarrje në gjakun e Krishtit.

Tejmishërimi (ose shndërrimi i substancës së Bukës dhe Verës) në Darkën e Zotit, nuk mund të vërtetohet nga Shkrimi i Shenjtë se ndodh realisht, por përkundrazi, është në mospërputhje me fjalët e qarta të Shkrimit, përmbys natyrën e këtij sakramenti, dhe u ka dhënë shkas krijimit të shumë besëtytnive.

Trupi i Krishtit është dhënë, marrë, dhe ngrënë, në Darkë, vetëm në një mënyrë shpirtërore dhe qiellore. Gjithashtu, mjeti përmes të cilit është marrë dhe ngrënë Trupi i Krishtit në Darkën e Zotit, është besimi.

Sakramenti i Darkës së Zotit nuk u rezervua, u mbajt, u ngrit lart, apo u adhurua nga ndonjë urdhëresë e Krishtit.

XXIX. Për të Ligun, Që Nuk e Ha Trupin e Krishtit me Rastin e Darkës së Zotit.

I ligu, dhe ata të cilëve u mungon një besim i gjallë, megjithëse fizikisht dhe dukshëm bluajnë me dhëmbët e tyre (siç tha Shën Agustini) Sakramentin e Trupit dhe Gjakut të Krishtit; ata në asnjë mënyrë nuk janë pjesëmarrës të Krishtit: por për dënimin e tyre hanë dhe pinë shenjën ose Sakramentin e një gjëje kaq të madhe.

XXX. Për të Dyja Llojet.

Kupa e Zotit nuk u duhet mohuar njerëzve joklerikë: sepse të dyja pjesët e Sakramentit të Zotit, me anë të caktimit dhe urdhërimit të Zotit, u duhen shërbyer njësoj të gjithë të Krishterëve.

XXXI. Për Flijimin e Përfunduar të Krishtit në Kryq.

Ofrimi i Krishtit i bërë një herë është ai shpengim, pajtim, dhe kënaqje e përsosur e drejtësisë së Perëndisë, për gjithë mëkatet e të gjithë botës, si mëkatet fillestare ashtu edhe ato aktuale; dhe nuk ka përmbushje tjetër të drejtësisë së Perëndisë për mëkatin përveç kësaj. Prandaj flijimet e Meshave, ku zakonisht është thënë që Prifti ofronte Krishtin për të gjallët dhe të vdekurit, për të pasur faljen e dhimbjes apo fajit, ishin fabula blasfemuese, dhe mashtrime të rrezikshme.

XXXII. Për Martesën e Priftërinjve.

Peshkopët, Priftërinjtë, dhe Dhjakët, nuk janë urdhëruar nga Ligji i Perëndisë, që të zotohen për gjendjen e një jete beqare, apo që të mos martohen: prandaj është e ligjshme për ta, si edhe për tërë burrat e tjerë të Krishterë, të martohen me maturi, ashtu sikurse do ta gjykojnë se ajo (martesa) do t’i shërbejë më mirë perëndishmërisë.

XXXIII. Për Personat e Shkishëruar, Si Duhen Shmangur Ata.

Ai person që me anë të dënimit të hapur prej Kishës është ndarë me të drejtë nga uniteti i Kishës, dhe është shkishëruar, nga e gjithë shumica e besnikëve duhet të trajtohet si pagan dhe tagrambledhës, derisa të pranohet publikisht për shkak të veprave të tij pendestare, dhe të pranohet në Kishë nga një që ka autoritetin të gjykojë atë çështje.

XXXIV. Për Traditat e Kishës.

Nuk është e nevojshme që traditat dhe ceremonitë të jenë të njëllojta gjithandej, apo krejtësisht të ngjashme; sepse në të gjithë kohërat ka pasur të llojeve të ndryshme, dhe ato mund të ndryshojë sipas larmishmërisë së vendeve, kohëve, dhe sjelljes së njerëzve, që asgjë të mos caktohet kundër Fjalës së Perëndisë. Kushdo që me anë të gjykimit të vet, me vullnet dhe qëllimisht, i shkel hapur traditat dhe ceremonitë e Kishës, por kur bëhet fjalë për ato të cilat nuk janë në kundërshtim me Fjalën e Perëndisë, dhe janë caktuar dhe miratuar nga autoriteti njerëzor, duhet qortuar përpara të gjithëve, (që të tjerët të kenë frikë të veprojnë njëlloj) si dikush që shkel rregullin e përbashkët të Kishës, dhe cënon autoritetin e magjistratit, dhe që lëndon ndërgjegjen e vëllezërve të dobët.

Çdo Kishë e veçantë ose kombëtare, ka autoritet të caktojë, ndryshojë, dhe shfuqizojë, ceremonitë ose ritet e Kishës të caktuara vetëm nga autoriteti i njeriut, në atë mënyrë që të gjitha gjërat të bëhen për ndërtim.

XXXV. Për Homilitë (Predikimet e Shkruara).

Libri i Dytë i Homilive, seksione të ndryshme të të cilit ne i kemi ngërthyer në këtë Përcaktim, përmbajnë një Doktrinë të perëndishme dhe të dobishme, si dhe të nevojshme për këto kohë, siç edhe Libri i mëparshëm i Homilive, që dolën në kohën e Eduardit të Gjashtë; dhe prandaj ne gjykojmë që ato të lexohen në kisha nga shërbenjësit, me zell dhe qartë, që të kuptohen nga njerëzit.

Emrat e Homilive

1. Për Shfrytëzimin e Duhur të Kishës.

2. Kundër Rrezikut të Idhujtarisë.

3. Për Riparimin dhe Mbajtjen Pastër të Kishave.

4. Për Veprat e Mira: së Pari, Agjërimi.

5. Kundër Grykësisë dhe Dehjes.

6. Kundër Teprimit në Veshje.

7. Për Lutjen.

8. Për Vendin dhe Kohën e Lutjes.

9. Që Lutjet e Përbashkëta dhe Sakramentet duhet të shërbehen në një gjuhë të njohur.

10. Për Vlerësimin me Nderim të Fjalës së Perëndisë.

11. Për Lëmoshat.

12. Për Lindjen e Krishtit.

13. Për Mundimet e Krishtit.

14. Për Ringjalljen e Krishtit.

15. Për Marrjen Denjësisht të Sakramentit të Trupit dhe Gjakut të Krishtit.

16. Për Dhuntitë e Frymës së Shenjtë.

17. Për Rogacionin (Ditët e Lutjes).

18. Për Statusin Martesor.

19. Për Pendimin.

20. Kundër Përtacisë.

21. Kundër Rebelimit.

XXXVI. Për Kushtimin e Peshkopëve dhe Shërbenjësve.

Libri i Kushtimit të Kryepeshkopëve dhe Peshkopëve, dhe Caktimit të Priftërinjve dhe Dhjakëve, i prezantuar në kohën e Eduardit të Gjashtë, dhe i konfirmuar në po atë kohë nga autoriteti i Parlamentit, përmban të gjitha gjërat e nevojshme për këtë Kushtim dhe Caktim: ai gjithashtu nuk përmban asnjë gjë në vetvete që është besëtytnore dhe e pa perëndishme. Dhe prandaj cilëtdo që janë kushtuar dhe caktuar sipas Riteve të atij Libri, që nga viti i dytë i Mbretit Eduard deri në këtë kohë, ose këtej e tutje do të kushtohen ose caktohen sipas të njëjtave rite; ne këta i shpallim të kushtuar dhe caktuar siç duhet, sipas rregullit, dhe në mënyrë të ligjshme.

XXXVII. Për Magjistratët Civilë.

Madhëria e saj, Mbretëresha ka pushtetin më të lartë në Mbretërinë e Anglisë si dhe në juridiksionet e tjera të saj, dhe gjithashtu autoritetin suprem. Asaj i përket në të gjitha çështjet, drejtimi i të gjitha vendeve që janë nën autoritetin e saj, qoftë në çështje kishtare apo civile, dhe nuk është, e as duhet të jetë, e varur nga asnjë autoritet i jashtëm.

Atje ku i ngarkojmë Madhërisë së saj të drejtën më të lartë të qeverisjes, me këta tituj ne kuptojmë që mendjet e disa njerëzve përgojues skandalizohen. Ne nuk u japim Princave shërbimin as të Fjalës së Perëndisë, dhe as të Sakramenteve, për të cilën dëshmojnë qartë edhe vendimet e fundit të nxjerra nga Elisabeta, Mbretëresha jonë; por e vetmja e drejtë e posaçme, që ne shohim se u është dhënë gjithmonë të gjithë Princave të perëndishëm në Shkrimet e shenjta nga vetë Perëndia; është, që ata duhet të qeverisin të gjitha shtresat dhe nivelet (e shoqërisë) në ngarkim të tyre nga Perëndia, qofshin ata kishtarë apo laikë, dhe t'i bëjnë zap me shpatën civile kokëfortët dhe keqbërësit.

Peshkopi i Romës nuk ka juridiksion në këtë Mbretëri të Anglisë.

Ligjet e Mbretërisë mund të dënojnë me vdekje të Krishterët, për shkelje të neveritshme dhe të rënda.

Për burrat e Krishterë është e ligjshme, me urdhër të Gjykatësit, të rrokin armët dhe të shërbejnë në luftëra.

XXXVIII. Për të Mirat Materiale të të Krishterëve, të Cilat Nuk Janë të Përbashkëta.

Pasuritë dhe të Mirat Materiale të të Krishterëve nuk janë të përbashkëta, duke iu referuar të drejtës, titullit, dhe zotërimit të tyre; ndryshe nga ajo për të cilën mburren në mënyrë të gabuar disa Anabaptistë. Pavarësisht kësaj, çdo njeri, nga ato që zotëron, duhet t'u japë me bujari lëmosha të varfërve, sipas mundësisë që ka.

XXXIX. Për Betimin e Një të Krishteri.

Ashtu siç rrëfejmë që betimi i kotë e i nxituar u është ndaluar të Krishterëve nga Zoti ynë Jezus Krisht, dhe Jakobi apostulli i Tij, po kështu gjykojmë, që feja e Krishterë nuk e ndalon këtë, por një burrë mund të betohet kur Gjykatësi e kërkon këtë gjë, në një çështje të besimit dhe bamirësisë, që të bëhet sipas mësimit të profetit, në drejtësi, gjykim, dhe të vërtetë.

* * *

RRËFIMI I BESIMIT TË UESTMINSTERIT

(1643-1646)

Kapitulli 1: Për Shkrimin e Shenjtë

1. Megjithëse ndriçimi i natyrës, dhe veprat e krijimit dhe providencës shfaqin deri tani mirësinë, diturinë, dhe fuqinë e Perëndisë, duke i lënë njerëzit pa justifikim; përsëri ato nuk janë të mjaftueshme për të dhënë atë njohuri të Perëndisë, dhe të vullnetit të Tij, që është e domosdoshme për shpëtim. Prandaj i pëlqeu Zotit, në kohë të ndryshme, dhe në mënyra të ndryshme, të zbulojë Veten dhe t'ia deklarojë atë vullnet të Tij kishës së Tij; dhe më vonë, për ruajtjen dhe propagandimin më të mirë të të vërtetës, dhe për një themelim dhe ngushëllim më të sigurt për kishën kundër korruptimit të mishit, dhe ligësisë së Satanit dhe botës, t'i hedhë ato plotësisht në formë të shkruar: gjë që e bën Shkrimin e shenjtë shumë të domosdoshëm. Ato mënyra të mëparshme ku Perëndia zbulonte vullnetin e Tij ndaj njerëzve të Tij, tanimë kanë reshtur.

2. Nën titullin Shkrimi i Shenjtë, ose Fjala e shkruar e Perëndisë, tani përfshihen të gjithë librat e Besëlidhjes së Vjetër dhe të Re, të cilët janë:

Besëlidhja e Vjetër

Zanafilla

Eksodi

Levitiku

Numrat

Ligji i Përtërirë

Jozueu

Gjyqtarët

Ruthi

1 Samueli

2 Samueli

1 Mbretërit

2 Mbretërit

1 Kronikat

2 Kronikat

Ezdra

Nehemia

Esteri

Jobi

Psalmet

Fjalët e Urta

Predikuesi

Kënga e Këngëve

Isaia

Jeremia

Vajtimet

Ezekieli

Danieli

Osea

Joeli

Amosi

Abdia

Jona

Mikea

Nahumi

Habakuku

Sofonia

Hagai

Zakaria

Malakia

Besëlidhja e Re

Mateu

Marku

Luka

Gjoni

Veprat e Apostujve

Romakëve

1 Korintasve

2 Korintasve

Galatasve

Efesianëve

Filipianëve

Kolosianëve

1 Thesalonikasve

2 Thesalonikasve

1 Timoteut

2 Timoteut

Titit

Filemonit

Hebrenjve

Jakobi

1 Pjetrit

2 Pjetrit

1 Gjonit

2 Gjonit

3 Gjonit

Juda

Zbulesa

Të gjithë këto libra, janë dhënë me anë të frymëzimit të Perëndisë për të qenë rregulli i besimit dhe jetës.

3. Librat e quajtur rëndom Apokrifa, duke mos pasur frymëzim hyjnor, nuk janë pjesë e kanonit të Shkrimit, dhe prandaj nuk kanë autoritet në kishën e Perëndisë, dhe as duhen aprovuar, apo të përdoren, më shumë sesa shkrimet e tjera njerëzore.

4. Autoriteti i Shkrimit të shenjtë, autoritet i cili e bën atë të besueshëm dhe të nevojshëm për t’u zbatuar, nuk varet nga dëshmia e asnjë njeriu, apo kishe; por varet plotësisht nga Perëndia (që është vetë e vërteta) autori i tij: prandaj duhet pranuar, sepse është Fjala e Perëndisë.

5. Ne mund të shtyhemi dhe të nxitemi nga dëshmia e kishës, për të patur një konsideratë të lartë dhe përnderuese ndaj Shkrimit të Shenjtë. Gjithashtu, karakteri qiellor i çështjes, efikasiteti i doktrinës, madhështia e stilit, përputhshmëria e të gjitha pjesëve, qëllimi i të gjithës (që është, t'i jepet gjithë lavdia Perëndisë), zbulimin e plotë që bën për të vetmen rrugë të shpëtimit të njeriut, ku përsosmëritë e shumta të pakrahasueshme, dhe e gjithë përsosmëria, janë argumente përmes të cilëve Shkrimi e vërteton bindshëm që është Fjala e Perëndisë. Megjithatë, bindja dhe siguria jonë e plotë për të vërtetën e pagabueshme dhe të autoritetit të Tij hyjnor, është nga puna e brendshme e Frymës së Perëndisë që dëshmon me anë të Fjalës dhe me Fjalën në zemrat tona.

6. E gjithë këshilla e Perëndisë për të gjitha gjërat e nevojshme për lavdinë e Tij, shpëtimin e njeriut, besimin dhe jetën, ose është parashtruar qartë në Shkrimin, ose mund të nxirret nga Shkrimi me anë të përfundimeve të mira dhe të nevojshme; të cilit në çfarëdo kohe nuk i duhet shtuar asgjë, si nga zbulesat e reja të Frymës, ashtu edhe nga traditat e njerëzve. Sidoqoftë, ne pranojmë ndriçimin e brendshëm të Frymës së Perëndisë si të domosdoshëm për të kuptuarit që rezulton në shpëtim, të atyre gjërave që janë zbuluar në Fjalën dhe që janë disa rrethana në lidhje me adhurimin e Perëndisë, dhe qeverisjen e kishës, të zakonshme në veprimet dhe shoqëritë njerëzore, të cilat duhen rregulluar me anë të ndriçimit të natyrës, dhe maturisë së Krishterë, sipas rregullave të përgjithshme të Fjalës, të cilët duhen ndjekur gjithmonë.

7. Të gjitha gjërat në Shkrim nuk janë njëlloj të qarta në vetvete, dhe njëlloj të qarta për të gjithë:  megjithatë, ato gjëra që janë të domosdoshme për t'u njohur, për t'u besuar, dhe për t'u zbatuar për shpëtimin, janë paraqitur aq qartë, dhe janë hapur në një pjesë të Shkrimit apo një tjetër, saqë jo vetëm të shkolluarit, por edhe të pashkolluarit, me përdorimin e duhur të mjeteve zakonshëm, mund të arrijnë në një të kuptuar të mjaftueshëm të tyre.

8. Besëlidhja e Vjetër në hebraisht (që ishte gjuha amtare e popullit të atëhershëm të Perëndisë), dhe Besëlidhja e Re në greqisht (e cila, në kohën e shkrimit të saj, ishte gjuha më e njohur për kombet), duke qenë drejtpërdrejt të frymëzuara nga Perëndia, dhe, duke u mbajtur të pastra në të gjitha epokat, nga kujdesi dhe providenca e Tij e veçantë, janë të vërteta; madje në të gjitha debatet e fesë, kisha duhet përfundimisht t'u referohet atyre. Por, për shkak se këto gjuhë origjinale nuk njihen nga i tërë populli i Perëndisë, të cilët kanë të drejtë ndaj, dhe interes në Shkrimin, dhe janë urdhëruar, në druajtje të Perëndisë, t'i lexojnë dhe t'i hetojnë ato, atëherë ato duhen përkthyer në gjuhën e popullit të çdo kombi tek të cilët shkojnë, që, duke banuar Fjala e Perëndisë me bollëk te të gjithë, ata të mund ta adhurojnë Atë në një mënyrë të pranueshme; dhe, që me anë të durimit dhe të ngushëllimit të Shkrimeve, të kemi shpresë.

9. Rregulli i pagabueshëm i interpretimit të Shkrimit është vetë Shkrimi: prandaj, aty ku ka pyetje për kuptimin e vërtetë dhe të plotë të ndonjë Shkrimi (që nuk është i shumëfishtë por është vetëm një kuptim i vetëm), duhet hetuar dhe gjetur nga pjesë të tjera që flasin më qartë.

10. Gjykatësi më i lartë me anë të të cilit duhen zgjidhur të gjitha debatet e fesë, me anë të të cilit duhen shqyrtuar të gjitha dekretet e këshilleve kishtarë, opinionet e shkrimtarëve të lashtë, doktrinat e njerëzve dhe zbulesat vetjake, dhe në vendimin e të cilit duhet të qëndrojmë, nuk mund të jetë askush tjetër përveç Frymës së Shenjtë që flet nëpërmjet Shkrimit.

Kapitulli 2. Për Perëndinë, dhe për Trininë e Shenjtë.

        1. Ka vetëm një Perëndi, të gjallë e të vërtetë, i Cili është i pafund në qenie dhe përsosmëri, një frymë i pastër, i padukshëm, pa trup, pjesë, apo pasione; i pandryshueshëm, pa masë, i përjetshëm, i pakuptueshëm, i plotfuqishëm, më i dituri, më i shenjti, më i liri, më i pakufizuari; që i realizon të gjitha gjërat sipas këshillës së vullnetit të Tij të pandryshueshëm dhe më të drejtë, për lavdinë e Tij; më i dashuri, i hirshmi, i mëshirshmi, i durueshmi, plot me mirësi dhe të vërtetë, që e fal padrejtësinë, shkeljen, dhe mëkatin; shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë me zell; dhe veç kësaj, më i drejti, dhe i tmerrshëm në gjykimet e Tij, që e urren gjithë mëkatin, dhe që në asnjë mënyrë nuk do ta lërë fajtorin të dalë pa lagur.

        2. Perëndia ka gjithë jetën, lavdinë, mirësinë, bekueshmërinë, në dhe për Vetveten; dhe është i gjithë-mjaftueshëm në dhe te Vetvetja, duke mos pasur nevojë për ndonjë krijesë që ka bërë, dhe duke mos përfituar asnjë lavdi prej tyre, por duke manifestuar lavdinë e Tij në, nga, tek, dhe mbi ta. Vetëm Ai është i vetmi burim i të gjitha qenieve, prej të Cilit, përmes të Cilit si dhe për të Cilin janë të gjitha gjërat; dhe ka sundimin më sovran mbi ta, për të bërë me anë të tyre, për ta, ose mbi ta çfarëdo që i pëlqen. Para Tij të gjitha gjërat janë të hapura dhe të shfaqura, njohuria e Tij është e pafund, e pagabueshme, dhe e pavarur mbi krijesën, saqë asgjë nuk është e rastësishme, apo e pasigurt për Të. Ai është më i shenjti në të gjitha këshillat e Tij, në të gjithë veprat e Tij, dhe në të gjithë urdhëresat e Tij. Atij i takon çfarëdo adhurimi, shërbimi, apo bindjeje nga engjëjt dhe njerëzit, dhe nga çdo krijesë tjetër që Ai dëshiron t’ia kërkojë këtë.

        3. Në unitetin e Trinisë së plotë ka tre persona, të të njëjtës substancë, fuqi, dhe përjetësi: Perëndia Ati, Perëndia Biri, dhe Perëndia Fryma i Shenjtë: Ati nuk është nga askush, nuk është as i lindur, dhe as i dalë; Biri është përjetësisht i lindur nga Ati; Fryma i Shenjtë përjetësisht i dalë nga Ati dhe Biri.

Kapitulli 3: Për Dekretin e Përjetshëm të Perëndisë

        1. Perëndia, nga gjithë përjetësia, me anë të këshillës më të mençur të vullnetit të Vet, caktoi, lirisht, dhe në mënyrë të pandryshueshme çfarëdo që ndodh: sidoqoftë,  Perëndia në këtë mënyrë nuk është as autori i mëkatit, dhe as vullneti i krijesave nuk është dhunuar: dhe as nuk është hequr liria apo rastësia në shkaqet dytësore , por përkundrazi, është forcuar.

        2. Megjithëse Perëndia njeh çfarëdo gjëje që mund të ndodhë mbi të gjitha kushtet e supozuara, Ai prapë se prapë nuk ka dekretuar asgjë sepse e parapa atë si të ardhme, apo si atë gjë që do të ndodhë mbi këto kushte.

        3. Me anë të dekretit të Perëndisë, për manifestimin e lavdisë së Tij, disa njerëz dhe engjëj janë paracaktuar për jetën e përjetshme; dhe të tjerët të caktuar më parë për vdekjen e përjetshme.

        4. Këta engjëj dhe njerëz, të paracaktuar, dhe të caktuar më parë, janë projektuar që më parë në mënyrë të veçantë dhe të pandryshueshme, dhe numri i tyre është aq i sigurt dhe i caktuar, saqë as mund të rritet dhe as të zvogëlohet.

        5. Ata nga njerëzimi që janë paracaktuar për jetën, Perëndia, që para se të themelohej bota, sipas qëllimit të Tij të përjetshëm dhe të pandryshueshëm, dhe sipas këshillës së fshehur dhe dëshirës së mirë të vullnetit të Tij, Ai i ka caktuar, në Krishtin, për lavdi të përjetshme, thjeshtë nga hiri dhe dashuria e Tij e dhënë falas, pa ndonjë parashikim të besimit, apo veprave të mira, apo ngulmin në ndonjë nga këto,  apo për shkak të ndonjë gjëje tjetër tek krijesa, si kushte, apo shkaqe që ta shtyjnë Atë në këtë gjë; dhe e gjitha kjo bëhet për lëvdim të hirit të Tij të lavdishëm.

        6. Ashtu si Perëndia ka caktuar të zgjedhurit për lavdi, po kështu Ai, me anë të qëllimit të përjetshëm dhe të lirë të vullnetit të Tij, ka caktuar më parë të gjitha mjetet për këtë. Prandaj, ata që janë të zgjedhur, duke qenë të rënë në Adamin, janë shpenguar nga Krishti, janë thirrur në mënyrë të efektshme në besimin në Krishtin përmes Frymës së Tij që punon në kohën e duhur, janë drejtësuar, birësuar, shenjtëruar, dhe ruajtur për shpëtim me anë të fuqisë së Tij, nëpërmjet besimit. Nuk ka asnjë tjetër të shpenguar nga Krishti, të thirrur në mënyrë të efektshme, të drejtësuar, të birësuar, të shenjtëruar, dhe të shpëtuar, përveç të zgjedhurve.

        7. Pjesën tjetër të njerëzimit, Perëndia, sipas këshillës së pa hetueshme të vullnetit të Tij, përmes të cilit Ai e jep ose refuzon mëshirën, si t'i pëlqejë, për lavdinë e pushtetit të Tij sovran mbi krijesat e Tij,  i pëlqeu ta anashkalojë dhe t'i caktojë ata për çnderim dhe zemërim për shkak të mëkatit të tyre, për lëvdim të drejtësisë së Tij të lavdishme.

        8. Doktrina e këtij misteri të madh të paracaktimit, duhet trajtuar me maturi dhe kujdes të veçantë, që njerëzit, duke ndjekur vullnetin e Perëndisë të zbuluar në Fjalën e Tij, dhe duke iu bindur atij vullneti, mundet që nga siguria e thirrjes së tyre të efektshme, të mund të sigurohen për zgjedhjen e tyre të përjetshme. Në këtë mënyrë kjo doktrinë do të sjellë shkak për lëvdim, nderim, dhe admirim të Perëndisë; dhe përulje, zell, dhe ngushëllim me shumicë tek të gjithë ata që i binden ungjillit me sinqeritet.

Kapitulli 4: Për Krijimin

        1. Perëndisë Atë, Birit, dhe Frymës së Shenjtë, për manifestimin e lavdisë së fuqisë, diturisë, dhe mirësisë së Tij të përjetshme, i pëlqeu që në fillim të krijojë ose bëjë nga asgjëja, botën, dhe të gjitha gjërat në të, ato të dukshmet si dhe ato të padukshmet, për gjashtë ditë; dhe të gjitha këto shumë mirë.

        2. Pasi Perëndia kishte bërë të gjitha krijesat e tjera, Ai krijoi njeriun, mashkull dhe femër, me shpirtra të arsyeshëm dhe të pavdekshëm të pajisur me njohuri, drejtësi, dhe shenjtëri të vërtetë, sipas shëmbëlltyrës së Tij; duke pasur ligjin e Perëndisë të shkruar në zemrat e tyre, dhe fuqi për ta përmbushur atë: e megjithatë nën një mundësi për të mëkatuar, duke u lënë në lirinë e vullnetit të tyre, që ishte subjekt ndryshimi. Përveç këtij ligji të shkruar në zemrat e tyre, ata morën një urdhër, të mos hanin nga pema e njohjes së të mirës e të së keqes; ku ndërkohë që iu bindën këtij urdhri, ata ishin të lumtur në bashkësinë e tyre me Perëndinë, dhe sundonin mbi krijesat.

Kapitulli 5: Për Providencën

        1. Perëndia Krijuesi i madh i të gjitha gjërave, mban, drejton, sistemon, dhe qeveris të gjitha krijesat, veprimet, dhe gjërat, nga më të mëdhatë te më të voglat, nga providenca e Tij shumë e ditur dhe e shenjtë, sipas paranjohjes së Tij të pagabueshme, dhe sipas këshillës së pandryshueshme të vullnetit të Tij, për lëvdim dhe lavdi të diturisë, fuqisë, drejtësisë, mirësisë, dhe mëshirës së Tij.

        2. Megjithëse, në lidhje me paranjohjen dhe dekretin e Perëndisë, Shkaku i parë, të gjitha gjërat vijnë të pandërrueshme, dhe të pagabueshme; përsëri, nga e njëjta providencë, ai i urdhëron ato të ndodhin, sipas natyrës së shkaqeve dytësore, detyrimisht, lirshëm, ose të rastësishme.

        3. Perëndia, në providencën e Tij të zakonshme, përdor mjete, e megjithatë është i lirë të punojë pa to, mbi to, dhe kundër tyre, sipas pëlqimit të Tij.

        4. Fuqia e gjithëpushtetshme, dituria e pahulumtueshme, dhe mirësia e pafund e Perëndisë aq shumë e manifestojnë veten në providencën e Tij, saqë e shtrin veten deri tek rënia e parë, dhe të gjithë mëkatet e tjera të engjëjve dhe njerëzve; dhe kjo jo nga një lejim bosh, por të tillë saqë ka bashkuar me të një lidhje shumë të mençur dhe të fuqishme, dhe në një rregullim dhe qeverisje ndryshe të tyre, në një dispensacion të shumëfishtë, për qëllimet e Tij të shenjta e kjo, ndërkohë që mëkati del vetëm nga krijesa dhe jo nga Perëndia, i Cili, duke qenë shumë i shenjtë dhe i drejtë, as nuk është dhe as mund të jetë autor e as miratues i mëkatit.

        5. Perëndia i Cili është më i dituri dhe i hirshmi, shpesh herë, për një arsye të caktuar, i lejon fëmijët e Tij në tundime të shumëfishta, dhe në zvetënimin e zemrave të tyre, për t'i ndëshkuar ata për mëkatet e tyre të mëparshme, ose për t'u zbuluar atyre forcën e fshehtë të zvetënimit dhe mashtrimit në zemrat e tyre, që ata të përulen; dhe që t'i ngrejë ata në një varësi më të pandërprerë dhe të vazhdueshme për ndihmën e Tij, dhe për t'i bërë më syçelë kundër të gjithë rasteve të ardhme të mëkatit, si dhe për një sërë qëllimesh të tjera të drejta dhe të shenjta.

        6. Për sa u përket atyre njerëzve të këqij dhe të paperëndishëm të cilët Perëndia, si një Gjykatës i drejtë, i verbon dhe ngurtëson, për shkak të mëkateve të mëparshme, Ai jo vetëm e refuzon hirin e Tij për ta me anë të të cilit ata mund të ndriçoheshin në arsyetimin e tyre, dhe i cili mund të kishte punuar në zemrat e tyre; por nganjëherë gjithashtu largon dhuntitë që ata kishin, dhe i ekspozon ata ndaj gjërave që zvetënimi i tyre u jep shkas për të mëkatuar, dhe veç kësaj, i dorëzon ata në lakmitë e tyre, në tundimet e botës, dhe në fuqinë e Satanit, me anë të të cilit ndodh që ata e ngurtësojnë veten, edhe kur janë nën ato rrethana që Perëndia përdor për zbutjen e të tjerëve.

        7.  Ashtu si providenca e Perëndisë, në përgjithësi arrin tek të gjithë krijesat; po kështu, në një mënyrë të veçantë, kujdeset për kishën e Tij, dhe i rregullon gjërat për të mirën e saj.

Kapitulli 6: Për Rënien e Njeriut, për Mëkatin, dhe Për Ndëshkimin që Rrjedhon.

        1. Prindërit tanë të parë, duke u joshur nga dinakëria dhe tundimi i Satanit, mëkatuan duke ngrënë frutin e ndaluar. Perëndisë, sipas këshillës së Tij të mençur e të shenjtë,  i pëlqeu që këtë mëkat ta lejonte, duke pasur qëllim ta përdorte atë për lavdinë e Vet.

        2. Me anë të këtij mëkati, ata ranë nga drejtësia dhe bashkësia e tyre fillestare me Perëndinë, dhe kështu u bënë të vdekur në mëkat, dhe tërësisht të ndotur në të gjitha pjesët dhe aftësitë e shpirtit dhe trupit.

        3. Duke qenë se ata ishin rrënja e të gjithë njerëzimit, faji i këtij mëkati u ngjit; dhe e njëjta vdekje në mëkat, dhe natyrë e prishur, u bart tek të gjithë brezat e ardhshëm që rridhnin prej tyre sipas breznisë së zakonshme.

        4. Nga kjo prishje fillestare, me të cilën ne jemi tërësisht të telendisur, të paaftë, dhe të bërë të kundërt ndaj çdo të mire, dhe tërësisht të prirur ndaj çdo të keqeje, burojnë të gjitha shkeljet e tanishme.

        5. Kjo prishje e natyrës, gjatë kësaj jete, mbetet tek ata që janë të rilindur; dhe megjithëse, nëpërmjet Krishtit, mund të falet, dhe të bëhet të vdesë; përsëri ajo vetë, dhe të gjitha veprimet e saj, janë me të vërtetë dhe plotësisht mëkat.

        6. Çdo mëkat, fillestar apo i tanishëm, duke qenë një shkelje e ligjit të drejtë të Perëndisë, dhe në kundërshtim me të, në natyrën e tij, sjell faj mbi mëkatarin, me anë të të cilit ai është i detyruar t’i nënshtrohet zemërimit të Perëndisë, dhe mallkimit të ligjit, duke iu nënshtruar kështu vdekjes, me të gjitha mjerimet shpirtërore, të përkohshme, dhe të përjetshme.

Kapitulli 7. Për Besëlidhjen e Perëndisë Me Njeriun.

        1. Distanca midis Perëndisë dhe krijesës është kaq e madhe, saqë edhe pse krijesat e arsyeshme e pranojnë se e kanë për detyrë t'i binden Atij si Krijuesi i tyre, përsëri ato nuk mund ta shijojnë dot kurrë Atë si bekimin dhe shpërblimin e tyre, veçse përmes ndonjë denjimi vullnetarisht nga ana e Perëndisë, të Cilit i ka pëlqyer ta shprehë këtë nëpërmjet besëlidhjes.

        2.  Besëlidhja e parë që u bë me njeriun ishte një besëlidhje e veprave, me anë të së cilës Adamit iu premtua jeta; dhe në të, jeta iu premtua edhe brezave të ardhshëm, me kushtin e një bindjeje të përsosur dhe personale.

        3. Duke qenë se njeriu, me anë të rënies së tij, e bëri vetën të paaftë për të marrë jetën me anë të asaj besëlidhjeje, Zotit i pëlqeu të bëjë një të dytë, e njohur gjerësisht me emrin besëlidhja e hirit; në të cilën Ai u ofron falas mëkatarëve jetën dhe shpëtimin me anë të Jezus Krishtit; duke kërkuar nga ata besim te Ai, që të mund të shpëtohen, dhe duke premtuar t'u japë Frymën e Tij të Shenjtë të gjithë atyre që janë caktuar për jetën e përjetshme, për t'i bërë ata ta duan atë, dhe që të jenë në gjendje të besojnë.

        4. Kjo besëlidhje e hirit shpesh është paraqitur në Shkrim nën emrin testament, duke iu referuar vdekjes së Jezus Krishtit, Testamentlënësit, dhe me trashëgiminë e amshuar, me të gjitha që i përkasin asaj, që lihen trashëgim këtu.

        5. Kjo besëlidhje u administrua ndryshe në kohën e ligjit, dhe në kohën e ungjillit: nën ligjin, u administrua me anë të premtimeve, profecive, flijimeve, rrethprerjes, qengjit të pashkës, dhe tipeve dhe ordinancave të tjera duke ua dhënë popullit të judenjve, ku të gjitha para-tregonin Krishtin që do të vinte; të cilat në atë kohë ishin të mjaftueshme dhe të efektshme, nëpërmjet veprimit të Frymës, për të mësuar dhe ndërtuar të zgjedhurit në besim në Mesinë e premtuar, me anë të të Cilit ata kishin falje të plotë të mëkateve, dhe shpëtim të përjetshëm; e cila njihet me emrin Besëlidhja e Vjetër.

        6. Nën ungjillin, kur Krishti, substanca, u shfaq, ordinancat në të cilat kjo besëlidhje është dhënë janë predikimi i Fjalës, dhe administrimi i sakramenteve të Pagëzimit dhe Darkës së Zotit: të cilat, megjithëse pak në numër, dhe të administruara me shumë thjeshtësi, dhe me më pak lavdi të jashtme, përsëri, në to, është treguar më plotësisht, me më fakte dhe efektshmëri shpirtërore ndaj të gjitha kombeve, judenjve dhe johebrenjve së bashku; dhe është quajtur Besëlidhja e Re. Pra nuk ka dy besëlidhje të hirit, që ndryshojnë në substancë, por një të vetme, nën dispensacione të ndryshme.

Kapitulli 8: Për Krishtin, Ndërmjetësin

        1. Në qëllimin e Tij të përjetshëm, Perëndisë i pëlqeu, të zgjedhë dhe të caktojë Zotin Jezus, Birin e Tij të vetëmlindur, për të qenë Ndërmjetësi midis Perëndisë dhe Njeriut, Profeti, Prifti, Mbreti, Kreu, dhe Shpëtimtari i kishës së Tij, Trashëgimtari i të gjitha gjërave, dhe Gjykatësi i botës; të Cilit Ai që nga përjetësia i dha një popull, për të qenë pasardhja e Tij, dhe për të qenë shpenguar, thirrur, drejtësuar, shenjtëruar, dhe përlëvduar përmes Tij më pas.

        2. Biri i Perëndisë, personi i dytë në Trini, duke qenë krejt Perëndi dhe i përjetshëm, duke qenë nga një substancë dhe i njëjtë me Atin, kur u përmbush koha, mori mbi Vete natyrën njerëzore, me të gjitha karakteristikat e domosdoshme, dhe dobësitë e përbashkëta të tyre, e megjithatë pa mëkat; duke qenë i ngjizur nga fuqia e Frymës së Shenjtë, në barkun e virgjëreshës Mari, nga substanca e saj. Kështu që dy natyra të plota, të përsosura, dhe të ndara, hyjnia dhe natyra njerëzore e Tij, u bashkuan në mënyrë të pandashme në një person, pa konvertim, pa përzierje, apo ngatërrim. Ky person është krejt Perëndi, dhe krejt njeri, e megjithatë një Krisht, i vetmi Ndërmjetës midis Perëndisë dhe njeriut.

        3. Zoti Jezus, duke pasur natyrën njerëzore të Vet që iu bashkua asaj hyjnore, u shenjtërua, dhe u shugurua tej mase me Frymën e Shenjtë, duke pasur në Vete të gjitha pasuritë e diturisë dhe njohurisë; sepse Atit i pëlqeu që në Të të banojë e gjithë plotësia; me qëllimin që, duke qenë i shenjtë, i padëmshëm, i panjollë, dhe plot me hir dhe të vërtetë, Ai të mund të ishte plotësisht i pajisur të përmbushte pozitën e ndërmjetësit, dhe dorëzanit. Pozitë të cilën Ai nuk e mori nga Vetja, por u thirr në të nga Ati i Vet, i Cili vuri të gjithë autoritetin dhe gjykimin në duart e Tij, dhe i dha Atij mandatin t'i përmbushë ato funksione.

        4. Këtë funksion Zoti Jezus e ndërmori mëse vullnetarisht; për të, me qëllim për ta zbatuar plotësisht, Ai u bë si një nën ligj, dhe e përmbushi plotësisht atë; duroi mundimet më të rënda të shpirtit të Vet, dhe vuajtjet më të dhimbshme në trupin e Tij. U kryqëzua dhe vdiq, u varros, dhe qëndroi nën pushtetin e vdekjes, e megjithatë nuk pa prishje. Ditën e tretë Ai u ngrit nga të vdekurit, me të njëjtin trup që vuajti, me të cilin gjithashtu u ngrit në qiell, dhe atje është ulur në të djathtën e Atit të Tij, duke ndërmjetësuar, dhe do të kthehet, të gjykojë njerëzit dhe engjëjt, në fund të botës.

        5. Zoti Jezus, me anë të bindjes së përsosur dhe sakrificës së Vetes, që Ai, me anë të Frymës së përjetshëm, e ofroi njëherë te Perëndia, e ka përmbushur plotësisht drejtësinë e Atit të Tij; dhe bleu, jo vetëm pajtimin, por një trashëgimi të përjetshme në mbretërinë qiellore, për të gjithë ata që Ati i ka dhënë Atij.

        6. Megjithëse vepra e shpengimit aktualisht nuk u krye nga Krishti deri pas mishërimit të Tij, përsëri, virtyti, efikasiteti, dhe përfitimet nga kjo iu komunikuan të zgjedhurve, në të gjitha epokat pasuese që nga fillimi i botës, në dhe me anë të atyre premtimeve, figurave, dhe flijimeve, ku u zbulua, dhe tregoi që ishte fara e gruas që do të shtypte kokën e gjarprit; dhe Qengji i therur që në fillim të botës; duke qenë i njëjtë dje, sot e përjetë;

        7. Krishti, në veprën e ndërmjetësimit, vepron sipas të dy natyrave, duke bërë për çdo natyrë atë që është e duhur për të; megjithatë, për shkak të unitetit të personit, ajo që është e duhur për një natyrë, nganjëherë në Shkrim i është atribuuar personit të dominuar nga natyra tjetër.

        8. Te të gjithë ata për të cilët Krishti ka blerë shpengimin, Ai i aplikon dhe komunikon ato me siguri dhe efektshmëri; duke ndërmjetësuar për ta, dhe duke zbuluar në ta, në dhe me anë të Fjalës, misteret e shpëtimit; duke i bindur efektshëm ata me anë të Frymës së Tij të besojnë dhe të binden, dhe duke i drejtuar zemrat e tyre me anë të Fjalës dhe Frymës së Tij; duke i mposhtur tërë armiqtë e tyre me anë të pushtetit të plotfuqishëm dhe diturisë së Tij, në formë dhe mënyra të tilla, që janë shumë në harmoni me dispensacionin e Tij të mrekullueshëm dhe të pahetueshëm.

Kapitulli 9: Për Vullnetin e Lirë

        1. Perëndia e ka pajisur vullnetin e njeriut me atë liri natyrale, që nuk është as e imponuar, dhe as e kufizuar ndaj të mirës dhe të keqes nga ndonjë nevojë absolute e natyrës.

        2. Njeriu, në gjendjen e Tij të pafajësisë, kishte liri, dhe fuqi të dëshironte dhe të bënte atë që ishte e mirë dhe e pëlqyeshme për Perëndinë; e megjithatë, e kishte të ndryshueshme, me mundësinë për të rënë prej kësaj lirie.

        3. Njeriu, me anë të rënies së tij në gjendjen e mëkatit, e ka humbur plotësisht aftësinë e vullnetit për çdo gjë të mirë shpirtërore që shoqëron shpëtimin; kështu që, një njeri natyror, duke qenë krejtësisht kundërshtues ndaj asaj të mire, dhe i vdekur në mëkat, nuk është në gjendje që me fuqinë e tij, ta kthejë veten, apo ta përgatitë veten për të.

        4. Kur Perëndia kthen një mëkatar në besim, dhe e transferon atë në stadin e hirit, Ai e çliron atë nga skllavëria e natyrshme ku ai gjendet nën mëkat; dhe, vetëm me anë të hirit të Tij, i mundëson atij bujarisht të dëshirojë dhe të bëjë atë që është e mirë shpirtërisht; megjithatë, për shkak të mbetjes së prishjes së tij, ai nuk dëshiron përsosmërisht, dhe as veçanërisht, atë që është e mirë, por gjithashtu dëshiron dhe atë që është e keqe.

        5. Vullneti i njeriut është bërë përsosmërisht dhe pandryshueshmërisht i lirë vetëm për të mirën, vetëm në gjendjen e lavdisë.

Kapitulli 10: Për Thirrjen e Efektshme

        1. Të gjithë ata që Perëndia i ka paracaktuar për në jetë, dhe vetëm ata, Atij i ka pëlqyer, në kohën e caktuar dhe të pranuar prej Tij, t'i thërrasë efektshëm, me anë të Fjalës dhe Frymës së Tij, jashtë nga ajo gjendje e mëkatit dhe vdekjes, ku janë për shkak të natyrës, e t’i sjellë në hir dhe shpëtim, me anë të Jezus Krishtit; duke i ndriçuar mendjet e tyre shpirtërisht dhe në mënyrë shpëtuese që të kuptojnë gjërat e Perëndisë, duke hequr zemrën e tyre prej guri, dhe duke u dhënë një zemër mishi; duke i ripërtërirë vullnetet e tyre, dhe, me anë të pushtetit të Tij të gjithëfuqishëm, duke i caktuar ata në atë që është e mirë, dhe duke i tërhequr efektshëm ata te Jezus Krishti: por, ashtu siç vijnë lirshëm, ata janë bërë të gatshëm për këtë me anë të hirit të Tij.

        2. Kjo thirrje e efektshme është vetëm prej hirit të veçantë dhe të dhënë falas të Perëndisë, dhe prej asnjë gjëje të paraparë te njeriu, i cili këtu është tërësisht pasiv, derisa, të nxitet dhe ripërtërihet nga Fryma i Shenjtë, që të jetë në gjendje t'i përgjigjet kësaj thirrjeje, dhe të përqafojë hirin e ofruar dhe bartur në të.

        3. Të zgjedhurit e mitur të cilët vdesin në moshë foshnjore, janë rilindur, dhe shpëtuar nga Krishti, me anë të Frymës, që punon kur, ku, dhe si i pëlqen Atij; kështu janë gjithashtu të gjithë personat e zgjedhur të cilët së jashtmi janë të paaftë të thirren nëpërmjet shërbesës së Fjalës.

        4. Të tjerët, që nuk janë zgjedhur, megjithëse mund të thirren nëpërmjet shërbesës së Fjalës, dhe mund të kenë disa veprime të përbashkëta të Frymës, ata kurrë nuk vijnë me të vërtetë te Krishti, prandaj nuk mund të shpëtohen, aq më pak të shpëtohen në çfarëdo lloj mënyre ata njerëz që nuk rrëfejnë besimin e Krishterë, duke mos qenë kurrë dhe aq të kujdesshëm të modelojnë jetët e tyre sipas ndriçimit të natyrës, dhe ligjeve të fesë që rrëfejnë. Gjithashtu, të pohosh dhe t’i përmbahesh idesë që ata mund të shpëtohen, është shumë dëmtuese, dhe për t'u trajtuar me mospëlqim.

Kapitulli 11: Për Drejtësimin

        1. Ata që Perëndia i thërret efektivisht, Ai gjithashtu i drejtëson falas: jo duke injektuar drejtësi në ta, por duke i falur mëkatet e tyre, dhe duke i llogaritur dhe pranuar ata si të drejtë: jo për shkak të ndonjë gjëje të kryer në ta, ose të bërë prej tyre, por vetëm për shkak të Krishtit; madje jo duke ua ngjitur atyre vetë besimin, veprimin e të besuarit, apo ndonjë bindje tjetër ungjillore, si drejtësi të tyre; por duke iu veshur atyre bindjen dhe kënaqjen e Krishtit, duke marrë dhe qëndruar në Të dhe në drejtësinë e Tij, me anë të besimit; besim të cilin nuk e kanë nga vetja, është një dhuratë e Perëndisë.

        2. Besimi pra, i marrë dhe që mbështetet te Krishti dhe drejtësia e Tij, është mjeti i vetëm i drejtësimit; por nuk është i vetëm në personin e drejtësuar, por është gjithmonë i shoqëruar me të gjitha hiret e tjera shpëtuese, dhe nuk është besim i vdekur, por punon me anë të dashurisë.

        3. Krishti, nëpërmjet bindjes dhe vdekjes së Vet, e shleu plotësisht borxhin e atyre që janë drejtësuar në këtë mënyrë, dhe bëri një përmbushje të drejtësisë së Atit të Tij që ishte e duhur, reale, dhe e plotë, për llogari të tyre. Sidoqoftë, duke qenë se Ai u dha nga Ati për ta; dhe bindja dhe plotësimi i kushteve të drejtësisë prej Tij u pranua për llogari të tyre; dhe këto falas, jo për ndonjë gjë tek ata; drejtësimi i tyre është vetëm prej hirit të dhënë falas; që drejtësia e përpiktë dhe hiri i pasur i Perëndisë të mund të lëvdohen në drejtësimin e mëkatarëve.

        4. Perëndia, që nga përjetësia, dekretoi drejtësimin e të gjithë të zgjedhurve, dhe Krishti, kur u plotësua koha, vdiq për mëkatet e tyre, dhe u ngrit përsëri për drejtësimin e tyre: sidoqoftë, ata nuk drejtësohen para se Fryma i Shenjtë, në kohën e caktuar, e aplikon aktualisht veprën e Krishtit tek ta.

        5. Perëndia vazhdon të falë mëkatet e atyre që janë të drejtësuar; dhe, megjithëse ata nuk mund të bien kurrë nga pozita e të drejtësuarve, ata ende, me anë të mëkateve të tyre, mund të bien nën pakënaqësinë atërore të Perëndisë, duke mos pasur të kthyer tek ata dritën e fytyrës së Tij, derisa ata të përulin veten, të rrëfejnë mëkatet e tyre, të luten për falje, dhe të ripërtërijnë besimin dhe pendimin e tyre.

        6. Drejtësimi i besimtarëve në Besëlidhjen e Vjetër, ishte nga të tëra këto anë, plotësisht i vetmi dhe i njëjti me drejtësimin e besimtarëve në Besëlidhjen e Re.

Kapitulli 12: Për Birësimin

        1. Të gjithë atyre që janë të drejtësuar, Perëndia, në dhe për Birin e Tij të vetëm Jezus Krisht, u jep të bëhen pjesë e hirit të birësimit, me anë të të cilit janë vënë në hesap, dhe shijojnë liritë dhe privilegjet e fëmijëve të Perëndisë, mbajnë emrin e Tij, marrin frymën e birësimit, kanë hyrje me guxim  në fronin e hirit, bëhen të aftë që të thërrasin, Aba, Atë, mëshirohen, mbrohen, marrin nozullim, si dhe disiplinohen nga Ai, si nga një Atë: por, kurrë duke u hedhur poshtë, por të vulosur për ditën e shpengimit; dhe trashëgojnë premtimet, si pasardhës të shpëtimit të përjetshëm.

Kapitulli 13: Për Shenjtërimin

        1. Ata, që janë thirrur efektshmërisht njëherë, dhe janë rilindur, duke pasur një zemër të re, dhe një frymë të ri të krijuar në ta, shenjtërohen më tej, në të vërtetë dhe në mënyrë personale, si rezultat i vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit, nga Fjala dhe Fryma i Atij që banon në ta: sundimi i të gjithë trupit të mëkatit është shkatërruar, dhe disa lakmi prej tij dobësohen dhe bëhen të vdesin; dhe ata gjallërohen dhe forcohen më shumë në të gjithë hiret shpëtuese, për të praktikuar shenjtërimin e vërtetë, pa të cilin askush nuk ka për të parë Perëndinë.

        2. Ky shenjtërim është kudo, në të gjithë njeriun; megjithëse, jo i plotë në këtë jetë, duke qenë se ende mbeten disa mbetje të zvetënimit në çdo pjesë; nga ku ngrihet një luftë e vazhdueshme dhe e papajtueshme, mishi duke lakmuar kundër Frymës, dhe Fryma kundër mishit.

        3. Në këtë luftë, megjithëse prishja e mbetur, për një kohë, mund të triumfojë; përsëri, nëpërmjet sigurimit të vazhdueshëm të forcës nga Fryma shenjtëruese e Krishtit, pjesa e rilindur fiton; dhe kështu, shenjtorët rriten në hir, duke përsosur shenjtërinë në frikën e Zotit.

Kapitulli 14: Për Besimin Shpëtues

        1. Hiri i besimit, me anë të të cilit të zgjedhurve u është mundësuar të besojnë në shpëtimin e shpirtrave të tyre, është vepër e Frymës së Krishtit në zemrat e tyre, dhe kryhet zakonisht nga shërbesa e Fjalës, me anë të të cilës, dhe me anë të administrimit të sakramenteve dhe lutjes, ky hir rritet dhe forcohet.

        2. Me anë të këtij besimi, një i krishterë beson që çdo gjë e zbuluar në Fjalën e Perëndisë, është e vërtetë, për shkak të autoritetit të Perëndisë Vetë që flet atje; dhe vepron në mënyrë të ndryshme mbi atë që përmban çdo pasazh i caktuar; duke prodhuar bindje ndaj urdhërimeve, duke u dridhur nga kërcënimet e atyshme, dhe duke përqafuar premtimet e Perëndisë në lidhje me këtë jetë si dhe me atë tjetrën që vjen më pas. Por veprat kryesore të besimit shpëtues janë pranimi, marrja, dhe mbështetja vetëm mbi Krishtin për drejtësim, shenjtërim, dhe jetë të përjetshme, mbi bazën e besëlidhjes së hirit.

        3. Ky besim është ndryshe në shkallë, i dobët ose i fortë: shpesh dhe në shumë mënyra mund të sulmohet, dhe dobësohet, por e merr fitoren: duke u rritur shumë në arritjen e një sigurie të plotë, nëpërmjet Krishtit, i Cili është kreu dhe plotësonjësi i besimit.

Kapitulli 15: Për Pendesën në Jetë

        1. Pendimi që çon në jetë është një hir ungjillor, doktrina e përmendur duhet predikuar nga çdo shërbenjës i ungjillit, si edhe ajo e besimit në Krishtin.

        2. Me anë të tij, mëkatari, larg shikimit dhe kuptimit jo vetëm të rrezikut, por edhe të ndyrësisë dhe neverisë së mëkateve të tij, si të kundërta me natyrën e shenjtë, dhe ligjin e drejtë të Perëndisë; dhe me të kuptuar mëshirën e Tij në Krishtin ndaj atyre që janë të penduar, kaq pikëllohet dhe i urren mëkatet e tij, saqë largohet prej tyre duke u kthyer plotësisht tek Perëndia, duke synuar dhe duke u munduar të ecë me Të në të gjithë aspektet e urdhërimeve të Tij.

        3. Megjithëse pendimi nuk duhet marrë si ndonjë vënie në vend e drejtësisë për mëkatin e kryer, ose si ndonjë shkak për faljen e përmendur, që është vepra e hirit bujar të Perëndisë në Krishtin; përsëri, është aq shumë e nevojshme për të gjithë mëkatarët, saqë askush të mos presë falje pa pendim.  

        4. Ashtu siç nuk ka mëkat aq të vogël saqë  të mos meritojë dënim; po kështu nuk ka mëkat aq të madh saqë të sjellë dënim mbi ata që pendohen me të vërtetë.

        5. Njerëzit nuk duhet ta kënaqin veten me një pendim të përgjithshëm, por është detyra e çdo njeriu të përpiqet të pendohet posaçërisht për mëkatet e tij të veçanta.

        6. Ashtu si çdo njeri është i detyruar të bëjë një rrëfim të fshehtë të mëkateve të tij para Perëndisë, duke u lutur për faljen e tyre; ku mbi këtë rrëfim, dhe duke i harruar mëkatet, ai do të gjejë mëshirë; po ashtu, ai që skandalizon një vëlla, apo kishën e Krishtit, duhet të jetë i gatshëm, që me anë të një rrëfimi të fshehtë apo publik, dhe me pikëllim për mëkatin e tij, t'u shpallë pendimin e tij atyre që janë dëmtuar prej tij, e këta të fundit mbi këtë fakt duhet të pajtohen me të dhe ta pranojnë atë me dashuri.

Kapitulli 16: Për Veprat e Mira

        1. Vepra të mira janë vetëm ato që Perëndia i ka urdhëruar në Fjalën e Tij të shenjtë, dhe jo ato të cilat, pa mandatin e Tij, janë sajuar nga njerëzit, nga një zell i verbër, ose mbi bazën e ndonjë pretendimi për një qëllim të mirë.

        2. Këto vepra të mira, të kryera në bindje ndaj urdhërimeve të Perëndisë, janë frytet dhe dëshmitë e një besimi të vërtetë e të gjallë: dhe me anë të tyre besimtarët manifestojnë falënderimin e tyre, forcojnë sigurinë e tyre, ndërtojnë vëllezërit e tyre, stolisin rrëfimin e ungjillit, ndalojnë gojët e kundërshtarëve, dhe i japin lavdi Perëndisë, vepra e të Cilit ata janë, të krijuar në Jezus Krishtin, që, duke pasur për fryt shenjtërimin, ata të mund të kenë për fund jetën e përjetshme.

        3. Aftësia që ata të bëjnë vepra të mira nuk vjen aspak prej tyre, por është tërësisht nga Fryma i Krishtit. Dhe që ata të mund ta bëjnë këtë, përveç mëshirave që ata tashmë kanë marrë, kërkohet një ndikim aktual i të njëjtit Frymë të Shenjtë, për të vepruar në ta vullnetin edhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij. Megjithatë, si rezultat i kësaj, ata nuk duhet të bëhen të pakujdesshëm, sikur të mos ishin të detyruar të kryenin asnjë detyrë deri në një veprim të veçantë të Frymës; por ata duhet të jenë të zellshëm të nxisin hirin e Perëndisë që është në ta.

        4. Ata që, në bindjen e tyre, arrijnë në lartësinë më të madhe që është e mundur në këtë jetë, janë shumë larg nga të qenurit të aftë të bëjnë më shumë se ç'u takon, dhe për të bërë më shumë se ç'kërkon Perëndia, meqë ata nuk arrijnë të kryejnë një pjesë të mirë të detyrave që i kanë të detyrueshme.

        5. Ne, qoftë edhe nga veprat tona më të mira, nuk mund të meritojmë falje të mëkatit, apo jetë të përjetshme për shkak të Perëndisë, me anë të shpërpjesëtimit të madh që është midis atyre veprave nga njëra anë, dhe lavdisë që do të vijë nga ana tjetër; dhe distanca e pafund që është ndërmjet nesh dhe Perëndisë, të cilën, me anë të tyre, ne as nuk mund ta përfitojmë, as ta shlyejmë për borxhin e mëkateve tona të mëparshme, por kur kemi bërë gjithçka mundemi, ne kemi bërë veç detyrën tonë, dhe jemi shërbëtorë të padobishëm: dhe sepse, duke qenë të mira, ato dalin nga Fryma i Tij; dhe duke qenë se janë kryer nga ne, ato janë ndotur, dhe janë përzier me kaq shumë dobësi dhe papërsosmëri, saqë ato nuk mund t'i rezistojnë gjykimit të ashpër të Perëndisë.

        6. Pavarësisht kësaj, duke qenë se personat besimtarë janë të pranuar nëpërmjet Krishtit, edhe veprat e tyre të mira janë pranuar në Të; jo se ato në këtë jetë ishin tërësisht të pamëkatshme dhe të paqortueshme në sytë e Perëndisë; por që Ai, duke i parë ato në Birin e Tij, e ka për kënaqësi të pranojë dhe shpërblejë atë që është bërë me sinqeritet, sado e shoqëruar me shumë dobësi dhe papërsosmëri qoftë.

        7. Veprat e bëra nga njerëzit e parilindur, megjithëse në vetvete mund të jenë gjëra të urdhëruara prej Perëndisë; dhe shumë të dobishme si për ata vetë, ashtu edhe për të tjerët; përsëri, meqë ato nuk dalin nga një zemër e pastruar nga besimi; as nuk janë bërë në mënyrën e duhur, sipas Fjalës; dhe as për qëllimin e duhur në fund, për lavdinë e Perëndisë, ato pra janë të mëkatshme, dhe nuk mund ta kënaqin Perëndinë, apo të bëjnë një njeri që të marrë hir nga Perëndia; megjithatë shpërfillja e tyre është më e mëkatshme dhe e papëlqyeshme për Perëndinë.

Kapitulli 17: Për Ngulmimin e Shenjtorëve

        1. Ata, që Perëndia i ka pranuar në shumë të Dashurin e Tij, që i ka thirrur efektshëm, dhe i ka shenjtëruar me anë të Frymës së Tij, nuk mund të bien as tërësisht dhe as përfundimisht nga gjendja e hirit, por do të ngulmojnë me siguri deri në fund, dhe të shpëtohen përjetësisht.

        2. Ky ngulmim i shenjtorëve nuk varet në vullnetin e tyre të lirë, por në pandryshueshmërinë e dekretit të zgjedhjes, që rrjedh nga dashuria bujare dhe e pandryshueshme e Perëndisë Atë; mbi efektshmërinë e meritës dhe ndërmjetësimit të Jezus Krishtit, brenda-banimit të Frymës tek besimtarët, dhe të farës së Perëndisë brenda tyre, dhe të natyrës së besëlidhjes së hirit, e mbi bazën e të gjitha këtyre konkludohet për sigurinë dhe pagabueshmërinë e saj.

        3. Megjithatë, ata, nëpërmjet tundimeve të Satanit dhe të botës, mbizotërimit të zvetënimit që mbetet në ta, dhe mospërfilljes së mjeteve të ngulmimit të tyre, mund të bien në mëkate të rënda; dhe, për një kohë, mund të vazhdojnë në to duke provokuar kësisoj pakënaqësinë e Perëndisë, dhe duke trishtuar Frymën e Tij të Shenjtë, privohen në njëfarë mase nga hiret dhe ngushëllimet e tyre, zemra u ngurtësohet dhe ndërgjegjja u bëhet kallo; lëndojnë dhe skandalizojnë të tjerët, dhe sjellin gjykime të kësaj bote mbi vete.

Kapitulli 18. Për Sigurinë e Hirit dhe Shpëtimit

        1. Megjithëse hipokritët dhe njerëzit e tjerë të parilindur mund të gënjejnë kot veten me shpresa të paqena dhe supozime mishore se kanë favorin e Perëndisë, dhe statusin e shpëtimit (shpresa e të cilëve do të humbasë): megjithëkëtë, ata që besojnë me të vërtetë në Zotin Jezus Krisht, dhe e duan Atë me sinqeritet, duke u munduar të ecin me ndërgjegje të mirë para Tij, në këtë jetë, mund të jenë të bindur me siguri që ata janë në stadin e hirit, dhe mund të gëzohen në shpresën e lavdisë së Perëndisë, shpresë e cila nuk do t'i bëjë ata kurrë të turpërohen.

        2. Kjo siguri nuk është një besim thjesht hipotetik dhe me gjasa, i bazuar në shpresë të gabuar; por një siguri e pagabueshme e besimit, e themeluar mbi të vërtetën hyjnore të premtimeve të shpëtimit, dëshmia e brendshme për ato mëshira për të cilat janë bërë këto premtime, dëshmia e Frymës së birësimit që i dëshmon frymës sonë që jemi bij të Perëndisë, Frymë i cili është kapari i trashëgimisë tonë, me të cilin u vulosëm për ditën e shpengimit.

        3. Kjo siguri e pagabueshme, duke qenë se i përket thelbit të besimit, një besimtari nuk i duhet të presë shumë, dhe të ndeshet me shumë vështirësi para se përfitojë prej saj. Përkundrazi, duke qenë i aftësuar nga Fryma që të njohë gjërat që i janë dhuruar nga Perëndia, ai, mundet që pa zbulesë të jashtëzakonshme, duke i përdorur drejt mjetet e zakonshme, mund t'ia arrijë asaj. Prandaj është detyra e cilitdo që të kujdeset që të përforcojë thirrjen dhe zgjedhjen e tij, që në këtë mënyrë, zemra e tij të zgjerohet me paqe dhe gëzim në Frymën e Shenjtë, me dashuri dhe falënderim për Perëndinë, dhe me forcë dhe hare në punët e bindjes, që janë frytet e duhura të kësaj sigurie; kaq larg është ajo nga prirja e njerëzve drejt shthurjes.

        4. Besimtarëve të vërtetë nga anë të ndryshme mund t'u lëkundet, zvogëlohet, dhe ndërpritet siguria e shpëtimit; duke neglizhuar të këmbëngulin në të, duke rënë në ndonjë mëkat të veçantë që plagos ndërgjegjen dhe trishton Frymën; nga ndonjë tundim i papritur apo i vrullshëm, duke bërë që Perëndia ta heqë dritën e fytyrës së Tij, dhe duke vuajtur madje në frikë ndaj Tij në ecjen në errësirë dhe pa dritë; megjithatë ata kurrë nuk janë në mungesë të plotë të farës së Perëndisë, dhe jetës së besimit, asaj dashurie të Krishtit dhe të vëllezërve, sinqeritetit të zemrës, ndjenjës së detyrës, nga e cila, me anë të veprimit të Frymës, me siguri, në kohën e duhur mund të rigjallërohen; dhe ndërkohë, me anë të të cilës, ata mbështeten për të mos rënë në dëshpërim të plotë.

Kapitulli 19: Për Ligjin e Perëndisë

        1. Perëndia i dha Adamit një ligj, si besëlidhje të veprave, me anë të të cilit Ai i vuri atë dhe brezat e ardhshëm para detyrimit të bindjes personale, të plotë, të përpiktë, dhe të përhershme, premtoi jetë në rast përmbushjeje të asaj besëlidhjeje dhe paralajmëroi vdekje në rast shkeljeje të saj, dhe e pajisi Adamin me fuqi dhe aftësi për t’iu përmbajtur asaj.

        2. Ky ligj, pas rënies së tij, vazhdoi të ishte një normë e përsosur e drejtësisë; dhe, si e tillë, u dha nga Perëndia në Malin Sinai, në dhjetë urdhërimet, dhe u shkrua në dy pllaka: katër urdhërimet e para përmbanin detyrën tonë ndaj Perëndisë; gjashtë të tjerët, detyrat ndaj njeriut.

        3. Përveç këtij ligji, shpesh i quajtur moral, Perëndisë i pëlqeu gjithashtu t'i jepte popullit të Izraelit, si një kishë në moshë minore, ligje ceremoniale, që përmbanin disa urdhërime në formë tipi të Krishtit, pjesërisht për adhurim, që paraqitnin paraprakisht figurën e Krishtit, mëshirat, veprimet, vuajtjet, dhe dobitë e Tij; dhe pjesërisht duke sqaruar shumë llojet e ndryshme të udhëzimeve rreth detyrave morale. Të gjitha këto ligje ceremoniale janë të shfuqizuara nën Besëlidhjen e Re.

        4. Atyre gjithashtu, si një grupim politik, Ai iu dha ligje të ndryshme për administrimin e drejtësisë, të cilave u mbaroi afati bashkë me fundin e atij populli si një i bashkuar; ndërsa tani, asnjë tjetër nuk ka dhënë, përtej atyre që mund të kërkojë drejtësia e përgjithshme.

        5. Ligji moral i detyron të gjithë përgjithmonë, si personat e drejtësuar, ashtu edhe të tjerët, që t'i binden atij; dhe kjo, jo vetëm për shkak të çështjeve që ai trajton, por gjithashtu për shkak të autoritetit të Perëndisë, Krijuesit, që e dha atë ligj. Krishti gjithashtu, tek ungjilli, në asnjë mënyrë nuk i jep fund, por e përforcon këtë detyrim.

        6. Megjithëse besimtarët e vërtetë nuk janë nën ligj, si besëlidhje e veprave, për t'u drejtësuar apo dënuar në këtë mënyrë; përsëri, ai është shumë i dobishëm për ta, si edhe për të tjerët; për arsyen se, si një normë jetese që i informon ata për vullnetin e Perëndisë, dhe detyrën e tyre, i drejton dhe shtrëngon ata të ecin në përputhje me të; duke zbuluar gjithashtu ndotjet mëkatare të natyrës, zemrës dhe jetës së tyre; që, kështu duke shqyrtuar veten, ata të vijnë në një bindje të mëtejshme të, poshtërimit për, dhe urrejtjes kundër mëkatit, bashkë me një pamje më të qartë për nevojën që kanë për Krishtin, dhe përsosjen e bindjes së Tij. Gjithashtu gjen përdorim tek të rilindurit, për të kufizuar prishjet e tyre, për shkak se ndalon mëkatin: dhe kërcënimet e tij shërbejnë për të treguar çfarë meritojnë mëkatet e tyre; dhe çfarë vuajtjesh mund të presin ata në jetë prej tyre, megjithëse të çliruar nga mallkimi i tij i paralajmëruar në ligj. Premtimet i tij, në mënyrë të ngjashme, u tregojnë atyre miratimin e Perëndisë për bindjen e tyre, si dhe çfarë bekimesh mund të presin për përmbushjen e ligjit: megjithëse jo siç e kanë hak në përputhje me ligjin në kuadrin e besëlidhjes së veprave. Kështu që, kur një njeri bën mirë, dhe e frenon veten nga e keqja, sepse ligji e inkurajon atë tek njëri, dhe e frenon tek tjetri, nuk është tregues që ai është nën ligj; dhe, jo nën hir.

        7. Përdorimet e lartpërmendura të ligjit nuk janë të kundërta me mëshirat e ungjillit, por pajtohen ëmbël me të; e Fryma i Krishtit e nënshtron dhe mundëson vullnetin e njeriut që ta bëjë lirshëm dhe me gëzim atë që vullneti i Perëndisë i zbuluar në ligj, kërkon që të bëhet.

Kapitulli 20: Për Lirinë e Krishterë, dhe Lirinë e Ndërgjegjes

        1. Liria që Krishti bleu për besimtarët nën frymën e ungjillit, konsiston në lirinë e tyre nga faji i mëkatit, zemërimi dënues i Perëndisë, mallkimi i ligjit moral; dhe, në realitetin e çlirimit të tyre nga kjo botë e keqe e tanishme, robëria ndaj Satanit, dhe sundimi i mëkatit; nga e keqja e vuajtjeve, gjemba e vdekjes, fitorja e varrit, dhe dënimi i përjetshëm; si edhe, në faktin që ata kanë hyrje të lirë tek Perëndia, dhe bindje të nënshtruar ndaj Tij, jo nga frika skllavëruese, por nga një dashuri si e fëmijës dhe një mendje e gatshme për të reaguar pozitivisht ndaj Tij. Gjëra të cilat ishin të vlefshme edhe për besimtarët nën ligj. Por, nën Besëlidhjen e Re, liria e të Krishterëve është zgjeruar më shumë, në lirinë e tyre nga zgjedha e ligjit ceremonial ndaj të cilit ishte e nënshtruar kisha judaike, në guximin e madh për të pasur të drejtë hyrjeje në fronin e hirit, si dhe në komunikime më të plota të Frymës së lirë të Perëndisë në krahasim me ato që kishin zakonisht besimtarët nën ligjin.

        2. Vetëm Perëndia është Zoti i ndërgjegjes, dhe e ka lënë atë të lirë nga doktrinat dhe urdhërimet e njerëzve, të cilat, në gjithçka janë në kundërshtim me Fjalën e Tij; ose pranë saj, nëse janë çështje të besimit, apo adhurimit. Kështu që, të besosh doktrina të tilla, ose t'u bindesh urdhërimeve të tilla, me ndërgjegje, do të thotë të tradhtosh lirinë e vërtetë të ndërgjegjes, dhe kërkesa për një besim pa dyshime, dhe një bindje absolute dhe të verbër, është shkatërrim i lirisë së ndërgjegjes, dhe gjithashtu i arsyes.

        3. Ata që, nën shtirjen e veprimit nën lirinë e Krishterë, praktikojnë ndonjë mëkat, apo ushqejnë ndonjë lakmi, shkatërrojnë në këtë mënyrë fundin e lirisë së krishterë, që është, që  pasi të çlirohemi nga duart e armiqve tanë, t'i shërbejmë pa frikë Zotit, në shenjtëri e në drejtësi përpara tij, të gjitha ditët e jetës sonë.

        4. Dhe për shkak se pushtetet që ka caktuar Perëndia, dhe liria që bleu Krishti, Perëndia nuk i caktoi për të shkatërruar, por për të mbështetur dhe ruajtur reciprokisht njëri tjetrin, ata që, me pretendimin e lirisë së krishterë kundërshtojnë ndonjë autoritet të ligjshëm, apo ushtrimin e ligjshëm të tij, qoftë ky autoritet civil apo kishtar, janë duke i rezistuar asaj që ka caktuar Perëndia. Gjithashtu komunikimi nga ana e tyre e opinioneve të tilla, apo ruajtja e praktikave të tilla, që janë kundër ndriçimit të natyrës, apo parimeve të njohura të Krishterimit (në lidhje me besimin, adhurimin, apo mënyrën e jetesës), apo të fuqisë së perëndishmërisë; apo, opinione ose praktika të gabuara, në vetë natyrën e tyre, ose në mënyrën e komunikimit dhe ruajtjes së tyre, janë shkatërruese për paqen e jashtme dhe rregullin që Krishti themeloi në kishë, atyre mund t'u kërkohet llogari, dhe të ngrihet padi kundër tyre, me anë të kritikimit nga kisha.

Kapitulli 21: Për Adhurimin Fetar, dhe Ditën e Shabatit.

        1. Ndriçimi i natyrës tregon se ka një Perëndi, që ka pushtet dhe sovranitet mbi të gjithë, që është i mirë, dhe që u bën mirë të gjithëve, dhe prandaj duhet pasur frikë, duhet dashur, lavdëruar, thirrur, besuar, dhe shërbyer, me gjithë zemër, me gjithë shpirt, dhe me gjithë fuqinë tonë. Por mënyra e pranueshme e adhurimit të Perëndisë së vërtetë, është themeluar nga Ai Vetë, e kështu e kufizuar nga vullneti i Tij i zbuluar, që Ai të mos adhurohet sipas imagjinatave dhe mënyrave njerëzore, apo sugjerimeve të Satanit, nën ndonjë imazh të dukshëm, apo çfarëdo mënyrë tjetër jo të përshkruar në Shkrimin e shenjtë.

        2. Adhurimi fetar i duhet dhënë Perëndisë, Atit, Birit, dhe Frymës së Shenjtë; dhe vetëm Atij; jo engjëjve, shenjtorëve, apo ndonjë krijese tjetër; dhe, që nga rënia, jo pa një Ndërmjetës; me ndërmjetësimin e askujt tjetër veç Krishtit.

        3. Lutja, me falënderim, duke qenë pjesë e veçantë e adhurimit fetar, u është kërkuar të gjithë njerëzve nga Perëndia: dhe, që të pranohet, duhet bërë në emrin e Birit, me ndihmën e Frymës, sipas vullnetit të Tij, me kuptim, nderim, përulje, zell, besim, dashuri, dhe ngulmim: dhe, nëse është me zë, duhet bërë në një gjuhë të njohur për dëgjuesit.

        4. Lutja duhet bërë për gjëra të ligjshme: dhe për gjithë llojet e njerëzve të gjallë, apo që do të jetojnë në të ardhmen; por jo për të vdekurit, jo për ata për të cilët është marrë vesh se kanë mëkatuar me një mëkat që çon në vdekje.

        5. Leximi i Shkrimit me frikë të perëndishme, predikimi i shëndoshë dhe dëgjimi i Fjalës në mënyrë të ndërgjegjshme, në bindje ndaj Perëndisë, me kuptim, besim, dhe nderim, këndimi i psalmeve me hir në zemër; dhe gjithashtu, administrimi i duhur dhe marrja denjësisht e sakramenteve të themeluara nga Krishti, janë të gjitha pjesë e adhurimit fetar të zakonshëm ndaj Perëndisë: përpos betimeve, angazhimeve, agjërimeve solemne, dhe falënderimeve për raste të veçanta, të cilat, në kohët dhe stinët e tyre respektive, duhen ushtruar në një mënyrë të shenjtë dhe fetare.

        6. Tani, nën ungjillin, as lutja, dhe as ndonjë pjesë tjetër e adhurimit fetar, nuk është e lidhur me, apo e bërë më e pranueshme për shkak të vendit ku është kryer, apo për shkak të vendit nga është drejtuar personi që lutet: por Perëndia duhet adhuruar në çdo vend, në frymë dhe të vërtetë; si privatisht në familje për çdo ditë, ashtu edhe në fshehtësi, secili më vete; ashtu, më solemnisht në mbledhjet e hapura, të cilat nuk duhen neglizhuar për shkak të shkujdesjes apo vullnetarisht, apo të harrohen, kur Perëndia, me anë të Fjalës së Tij ose providencës, na thërret atje.

        7. Ashtu siç është ligji i natyrës, që, në përgjithësi, një pjesë e përshtatshme kohe duhet veçuar për adhurimin e Perëndisë; po kështu, në Fjalën e Tij, nga një urdhërim pozitiv, moral, dhe i përhershëm që i detyron të gjithë njerëzit në të gjitha kohërat, Ai ka caktuar veçanërisht një ditë nga shtatë, për mbajtjen e shabatit si ditë e shenjtë: e cila, nga fillimi i botës deri te ringjallja e Krishtit, ishte dita e fundit e javës; dhe, që nga ringjallja e Krishtit, u ndryshua në ditën e parë të javës, që, në Shkrim, është quajtur dita e Zotit, duhet vazhduar deri në mbarim të botës, si shabati i Krishterë.

        8. Ky shabat atëherë, ruhet i shenjtë për Zotin, kur njerëzit, pas një përgatitjeje të duhur të zemrave të tyre, dhe duke i vënë në vijë punët e tyre të zakonshme që më përpara, jo vetëm bëjnë një pushim të shenjtë, gjithë ditën, nga punët, fjalët, dhe mendimet e tyre për zënien e tyre me punët dhe argëtimet e botës, por gjithashtu përfshihen, gjatë gjithë kohës, në ushtrimet publike dhe private të adhurimit të Tij, dhe në detyrat e nevojshme dhe ato të mëshirës ndaj të tjerëve.

Kapitulli 22: Për Betimet dhe Zotimet e Ligjshme.

        1. Një betim i ligjshëm, është një pjesë e adhurimit fetar, ku, në një rast të duhur, personi duke u betuar solemnisht thërret Perëndinë për të dëshmuar atë që ai po pohon apo premton, dhe që ta gjykojë atë sipas të vërtetës apo pavërtetësisë së asaj për të cilën ai po betohet.

        2. Njerëzit duhet të betohen vetëm në emrin e Perëndisë, që duhet të përdoret këtu me frikë dhe nderim të shenjtë. Prandaj të betohesh kot, apo nxitimthi, duke përdorur atë emër të lavdishëm dhe të tmerrshëm; ose, të betohesh për çfarëdo gjëje tjetër, është e mëkatshme, dhe për t'u urryer. Njëkohësisht, ashtu si në çështjet e rëndësishme dhe të momentit, një betim garantohet nga Fjala e Perëndisë, si nën Besëlidhjen e Re ashtu dhe nën të Vjetrën; kështu që një betim i ligjshëm, duke qenë i imponuar nga një autoritet i ligjshëm, në çështje të tilla, nuk është gabim të bëhet.

        3. Kushdo që bën një betim, duhet të marrë parasysh siç duhet peshën e një akti kaq solemn, dhe kështu të pohojë vetëm atë për të cilën është i bindur se është e vërtetë. Asnjë njeri nuk duhet ta lidhë veten në betim për ndonjë gjë, përveç asaj që është e mirë dhe e drejtë, atë që ai beson të jetë e tillë, dhe atë që ai është i aftë dhe i vendosur ta kryejë.

        4. Një betim duhet bërë me kuptimin e qartë dhe të zakonshëm të fjalëve, pa ekuivoke, apo dyshime në mendje. Ai (betimi) nuk mund ta detyrojë dikë të mëkatojë; por duke u bërë për çfarëdo gjëje jo të mëkatshme, imponon përmbushje, edhe pse në dëm të vetë personit që u betua. Gjithashtu, nuk duhet shkelur, megjithëse i bërë ndaj heretikëve, apo jobesimtarëve.

        5. Një zotim është i të njëjtës natyrë me betimin premtues, dhe duhet bërë me të njëjtin kujdes fetar, dhe të kryhet me të njëjtën besnikëri.

        6. Nuk i duhet bërë asnjë krijese, por vetëm Perëndisë: dhe, që të pranohet, duhet të bëhet vullnetarisht, nga besimi, dhe ndjenja e detyrës, në mënyrë falënderuese për mëshirën e marrë, ose për arritjen e asaj që duam, me anë të të cilës ne e detyrojmë veten në detyrat e nevojshme; ose, për gjëra të tjera, për aq kohë dhe në atë masë që ato të mund të ndihmojnë në një mënyrë të duhur këtu.

        7. Asnjë njeri nuk duhet të zotohet të bëjë ndonjë gjë që është e ndaluar në Fjalën e Perëndisë, apo që do të pengojë ndonjë detyrë të urdhëruar aty, ose që nuk është në dorë të tij, dhe për kryerjen e të cilit ai nuk ka ndonjë premtim për aftësi të dhëna për këtë qëllim nga Perëndia. Dhe në lidhje me këto, zotimet papnore të murgjve dhe murgeshave për jetë beqarie të përhershme, varfëria e vetëshpallur, dhe bindja ndaj urdhrave manastiror, janë larg të qenit nivele të përsosmërisë së lartë, dhe ato janë gracka besëtytnore si dhe të mëkatshme, në të cilat asnjë i Krishterë nuk duhet ta ngatërrojë veten.

Kapitulli 23: Për Gjykatësin Civil

        1. Perëndia, Zoti dhe Mbreti më i lartë i të gjithë botës, ka caktuar gjykatës civilë, për të qenë nën Të, mbi njerëzit, për lavdinë e Tij, dhe të mirën publike: dhe, për këtë qëllim, i ka armatosur ata me pushtetin e shpatës, për mbrojtjen dhe inkurajimin e atyre që janë të mirë, dhe për dënimin e keqbërësve.

        2. Për të krishterët është e ligjshme të pranojnë dhe të kryejnë detyrën e magjistratit, nëse thirren për këtë: në menaxhimin e saj, ashtu siç ata duhet veçanërisht të ruajnë përshpirtshmërinë, drejtësinë, dhe paqen, sipas ligjeve të drejta të secilit vend; po kështu, për atë qëllim, ata ligjërisht, tani nën Besëlidhjen e Re, mund të bëjnë luftë, në ndonjë rast të duhur dhe të nevojshëm.

        3. Magjistratët civilë nuk mund të marrin përsipër administrimin e Fjalës dhe sakramenteve; apo autoritetin e çelësave të mbretërisë së qiellit; ose, nuk duhet të ndërhyjnë fare në çështjet e besimit. Megjithatë, si etër që kujdesen, është detyra e magjistratëve civilë ta mbrojnë kishën e Zotit tonë të përbashkët, duke mos i dhënë përparësi asnjë denominacioni të të krishterëve mbi ato të të tjerëve, në mënyrë të tillë që të gjithë personat kishtarë të shijojnë të plotë, të lirë dhe në liri të padiskutueshme kryerjen e çdo pjese të funksioneve të tyre të shenjta, pa dhunë apo rrezik. Gjithashtu, ashtu sikurse Jezus Krishti ka caktuar një qeverisje dhe disiplinë të rregullt në kishën e Tij, asnjë ligj i kujtdo vendi nuk duhet të ndërhyjë, të pengojë, apo të vështirësojë, ushtrimin e caktuar të saj, mes anëtarëve vullnetarë të kujtdo denominacioni të të krishterëve, sipas rrëfimit dhe besimit të tyre. Është detyra e gjykatësve civilë të mbrojnë personin dhe emrin e mirë të të gjithë njerëzve të tyre, në një mënyrë të tillë efektive saqë asnjë person të mos provojë që duke u shtirur si fetar, apo me pabesi, të kryejë çfarëdo, keqtrajtimi, dhune, abuzimi apo lëndimi ndaj kujtdo personi tjetër: dhe të marrin masat, që të gjithë mbledhjet fetare dhe kishtare të mbahen pa ngacmime apo shqetësime.

        4. Është detyra e njerëzve të luten për magjistratët, të nderojnë personin e tyre, t'u paguajnë taksat apo detyrimet e tjera që u takojnë, t'u binden urdhrave të tyre të ligjshëm, dhe t'i nënshtrohen autoritetit të tyre, për hir të ndërgjegjes. Qëndrimi i pafe, apo mospërputhjet e mendimit për çështjet fetare, nuk e anulojnë autoritetin e drejtë dhe ligjor të magjistratëve, dhe as i çliron njerëzit nga bindja e duhur që duhet të tregojnë ndaj tyre: nga e cila personat kishtarë nuk janë të përjashtuar, dhe aq më pak papa nuk ka ndonjë pushtet dhe juridiksion mbi ta në sundimin e tyre, apo mbi këdo nga njerëzit e tyre; dhe, sidomos, t'i privojë ata nga sundimi, apo jetët e tyre, nëse do të gjykonte se këta janë heretikë, apo mbi çfarëdo pretendimi tjetër qoftë.

Kapitulli 24: Për Martesën dhe Divorcin

        1. Martesa duhet të jetë midis një burri dhe një gruaje: as për burrin nuk është e ligjshme të ketë më shumë se një grua dhe as për gruan nuk është e ligjshme të ketë më shumë se një burrë në të njëjtën kohë.

        2. Martesa u caktua për ndihmën reciproke të burrit dhe gruas, për shtimin e njerëzimit me fëmijë të ligjshëm, dhe për kishën me një pasardhje të shenjtë; si edhe për të parandaluar papastërtinë.

        3. Është e ligjshme për të gjithë llojet e njerëzve të martohen, kur janë në gjendje  me gjykim të plotë të japin pëlqimin e tyre. Megjithatë, detyra e të krishterëve është të martohen vetëm në Zotin. Prandaj ata që rrëfejnë besimin e reformuar të vërtetë, nuk duhet të martohen me ata që kanë një qëndrim të pafe, me papistë, apo idhujtarë të tjerë: dhe ata që janë të perëndishëm nuk duhet të futen në një zgjedhë bashkë me jobesimtarët, duke u martuar me ata që njihen si të këqij në jetë, ose që u shkojnë pas herezive të dënueshme.

        4. Martesat nuk duhet të jenë brenda rretheve të të njëjtit gjak, apo afërsive farefisnore të ndaluara nga Fjala. Gjithashtu, nuk duhet kurrë që martesat me bazë incesti të bëhen të ligjshme nga asnjë ligj i njeriut, apo me pëlqimin e grupeve apo partive, që këta persona të jetojnë bashkë si bashkëshortë.

        5. Shkelja e kurorës apo kurvërimi i kryer pas një kontrate, i zbuluar para martese, i jep rastin e drejtë palës së pafajshme të prishë kontratën. Në rastin e shkeljes së kurorës pas martese, është e ligjshme për partnerin e pafajshëm të kërkojë ligjërisht ndarje: dhe, pas ndarjes, të martohet me një tjetër, njësoj sikur partneri/partnerja që ka kryer shkeljen e kurorës të kishte vdekur.

        6. Megjithëse zvetënimi i njeriut është i atillë saqë ai është i prirur të rendë pas arsyeve si e si me të padrejtë të ndajë atë që Perëndia i ka bashkuar në martesë, gjithsesi, përveç shkeljes së kurorës, apo braktisjes se vullnetshme të cilat nuk mund të ndreqen nga kisha, apo gjykatësi civil, asnjë rast tjetër nuk është i mjaftueshëm për të zgjidhur lidhjen e martesës: ku, duhet zbatuar një seri veprimesh publike dhe të rregullta; dhe personat e lidhur me këtë çështje të mos lihen në vullnetet e tyre, dhe zgjedhjen e tyre, në rastin e tyre.

Kapitulli 25: Për Kishën

        1. Kisha katolike apo universale, që është e padukshme, përbëhet nga i gjithë numri i të zgjedhurve, që kanë qenë, janë, ose do të mblidhen në një, nën Krishtin si kreu i tyre; dhe është nusja, trupi i tij, plotësia e atij që mbush gjithçka, në të gjitha.

        2. Kisha e dukshme, që është gjithashtu katolike apo universale nën ungjillin (jo e kufizuar në një komb, si më parë nën ligj), përbëhet nga të gjithë ata të cilët janë kudo në botë, që rrëfejnë fenë e vërtetë; dhe nga fëmijët e tyre: dhe është mbretëria e Zotit Jezus Krisht, shtëpia dhe familja e Perëndisë, jashtë të cilës nuk ka mundësi të zakonshme shpëtimi.

        3. Kësaj kishe katolike të dukshme, Krishti i ka dhënë shërbesën, orakujt, dhe urdhëresat e Perëndisë, për mbledhjen dhe përsosjen e shenjtorëve, në këtë jetë, deri në fund të botës: dhe, nga prania e Tij dhe e Frymës, sipas premtimit të Tij, i bën ata të efektshëm në këtë gjë.

        4. Kjo kishë katolike nganjëherë ka qenë më e dukshme, dhe nganjëherë më pak e dukshme. Gjithashtu, kisha të veçanta, që janë pjesë e kësaj, janë pak a shumë të pastra, sipas doktrinës së ungjillit që është mësuar dhe përqafuar, sipas administrimit të urdhëresave, dhe adhurimit publik të kryer pak a shumë me pak pastërti në to.

        5. Edhe kishat më të pastra nën qiell, janë subjekt si i pështjellimit, ashtu edhe i gabimit; dhe disa kanë degjeneruar aq shumë, saqë janë kthyer në kisha jo më të Krishtit, por në sinagoga të Satanit. Sidoqoftë, në tokë do të ketë gjithmonë një kishë, për të adhuruar Perëndinë sipas vullnetit të Tij.

        6. Nuk ka krye tjetër të kishës përveç Zotit Jezus Krisht. Dhe papa i Romës nuk mund të jetë në asnjë kuptim kreu i saj.

Kapitulli 26: Për Bashkësinë e Shenjtorëve

        1. Të gjithë shenjtorët, që janë të bashkuar me Jezus Krishtin, kreun e tyre, me anë të Frymës, dhe me anë të besimit, kanë bashkësi me Të në mëshirat, vuajtjet, vdekjen, ringjalljen, dhe lavdinë e Tij: dhe, duke qenë të bashkuar me njëri tjetrin në dashuri, ata kanë bashkësi në dhuntitë dhe hiret e njëri tjetrit, dhe janë të detyruar në kryerjen e këtyre detyrave, publike apo private qofshin, duke qenë se ndihmojnë në të mirën e përbashkët të tyre, si në njeriun e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm.

        2. Shenjtorët në besim, janë të detyruar të ruajnë një bashkësi dhe vëllazëri të shenjtë në adhurimin e Perëndisë, dhe në kryerjen e shërbimeve të tjera shpirtërore që priren drejt ndërtimit të tyre të përbashkët; si edhe në ndihmën për njëri tjetrin në gjërat e jashtme, sipas aftësive dhe nevojave të ndryshme të tyre. Ku kjo bashkësi, siç ofron mundësinë Perëndia, duhet shtrirë tek të gjithë ata të cilët, në çdo vend, e thërrasin emrin e Zotit Jezus.

        3. Bashkësia që shenjtorët kanë me Krishtin, nuk i bën ata në asnjë mënyrë pjesëmarrës të substancës së Hyut; apo të jenë të njëjtë me Krishtin në çfarëdo mënyrë: të pohimi i cilësdo prej këtyre është përbën një veprim jo të përshpirtshëm dhe blasfemues. Gjithashtu, as bashkësia e tyre me njëri tjetrin si shenjtorë, nuk heq e as shkel titullin e pronësisë apo të drejtën që çdo njeri ka mbi të mirat dhe pronat e tij.

Kapitulli 27. Për Sakramentet

        1. Sakramentet janë shenja dhe vula të shenjta të besëlidhjes së hirit, të themeluara drejtpërdrejti nga Perëndia, për të përfaqësuar Krishtin, dhe përfitimet që rrjedhin prej Tij; dhe për të konfirmuar interesin tonë në Të: si edhe, për të bërë një dallim të dukshëm midis atyre që i përkasin kishës, dhe pjesës tjetër të botës; dhe t'i angazhojë ata solemnisht në shërbimin e Perëndisë në Krishtin, sipas Fjalës së Tij.

        2. Në çdo sakrament, ka një marrëdhënie shpirtërore, ose bashkim sakramental, midis shenjës dhe gjësë së nënkuptuar prej asaj shenje: ku ndodh që emrat dhe efektet e njërës t’i atribuohen tjetrës.

        3. Hiri shfaqet në apo me anë të sakramenteve të përdorura drejt, nuk jepet nga ndonjë fuqi në to; dhe efektshmëria e sakramentit nuk varet nga përshpirtshmëria apo qëllimi i atij që e administron atë: por në punën e Frymës, dhe fjalët e këtij sakramenti, të cilat, bashkë me normën që autorizon përdorimin e tyre, përmbajnë një premtim përfitimi për ata që e marrin denjësisht.

        4. Në ungjill ka vetëm dy sakramente të caktuara nga Krishti, Zoti ynë. Ato janë: Pagëzimi, dhe Darka e Zotit dhe asnjë prej tyre nuk duhet përgatitur nga ndokush tjetër, përveç një shërbenjësi të Fjalës të caktuar ligjërisht.

        5. Sakramentet e Besëlidhjes së Vjetër, në lidhje me gjërat që nënkuptonin apo shfaqnin, në thelbin e tyre, ishin të njëjta me ato të Besëlidhjes së Re.

Kapitulli 28: Pagëzimi

        1. Pagëzimi është një sakrament i Besëlidhjes së Re, i caktuar nga Jezus Krishti, jo vetëm për pranimin solemn të personit të pagëzuar në kishën e dukshme; por gjithashtu, për të qenë për të një shenjë dhe vulë e besëlidhjes së hirit, e shartimit të tij në Krishtin, e rilindjes, e faljes së mëkateve, dhe e dorëzimit të tij tek Perëndia, nëpërmjet Jezus Krishtit, që të ecim në risinë e jetës. Ky sakrament, është caktuar nga vetë Krishti, që të vazhdojë në kishën e Tij deri në mbarim të botës.

        2. Elementi i jashtëm që duhet përdorur në këtë sakrament, është uji, me të cilin duhet pagëzuar personi, në emër të Atit, të Birit, dhe të Frymës së Shenjtë, nga një shërbenjës i ungjillit, i thirrur ligjërisht në këtë gjë.

        3. Zhytja e personit në ujë nuk është e nevojshme; por Pagëzimi administrohet siç duhet, duke hedhur, apo duke spërkatur ujë mbi personin.

        4. Duhen pagëzuar jo vetëm ata që rrëfejnë aktualisht besimin dhe bindjen ndaj Krishtit, por gjithashtu edhe të miturit e njërit apo të dy prindërve besimtarë.

        5. Megjithëse është një mëkat i madh të përbuzësh apo të neglizhosh këtë urdhëresë, përsëri hiri dhe shpëtimi nuk janë aq të lidhura në mënyrë të pandashme nga ai, aq sa asnjë person nuk mund të rilindë, apo të shpëtohet pa të; apo, që të gjithë ata që janë pagëzuar janë padyshim të rilindur.

        6. Efektshmëria e Pagëzimit nuk është e lidhur me atë moment kohor ku ai është kryer; pavarësisht kësaj, me anë të përdorimit të duhur të kësaj ordinance, hiri i premtuar jo vetëm u është ofruar, por u është shfaqur dhe akorduar nga Fryma i Shenjtë, atyre të cilëve u përket ky hir (qofshin në moshë apo të mitur), sipas këshillës së vullnetit të Perëndisë, në kohën e caktuar nga Ai.

        7. Sakramenti i Pagëzimit duhet kryer vetëm një herë për çdo person.

Kapitulli 29: Për Darkën e Zotit

        1. Zoti ynë Jezus, në atë natë që po tradhtohej, caktoi sakramentin e trupit dhe gjakut të Tij, të quajtur Darka e Zotit, që të mbahet në kishën e Tij, deri në mbarim të botës, për kujtimin e përhershëm të sakrifikimit të vetes në vdekjen e Tij; dhe vulosjen e të gjitha përfitimeve prej saj tek besimtarët e vërtetë, për ushqimin dhe rritjen e tyre shpirtërore, përfshirjen e tyre të mëtejshme në dhe tek të gjitha detyrat që ata i detyrohen Atij; dhe, për të qenë një lidhje dhe garanci për bashkësinë e tyre me Të dhe me njëri tjetrin, si gjymtyrë të trupit të Tij mistik.

        2. Në këtë sakrament, Krishti nuk i është ofruar Atit të Tij; dhe as nuk është bërë fare ndonjë sakrificë, për faljen e mëkateve për të gjallët e të vdekurit; por vetëm një përkujtim i atij ofrimi që i bëri vetë Vetes, në kryq, njëherë e përgjithmonë: dhe një blatim shpirtëror i të gjithë lëvdimeve të mundshme për Perëndinë për to: kështu pra flijimi papnor i meshës (siç e quajnë ata) është më i dëmshmi i neveritshëm për të vetmen sakrificë të Krishtit, i vetmi pajtim për gjithë mëkatet e të zgjedhurve të Tij.

        3. Zoti Jezus, në ordinancën e Tij, ka caktuar shërbenjësit e Tij, t'u shpallin njerëzve fjalët që Ai tha në Darkën e Pashkës; të luten, dhe të bekojnë elementët që janë buka dhe vera, dhe në këtë mënyrë t'i veçojnë ato prej një përdorimi të zakonshëm në një përdorim të shenjtë; dhe të marrin e të thyejnë bukën, të marrin kupën, dhe (duke e marrë vetë atë) t'ua japin edhe pjesëmarrësve të tjerë; por jo atyre që në atë moment nuk janë të pranishëm në grigjë.

        4. Meshat private, marrja e këtij sakramenti vetëm nga një prift, ose ndonjë tjetër; ashtu si edhe t'u mohosh njerëzve kupën, adhurimi i elementeve, ngritja e tyre lart, mbartja e tyre sa andej këtej, për t’i admiruar, dhe rezervimi i tyre për ndonjë përdorim të pretenduar fetar; të gjitha janë kundër natyrës së këtij sakramenti, dhe këtij institucioni të caktuar prej Krishtit.

        5. Elementët e jashtëm në këtë sakrament, të veçuar siç duhet për përdorimet e caktuara nga Krishti, kanë një lidhje me Atë të kryqëzuar, sa që, në të vërtetë, por në mënyrë sakramentale, ato nganjëherë janë thirrur me emrin e gjërave që prezantojnë, d.m.th., trupi dhe gjaku i Krishtit; megjithëse, në substancë dhe natyrë, ato akoma mbeten thjeshtë vetëm bukë dhe verë, siç ishin më parë.

        6. Ajo doktrinë që pohon ndryshimin e substancës së bukës dhe verës, në substancën e trupit dhe gjakut të Krishtit (e quajtur rëndom tejmishërim) e kushtuar kësisoj nga një prift, apo nga çdo lloj mënyre tjetër, është e neveritshme jo vetëm për Shkrimin, por edhe për gjykimin e shëndoshë, dhe arsyen; përmbys natyrën e sakramentit, dhe u ka dhënë e ende u jep shkak besëtytnive të gjithfarëshme; madje idhujtarive të mëdha.

        7. Marrësit e denjë, që marrin pjesë së jashtmi në elementët e dukshëm, në këtë sakrament, përbrenda me anë të besimit, me të vërtetë, jo në mënyrë mishore dhe trupore por shpirtërore, marrin dhe ushqehen me Krishtin e kryqëzuar, dhe të gjithë përfitimet e vdekjes së Tij. Pra trupi dhe gjaku i Krishtit nuk janë formë trupore apo mishore, në, me, ose nën bukën dhe verën; megjithatë reale, por shpirtërisht, janë të pranishme me anë të besimit të besimtarëve në atë ordinancë, siç janë vetë elementët për t’u gjykuar prej shqisave të tyre.

        8. Megjithëse njerëz të paditur dhe të këqij i marrin elementët e dukshëm në këtë sakrament, ata megjithatë nuk marrin atë që nënkuptohet prej sakramentit vetë; por duke iu qasur në mënyrë të pa denjë atij, bëhen fajtorë për mëkatimin kundër trupit dhe gjakut të Zotit, për dënimin e tyre. Për këtë arsye, të gjithë të paditurit dhe të paperëndishmit, duke qenë të papërshtatshëm për të gëzuar bashkësi me Të, janë gjithashtu të padenjë për tryezën e Zotit; dhe nuk mund të marrin pjesë në këto mistere të shenjta, apo të lejohen në to, pa u fëlliqur nga një mëkat i madh që bëhet kësisoj kundër Krishtit, ndërkohë që janë pranuar në to.

Kapitulli 30: Qortimet nga Kisha

        1. Zoti Jezus, si mbreti dhe kreu i kishës së Tij, ka caktuar për rrjedhojë qeverisje në dorën e atyre që drejtojnë në Kishë, që është ndryshe nga ajo e magjistratit civil.

        2. Këtyre që drejtojnë u janë besuar çelësat e mbretërisë së qiellit, e për këtë arsye, ata kanë pushtet, përkatësisht të falin ose jo mëkatet; të mbyllin mbretërinë për të papenduarit, me anë të Fjalës dhe qortimeve; dha ta hapin atë për mëkatarët e penduar, me anë të shërbesës së ungjillit dhe me anë të çlirimit nga qortimet disiplinare, si ta kërkojë rasti.

        3. Qortimet e Kishës janë të nevojshme, për rifitimin dhe bërjen për vete të vëllezërve fajtorë, për të mbrojtur të tjerët nga shkelje të ngjashme, për të hequr atë maja që mund të infektojë të gjithë brumin, për të mbrojtur nderin e Krishtit, rrëfimin e shenjtë të ungjillit, si dhe për të parandaluar zemërimin e Perëndisë, që mund të bjerë me të drejtë mbi kishën, nëse ajo do të lejojnë që besëlidhja e Tij dhe vulat e saj, të përdhosen nga shkelës famëkeq dhe kokëfortë.

        4. Për një realizim të mirë të tyre, ata që drejtojnë në kishë duhet të veprojnë me paralajmërime; përjashtim nga sakramenti i Darkës së Zotit për një farë kohe; dhe me përjashtim nga kisha; në bazë të llojit të krimit, dhe të të metës së personit.

Kapitulli 31: Për Sinodet dhe Këshillat

        1. Për një qeverisje më të mirë, dhe ndërtim të mëtejshëm të kishës, duhet të ketë mbledhje të tilla të quajtura sinode ose këshilla: dhe mbikëqyrësve e drejtuesve të tjerë të kishave të veçanta, për shkak të pozicionit të tyre, dhe pushtetit që Krishti u ka dhënë për ndërtim dhe jo për shkatërrim, u takon të caktojnë mbledhje të tilla; dhe të mblidhen bashkë, aq shpesh sa ta gjykojnë të përshtatshme për të mirën e kishës.

        2. Këtyre sinodeve dhe këshillave, për shkak të vetë shërbesës së tyre, u takon të vendosin për debatet e çështjeve të besimit, dhe çështjeve të ndërgjegjes; të vendosin rregulla dhe orientime për një administrim më të mirë të adhurimit publik të Perëndisë, dhe qeverisjen e kishës së Tij; të pranojnë ankesa në rastet e keqadministrimit, dhe të vendosin me autoritet për to. Nëse këto dekrete dhe vendime janë në harmoni me Fjalën e Perëndisë, duhen pranuar me nderim dhe nënshtrim jo vetëm ngaqë janë në përputhje me Fjalën, por gjithashtu për shkak të pushtetit përmes të cilit janë bërë, duke qenë një ordinancë e Perëndisë e caktuar në Fjalën e Tij.

        3. Të gjithë sinodet dhe këshillat, që nga koha e apostujve, qofshin të mbledhura për tema të përgjithshme, qofshin për ato specifike, mund të gabojnë, dhe shumë kanë gabuar. Prandaj ato nuk duhen bërë rregull i besimit apo praktikës, por të përdoren si ndihmë në të dyja.

        4. Sinodet dhe këshillat duhet të trajtojnë, ose të nxjerrin përfundime vetëm në atë që është kishtare: dhe jo të ndërhyjnë në punët civil me të cilat merret vendi ku janë, përveç rasteve të jashtëzakonshme me anë të një kërkese të përulur ose, nëpërmjet këshillës, për të kënaqur ndërgjegjen, nëse u kërkohet nga magjistrati civil.

Kapitulli 32: Për Gjendjen e Njeriut Pas Vdekjes, dhe Ringjalljen e të Vdekurve

        1. Pas vdekjes, trupat e njerëzve kthehen në pluhur, dhe kalben: por shpirtrat e tyre, të cilët as nuk vdesin dhe as nuk flenë kurrë, duke pasur një substancë të pavdekshme, i kthehen menjëherë Perëndisë që i dha. Shpirti i të drejtëve, duke u përsosur në shenjtëri në atë kohë, merren në qiejt më të lartë, ku shohin fytyrën e Perëndisë, në dritë dhe lavdi, duke pritur për shpengimin e plotë të trupave të tyre, ndërsa shpirti i të këqijve flaket në ferr, ku mbeten në mundime dhe errësirë të plotë, të rezervuar për gjykimin e ditës së madhe. Për shpirtrat e ndarë nga trupat e tyre, Shkrimi nuk pranon ekzistencën e asnjë vendi tjetër përveç këtyre të dyjave.

        2. Në ditën e fundit, ata që do të gjenden të gjallë, nuk do të vdesin, por do të shndërrohen: dhe të gjithë të vdekurit do të ngrihen, me të njëjtët trupa, (megjithëse me veçanti të tjera), që do t'u bashkohen përsëri shpirtrave të tyre përjetë.

        3. Me anë të fuqisë së Krishtit, trupat e të padrejtëve do të ngrihen për çnderim: trupat e të drejtëve, me anë të Frymës së Tij, për nderim dhe do të bëhen të ngjashëm me trupin e Tij të lavdishëm.

Kapitulli 33: Për Gjykimin e Fundit

        1. Perëndia ka caktuar një ditë, në të cilën Ai do të gjykojë botën me drejtësi, me anë të Jezus Krishtit, të Cilit i është dhënë çdo pushtet dhe gjykim nga Ati. Në atë ditë, do të gjykohen jo vetëm engjëjt renegatë, por gjithashtu të gjithë personat që kanë jetuar mbi tokë do të dalin përpara gjykatës së Krishtit, për të dhënë llogari për mendimet, fjalët, dhe veprat e tyre; dhe për shpagimin e gjërave që kanë bërë me anë të trupit, në bazë të asaj që kanë bërë, qoftë në të mirë apo në të keq.  

        2. Qëllimi i caktimit prej Perëndisë të kësaj dite për manifestimin e lavdisë së mëshirës së Tij, në shpëtimin e përjetshëm të të zgjedhurve; dhe të drejtësisë së Tij, në dënimin e të pamoralshmëve, që janë të këqij dhe të pabindur. Atëherë të drejtët do të shkojnë në jetë të përjetshme, dhe do të marrin atë plotësi të gëzimit dhe përtëritje, që do të dalë nga prania e Zotit, por të këqijtë që nuk njohin Perëndi, dhe nuk i binden ungjillit të Jezus Krishtit, do të hidhen në mundime të përjetshme, ata do të ndëshkohen me shkatërrim të përjetshëm, larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e forcës së tij.

        3. Ashtu siç Krishti dëshiron që ne të jemi padyshim të bindur se do të ketë një ditë gjykimi, që t'i frenojë të gjithë njerëzit nga mëkati; dhe për ngushëllim më të madh të të perëndishmëve në mjerimin e tyre, po kështu Ai e ka lënë të panjohur për njerëzit se kur do vijë ajo ditë, që ata ta çlirojnë veten nga e gjithë siguria mishore, dhe të qëndrojnë gjithmonë zgjuar, sepse nuk e dinë se në cilën orë do të vijë Zoti; dhe që gjithmonë të jenë gati për të thënë, po, eja Zoti Jezus, Amen.

* * *

RRËFIMI BAPTIST I NJU HEMPSHIR-IT

(1833)

Deklarata e Besimit

I. Për Shkrimet.

        Ne besojmë që Bibla e shenjtë u shkrua nga njerëz të frymëzuar hyjnisht, dhe se ajo është një thesar i përsosur i mësimit hyjnor që ka Perëndinë për autor të vet, shpëtimin për synim të vet, dhe në thelb të saj ka të vërtetën, pa ndonjë përzierje gabimi nga ana e saj, që ajo zbulon parimet me anë të të cilave Perëndia do të na gjykojë, dhe që për rrjedhojë është, dhe do të mbetet deri në fund të botës, qendra e vërtetë e bashkimit të krishterë, dhe standardi më i lartë me anë të të cilit do të gjykohen sjellja, besoret, dhe mendimet.

II. Për Perëndinë e Vërtetë.

        Ne besojmë se ka një dhe vetëm një Perëndi të gjallë dhe të vërtetë, një Frymë i pafund dhe i mençur, emri i të Cilit është JEHOVAH, Bërësi dhe Sunduesi më i Lartë i qiellit dhe tokës; pashprehshmërisht i lavdishëm në shenjtëri dhe i denjë për të gjithë nderimin, besimin, dhe dashurinë e mundshme; se në unitetin e Hyut janë tre persona, Ati, Biri dhe Fryma i Shenjtë; të barabartë në çdo përsosmëri hyjnore dhe që kryejnë detyra të ndryshme dhe në harmoni me Njeri-Tjetrin në veprën e madhe të shpengimit.

III. Për Rënien e Njeriut.

        Ne besojmë se njeriu u krijua në shenjtëri, nën ligjin e Krijuesit të tij; por për shkak të shkeljes së vullnetshme të tij, njeriu ra nga gjendja e shenjtë dhe e lumtur ku ishte. Për pasojë, i gjithë njerëzimi tani është mëkatar, jo nga zori, por prej vetë zgjedhjes së tyre; duke qenë nga natyra tërësisht të zbrazur nga ajo shenjtëri e kërkuar nga ligji i Perëndisë, duke qenë prerazi të prirur ndaj të keqes; dhe kështu nën dënimin e drejtë të rrënimit të përjetshëm, pa mbrojtje apo justifikim.

IV. Për Rrugën e Shpëtimit.

        Ne besojmë që shpëtimi i mëkatarëve është plotësisht nga hiri, nëpërmjet shërbesave ndërmjetësuese të Birit të Perëndisë; i Cili nëpërmjet caktimit prej Atit, mori lirisht mbi Vete natyrën tonë, por pa mëkat; nderoi ligjin hyjnor me anë të bindjes së Tij personale, dhe me anë të vdekjes së Tij bëri një shlyerje të plotë për mëkatet tona. Gjithashtu, duke u ngritur nga të vdekurit, tani është në fron në qiell, dhe duke pasur të bashkuara në personin e Tij simpatitë më të ëmbla me përsosjet hyjnore, Ai është nga çdo anë i kualifikuar për të qenë një Shpëtimtar i përshtatshëm, i dhembshur, dhe i gjithë-mjaftueshëm.

V. Për Drejtësimin.

        Ne besojmë që bekimi më i madh i ungjillit që Krishti u siguron atyre që besojnë në Të është Drejtësimi; ai Drejtësim përfshin faljen e mëkatit, dhe premtimin e jetës së përjetshme mbi parimet e drejtësisë; që duhet dhënë, jo për arsye të veprave të drejtësisë që ne kemi bërë, por vetëm nëpërmjet besimit në gjakun e Shpenguesit; ku për shkak të këtij besimi drejtësia e Tij e përsosur na është veshur falas nga Perëndia. Kjo na çon në një gjendje të një paqeje dhe favori më të bekuar me Perëndinë, dhe siguron çdo bekim tjetër të nevojshëm për kohën dhe përjetësinë.

VI. Për Shpëtimin e Dhënë Falas.

        Ne besojmë që me anë të ungjillit, bekimet e shpëtimit janë bërë falas për të gjithë; se është detyra urgjente e të gjithëve t'i pranojmë ato me një besim të përzemërt, të penduar, dhe të bindur; dhe që shpëtimin qoftë edhe të mëkatarit më të madh nuk e ndalon asgjë përveç se zvetënimi i tij i qenësishëm dhe refuzimi i vullnetshëm prej tij i ungjillit, refuzim i cili e vë atë nën një dënim të rëndë.

VII. Për Hirin në Rilindje.

        Ne besojmë që, për t'u shpëtuar, mëkatarët duhen rilindur ose thënë ndryshe, të lindin sërish. Kjo rilindje qëndron në dhënien e një prirjeje të shenjtë të mendjes; që është kryer në një mënyrë që është përtej asaj që ne mund të kuptojmë me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë, në marrëdhënie me të vërtetën hyjnore, që të sigurojë bindjen tonë të vullnetshme ndaj ungjillit, dhe që dëshmia e saj e duhur shfaqet në frytet e shenjta të pendimit, besimit, dhe risinë e jetës.

VIII. Për Pendimin dhe Besimin.

        Ne besojmë që Pendimi dhe Besimi janë detyra të shenjta, dhe gjithashtu hire të pandashme, të kryera në shpirtrat tanë me anë të rilindjes së Frymës së Perëndisë; me anë të të Cilit duke qenë thellësisht të bindur për fajin, rrezikun, dhe pazotësinë tonë, dhe për rrugën e shpëtimit me anë të Krishtit, ne kthehemi tek Perëndia me keqardhje të thellë, rrëfim, dhe përgjërim të vërtetë për mëshirë; në të njëjtën kohë duke pranuar me zemër Zotin Jezus Krisht si Profetin, Priftin, dhe Mbretin tonë, dhe duke u mbështetur te Ai si Shpëtimtari i vetëm dhe i gjithë-mjaftueshëm.

IX. Për Qëllimin e Hirit të Perëndisë.

        Ne besojmë që Zgjedhja është qëllimi i përjetshëm i Perëndisë, sipas të cilit Ai hirshëm rilind, shenjtëron, dhe shpëton mëkatarët; ku duke qenë në përputhje të përsosur me veprimin e lirë të njeriut, përfshin të gjitha mjetet në lidhje me qëllimin; që është shfaqja më e lavdishme e mirësisë sovrane të Perëndisë, duke qenë pafundësisht falas, e ditur, e shenjtë, dhe e pandryshueshme; që e përjashton tërësisht mburrjen, dhe ngre lart përulësinë, dashurinë, lutjen, lëvdimin, besimin në Perëndinë, dhe imitimin aktiv të mëshirës së Tij bujare; që inkurajon përdorimin e mjeteve të hirit në nivelin më të lartë; që mund të konstatohet nga efektet e saj në të gjithë ata që e besojnë ungjillin me të vërtetë; që është themeli i sigurisë së Krishterë; dhe që ta konstatojmë këtë te vetja, nevojitet dhe kërkohet të tregohet zelli më i madh.

X. Për Shenjtërimin

        Ne besojmë që Shenjtërimi është procesi me anë të të cilit, sipas vullnetit të Perëndisë, ne bëhemi pjesëtarë të shenjtërisë së Tij; që është një punë progresive; që ka filluar te rilindja; dhe që është mbartur në zemrat e besimtarëve me anë të pranisë dhe fuqisë së Frymës së Shenjtë, Vulosësi dhe Ngushëlluesi, në përdorimin e vazhdueshëm të mjeteve të caktuara - veçanërisht Fjalës së Perëndisë, vetë-hetimit, vetë-mohimit, vigjilencës, dhe lutjes.

XI. Për Ngulmimin e Shenjtorëve.

        Ne besojmë që besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që ngulmojnë deri në fund; që bashkëlidhja ngulmuese e tyre te Krishti është shenja e madhe që i dallon ata nga rrëfenjësit sipërfaqësorë të besimit; që një Providencë e veçantë mbikëqyr mirëqenien e tyre; dhe se mbahen nga fuqia e Perëndisë nëpërmjet besimit në shpëtimin.

XII. Për Harmoninë e Ligjit dhe Ungjillit.

        Ne besojmë se Ligji i Perëndisë është rregulli i përjetshëm dhe i pandryshueshëm i qeverisjes së Tij morale; që është i shenjtë, i drejtë, dhe i mirë; dhe që paaftësia për përmbushjen e normave që Shkrimi kërkon prej njerëzve të rënë, vjen tërësisht nga dashuria e tyre për mëkatin. Çlirimi dhe kthimi i tyre me anë të një Ndërmjetësi në bindje të vërtetë ndaj Ligjit të shenjtë, është qëllimi i madh i Ungjillit, dhe i mjeteve të hirit të lidhura me themelimin e Kishës së dukshme.

XIII. Për një Kishë të Ungjillit.

        Ne besojmë që një kishë e dukshme e Krishtit është një grigjë e besimtarëve të pagëzuar, të bashkuar me besëlidhje në besimin dhe bashkësinë e ungjillit; duke zbatuar urdhëresat e Krishtit; të qeverisur nga ligjet e Tij, dhe duke ushtruar dhuntitë, të drejtat, dhe privilegjet të akorduara atyre me anë të Fjalës së Tij; që të vetmet poste të bazuara në Shkrim janë Peshkopët ose Barinjtë, dhe Dhjakët, cilësitë, kërkesat, dhe detyrat e të cilëve janë përcaktuar në Letrat e Timoteut dhe Titit.

XIV. Për Pagëzimin dhe Darkën e Zotit.

        Ne besojmë që pagëzimi i Krishterë është zhytja në ujë e një besimtari, në emrin e Atit, Birit, dhe Frymës së Shenjtë; për të treguar, në një simbol solemn dhe të bukur, besimin tonë në Shpëtimtarin e kryqëzuar, të varrosur, dhe të ngritur, me rezultatin e tij në vdekjen tonë për mëkatin dhe ringjalljen në jetën e re, që ky është një kusht paraprak për privilegjet e marrëdhënies së një Kishe; dhe për Darkën e Zotit, ku anëtarët e Kishës, me anë të përdorimit të drejtë të bukës dhe verës, duhet të përkujtojnë bashkë dashurinë deri në vdekje të Krishtit; të paraprirë gjithmonë nga një vetë-shqyrtim solemn.

XV. Për Shabatin e Krishterë.

        Ne besojmë që dita e parë e javës është dita e Zotit ose Shabati i Krishterë; dhe duhet mbajtur e shenjtë për qëllime fetare, duke u përmbajtur nga të gjitha punët jofetare dhe argëtimet mëkatare; me anë të zbatimit të devotshëm të të gjitha mjeteve të hirit, si private ashtu dhe publike; dhe duke u përgatitur për pjesën që mbetet për popullin e Perëndisë.

XVI. Për Qeverinë Civile.

        Ne vlerësojmë që qeveria civile është caktuar hyjnisht, për interesat dhe rregullin e mirë të shoqërisë njerëzore; dhe se lutje duhen bërë për magjistratët. Atyre duhet t'u tregohet nderim dhe bindje me ndërgjegje; përveç në gjërat të cilat bien ndesh me vullnetin e Zotit tonë Jezus Krisht, i Cili është i vetmi Zot i ndërgjegjes, dhe i Pari i mbretërve të tokës.

XVII. Për të Drejtët dhe të Këqijtë.

        Ne besojmë se ka një ndryshim rrënjësor dhe thelbësor midis të drejtit dhe të ligut; që vetëm ata që janë të drejtësuar me anë të besimit në emër të Zotit Jezus, dhe të shenjtëruar me anë të Frymës së Perëndisë tonë, janë vërtetë të drejtë sipas vlerësimit të Tij; ndërkohë që të gjithë ata që vazhdojnë në mospendesë dhe mosbesim në sytë e Tij, janë të ligj, dhe nën mallkim; dhe ky dallim midis tyre qëndron edhe në vdekje dhe pas vdekjes.

XVIII. Për Botën që do të Vijë.

        Ne besojmë që fundi i botës po afron; që në ditën e fundit, Krishti do të zbresë nga qielli dhe do të ngrejë të vdekurit nga varri për dënimin e fundit; që do të ndodhë një ndarje solemne; që të ligjtë do të gjykohen me dënim të pafund, dhe të drejtët në gëzim të pafund; dhe që ky gjykim do të rregullojë përgjithmonë gjendjen përfundimtare të njerëzve në qiell ose ferr, mbi parimet e drejtësisë.

* * *

BESIMI DHE MESAZHI BAPTIST

Konventa e Baptistëve Jugorë

(1925, e rishikuar më 1963, 2000)

Besimi dhe Mesazhi Baptist

I. Shkrimet

        Bibla e Shenjtë u shkrua nga njerëz të frymëzuar hyjnisht dhe është zbulesa ku Perëndia i zbulon Veten njeriut. Është një thesar i përsosur i mësimit hyjnor. Ka për autor të saj Perëndinë, për fund të saj shpëtimin, dhe në thelb të saj të vërtetën, pa ndonjë përzierje me gabime në vetvete. Prandaj, i gjithë Shkrimi është tërësisht i vërtetë dhe i denjë për t'u besuar. Ai zbulon parimet me anë të të cilave Perëndia na gjykon, dhe prandaj është dhe do të mbetet deri në fund të botës, qendra e vërtetë e bashkimit të Krishterë, dhe standardi më i lartë me anë të të cilit duhen gjykuar sjellja njerëzore, besoret, dhe mendimet fetare. I gjithë Shkrimi është një dëshmi për Krishtin, i Cili është Vetë fokusi i zbulesës hyjnore.

        “Eksodi” 24:4; “Ligji i Përtërirë” 4:1-2; 17:19; “Jozueu” 8:34; “Psalmet” 19:7-10; 119:11, 89, 105, 140; “Isaia” 34:16; 40:8; “Jeremia” 15:16; 36:1-32; “Mateu” 5:17-18; 22:29; “Luka” 21:33; 24:44-46; “Gjoni” 5:39; 16:13-15; 17:17; “Veprat” 2:16 e vazhd.; 17:11; “Romakëve” 15:4; 16:25-26; “2 Timoteut” 3:15-17; “Hebrenjve” 1:1-2; 4:12; “1 Pjetrit” 1:25; “2 Pjetrit” 1:19-21.

II. Perëndia

        Ka një dhe vetëm një Perëndi të gjallë dhe të vërtetë. Ai është një Qenie inteligjente, shpirtërore, dhe personale, Krijuesi, Shpenguesi, Ruajtësi, dhe Sunduesi i universit. Perëndia është i pafund në shenjtëri dhe në gjithë përsosmëritë e tjera. Perëndia është i gjithë-pushtetshëm dhe i gjithë-ditshëm; dhe njohuria e Tij e përsosur mbulon të gjitha gjërat, të shkuarat, të tashmet, dhe të ardhmet, duke përfshirë vendimet e ardhme të krijesave të Tij të lira. Atij i detyrohemi dashurinë, nderimin, dhe bindjen më të lartë. Perëndia i përjetshëm trinjësh na e zbulon Veten si Ati, Biri, dhe Fryma i Shenjtë, me atribute personale të dallueshme, por pa ndarje natyre, esence, ose qenieje.

1. Perëndia Atë

        Perëndia si Atë mbretëron me kujdes providencial mbi universin e Tij, krijesat e Tij, dhe rrjedhën e historisë njerëzore sipas qëllimit të hirit të Tij. Ai është i gjithë pushtetshëm, i gjithë-dijshëm, i gjithë dashur, dhe i gjithë ditur. Perëndia është Atë në të vërtetë për ata që bëhen fëmijë të Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezus Krishtin. Ai është atëror në qëndrimin e Tij ndaj të gjithë njerëzve.

“Zanafilla” 1:1; 2:7; “Eksodi” 3:14; 6:2-3; 15:11e vazhdim; 20:1e vazhdim.; “Levitiku” 22:2; “Ligji i Përtërirë” 6:4; 32:6; “1 Kronikat” 29:10; “Psalmi” 19:1-3; “Isaia” 43:3, 15; 64:8; “Jeremia” 10:10; 17:13; “Mateu” 6:9e vazhdim.; 7:11; 23:9; 28:19; “Marku” 1:9-11; “Gjoni” 4:24; 5:26; 14:6-13; 17:1-8; “Veprat” 1:7; “Romakëve” 8:14-15; “1 Korintasve” 8:6; “Galatasve” 4:6; “Efesianëve” 4:6; “Kolosianëve” 1:15; “1 Timoteut” 1:17; “Hebrenjve” 11:6; 12:9; “1 Pjetrit”1:17; “1 Gjonit” 5:7.

2. Perëndia Biri

        Krishti është Biri i përjetshëm i Perëndisë. Në mishërimin e Tij si Jezus Krishti, Ai u ngjiz nga Fryma i Shenjtë dhe u lind nga virgjëresha Mari. Jezusi na e zbuloi dhe e zbatoi Vetë në mënyrë të përsosur vullnetin e Perëndisë, duke marrë mbi Vete natyrë njerëzore me kërkesat dhe nevojat e saj, dhe e identifikoi plotësisht Veten me njerëzimin e megjithatë pa mëkat. Ai nderoi ligjin hyjnor me anë të bindjes së Tij personale, dhe me vdekjen e Tij zëvendësuese në kryq Ai siguroi shpengimin e njerëzve nga mëkati. Ai u ngrit nga vdekja me një trup të lavdishëm dhe iu shfaq dishepujve të Tij si po ai person që kishte qenë me ta para kryqëzimit. Ai u ngrit në qiell dhe tani është lartësuar në të djathtën e Perëndisë ku është i Vetmi Ndërmjetës, tërësisht Perëndi, tërësisht njeri, në Personin e të Cilit është kryer pajtimi midis Perëndisë dhe njeriut. Ai do të kthehet në pushtet dhe lavdi të gjykojë botën dhe të përmbushë misionin e Tij shpengues. Ai tani banon tek të gjithë besimtarët si Zoti përherë i gjallë dhe i pranishëm.

“Zanafilla” 18:1e vazhdim.; “Psalmet” 2:7e vazhdim.; 110:1e vazhdim.; “Isaia” 7:14; 53; “Mateu” 1:18-23; 3:17; 8:29; 11:27; 14:33; 16:16, 27; 17:5; 27; 28:1-6, 19; “Marku” 1:1; 3:11; “Luka” 1:35; 4:41; 22:70; 24:46; “Gjoni” 1:1-18, 29; 10:30, 38; 11:25-27; 12:44-50; 14:7-11; 16:15-16, 28; 17:1-5, 21-22; 20:1-20, 28; “Veprat” 1:9; 2:22-24; 7:55-56; 9:4-5, 20; “Romakëve” 1:3-4; 3:23-26; 5:6-21; 8:1-3, 34; 10:4; “1 Korintasve” 1:30; 2:2; 8:6; 15:1-8, 24-28; “2 Korintasve” 5:19-21; 8:9; “Galatasve” 4:4-5; “Efesianëve” 1:20; 3:11; 4:7-10; “Filipianëve” 2:5-11; “Kolosianëve” 1:13-22; 2:9; “1 Thesalonikasve” 4:14-18; “1 Timoteut” 2:5-6; 3:16; “Titi” 2:13-14; “Hebrenjve” 1:1-3; 4:14-15; 7:14-28; 9:12-15, 24-28; 12:2; 13:8; “1 Pjetrit” 2:21-25; 3:22; “1 Gjonit” 1:7-9; 3:2; 4:14-15; 5:9; “2 Gjonit” 7-9; “Zbulesa” 1:13-16; 5:9-14; 12:10-11; 13:8; 19:16.

3. Perëndia Fryma i Shenjtë

        Fryma i Shenjtë është Fryma i Perëndisë, tërësisht hyjnor. Ai frymëzoi njerëzit e shenjtë të lashtësisë të shkruanin Shkrimet. Nëpërmjet ndriçimit të Tij, Ai u mundëson njerëzve të kuptojnë të vërtetën. Ai lartëson Krishtin. Ai i bind njerëzit për mëkat, për drejtësi dhe për gjyq. Ai i thërret njerëzit tek Shpëtimtari, dhe kryen rilindjen. Në momentin e rilindjes, Ai pagëzon çdo besimtar në Trupin e Krishtit. Ai kultivon karakterin e Krishterë, ngushëllon besimtarët, dhe u dhuron dhunti frymërore me anë të të cilave ata i shërbejnë Perëndisë nëpërmjet Kishës së Tij. Ai e vulos besimtarin për në ditën e shpengimit përfundimtar. Prania e Tij tek i Krishteri është garancia që Perëndia do ta sjellë besimtarin në masën e moshës së plotësisë së Krishtit. Ai e ndriçon dhe fuqizon besimtarin dhe kishën në adhurim, ungjillëzim dhe shërbim.

“Zanafilla” 1:2; “Gjyqtarët” 14:6; “Jobi” 26:13; “Psalmet” 51:11; 139:7e vazhdim.; “Isaia” 61:1-3; “Joeli” 2:28-32; “Mateu” 1:18; 3:16; 4:1; 12:28-32; 28:19; “Marku” 1:10, 12; “Luka” 1:35; 4:1, 18-19; 11:13; 12:12; 24:49; “Gjoni” 4:24; 14:16-17, 26; 15:26; 16:7-14; “Veprat” 1:8; 2:1-4, 38; 4:31; 5:3; 6:3; 7:55; 8:17, 39; 10:44; 13:2; 15:28; 16:6; 19:1-6; “Romakëve” 8:9-11, 14-16, 26-27; “1 Korintasve” 2:10-14; 3:16; 12:3-11, 13; “Galatasve” 4:6; “Efesianëve” 1:13-14; 4:30; 5:18; “1 Thesalonikasve” 5:19; “1 Timoteut” 3:16; 4:1; “2 Timoteut” 1:14; 3:16; “Hebrenjve” 9:8, 14; “2 Pjetrit” 1:21; “1 Gjonit” 4:13; 5:6-7; “Zbulesa” 1:10; 22:17.

III. Njeriu

        Njeriu është krijimi i veçantë i Perëndisë, i bërë sipas shëmbëlltyrës së Tij. Ai krijoi mashkullin dhe femrën e kjo ishte puna kurorëzuese e krijimit të Tij. Kështu, dhurata e gjinisë është pjesë e mirësisë së krijimit të Perëndisë. Në fillim njeriu ishte i pafajshëm për sa i takon mëkatit, dhe ishte pajisur me liri zgjedhjeje nga krijuesi i Tij. Me zgjedhjen e tij të lirë, njeriu mëkatoi kundër Perëndisë dhe solli mëkatin në racën njerëzore. Me anë të tundimit të Satanit, njeriu shkeli urdhrin e Perëndisë, dhe ra nga pafajësia e tij fillestare përmes së cilës brezat e tij të ardhshëm trashëgojnë një natyrë dhe një ambient të prirur drejt mëkatit. Prandaj, sapo ata bëhen të aftë për veprim moral, ata bëhen shkelës dhe janë nën dënim. Vetëm hiri i Perëndisë mund ta sjellë njeriun në bashkësinë e Tij të shenjtë dhe t'i mundësojë njeriut të përmbushë qëllimin për të cilin Perëndia e krijoi. Personaliteti i shenjtë i njeriut është i dukshëm në faktin që Perëndia e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së Tij, dhe në faktin që Krishti vdiq për njeriun; prandaj, çdo person i çdo race, zotëron dinjitet të plotë dhe është i denjë për respekt dhe dashuri të Krishterë.

“Zanafilla” 1:26-30; 2:5, 7, 18-22; 3; 9:6; “Psalmet” 1; 8:3-6; 32:1-5; 51:5; “Isaia” 6:5; “Jeremia” 17:5; “Mateu” 16:26; “Veprat” 17:26-31; “Romakëve” 1:19-32; 3:10-18, 23; 5:6, 12, 19; 6:6; 7:14-25; 8:14-18, 29; “1 Korintasve” 1:21-31; 15:19, 21-22; “Efesianëve” 2:1-22; “Kolosianëve” 1:21-22; 3:9-11.

IV. Shpëtimi

        Shpëtimi përfshin shpengimin e të gjithë njeriut, dhe është ofruar falas për të gjithë ata që pranojmë Jezus Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar, i Cili me anë të gjakut të Tij siguroi shpengim të përjetshëm për besimtarin. Në kuptimin e tij më të gjerë, shpëtimi përfshin rilindjen, drejtësimin, shenjtërimin, dhe përlëvdimin. Nuk ka shpëtim tjetër përveç besimit personal në Jezus Krishtin si Zot.

        A. Rilindja, ose lindja e re, është një vepër e hirit të Perëndisë me anë të të cilës besimtarët bëhen krijesa të reja në Krishtin Jezus. Është një ndryshim i zemrës i kryer nga Fryma i Shenjtë nëpërmjet bindjes për mëkat, ndaj të cilit mëkatari reagon me pendesë ndaj Perëndisë dhe besim në Zotin Jezus Krisht. Pendimi dhe besimi janë eksperienca të pandashme të hirit.

        Pendimi është një kthim i vërtetë i shpinës ndaj mëkatit, e kthim drejt Perëndisë. Besimi është pranimi i Jezus Krishtit dhe përkushtimi i të gjithë personalitetit ndaj Tij si Zot dhe Shpëtimtar.

        B. Drejtësimi është vendimi i hirshëm dhe i plotë i Perëndisë që e shpall një person jo fajtor, bazuar në parimet e drejtësisë së Tij për të gjithë mëkatarët që pendohen dhe besojnë në Krishtin. Drejtësimi e çon besimtarin në një marrëdhënie paqeje dhe favori me Perëndinë.

        C. Shenjtërimi është eksperienca, që fillon me rilindjen, me anë të të cilit besimtari është ndarë veçmas për qëllimet e Perëndisë, dhe i është mundësuar që të përparojë drejt pjekurisë morale dhe shpirtërore nëpërmjet pranisë dhe fuqisë së Frymës së Shenjtë që banon në të. Rritja në hir duhet të vazhdojë gjatë gjithë jetës së personit të rilindur.

        D. Përlëvdimi është pika kulmore e shpëtimit dhe është gjendja përfundimtare e bekuar dhe e qëndrueshme e të shpenguarve.

“Zanafilla” 3:15; “Eksodi” 3:14-17; 6:2-8; “Mateu” 1:21; 4:17; 16:21-26; 27:22-28:6; “Luka” 1:68-69; 2:28-32; “Gjoni” 1:11-14, 29; 3:3-21, 36; 5:24; 10:9, 28-29; 15:1-16; 17:17; “Veprat” 2:21; 4:12; 15:11; 16:30-31; 17:30-31; 20:32; “Romakëve” 1:16-18; 2:4; 3:23-25; 4:3ff.; 5:8-10; 6:1-23; 8:1-18, 29-39; 10:9-10, 13; 13:11-14; “1 Korintasve” 1:18, 30; 6:19-20; 15:10; “2 Korintasve” 5:17-20; “Galatasve” 2:20; 3:13; 5:22-25; 6:15; “Efesianëve” 1:7; 2:8-22; 4:11-16; “Filipianëve” 2:12-13; “Kolosianëve” 1:9-22; 3:1e vazhdim.; “1 Thesalonikasve” 5:23-24; “2 Timoteut” 1:12; “Titit” 2:11-14; “Hebrenjve” 2:1-3; 5:8-9; 9:24-28; 11:1-12:8, 14; “Jakobi” 2:14-26; “1 Pjetrit” 1:2-23; “1 Gjonit” 1:6-2:11; “Zbulesa” 3:20; 21:1-22:5.

V. Qëllimi i Hirit të Perëndisë

        Zgjedhja është qëllimi i hirshëm i Perëndisë, sipas të cilit Ai i rilind, drejtëson, shenjtëron dhe përlëvdon mëkatarët. Është në përputhje me veprimin e lirë të njeriut, dhe përfshin të gjitha mjetet në lidhje me qëllimin. Është shfaqja e lavdishme e mirësisë sovrane të Perëndisë dhe është pafundësisht, e ditur, e shenjtë, dhe e pandryshueshme. E përjashton mburrjen dhe ngre lart përulësinë.

        Të gjithë besimtarët e vërtetë rezistojnë deri në fund. Ata të cilët Perëndia i ka pranuar në Krishtin, dhe i ka shenjtëruar me anë të Frymës së Tij, nuk do të bien kurrë nga stadi i hirit, por do të ngulmojnë deri në fund. Besimtarët mund të bien në mëkat për shkak të neglizhimit dhe tundimit, duke e trishtuar kësisoj Frymën, i dobësojnë hiret dhe ngushëllimet e tyre dhe japin shkas për sharje ndaj kauzës së Krishtit dhe gjykime të kësaj bote mbi vete; megjithatë, ata do të ruhen nga fuqia e Perëndisë nëpërmjet besimit për shpëtim.

“Zanafilla” 12:1-3; “Eksodi” 19:5-8; “1 Samueli” 8:4-7, 19-22; “Isaia” 5:1-7; “Jeremia” 31:31e vazhdim; “Mateu” 16:18-19; 21:28-45; 24:22, 31; 25:34; “Luka” 1:68-79; 2:29-32; 19:41-44; 24:44-48; “Gjoni” 1:12-14; 3:16; 5:24; 6:44-45, 65; 10:27-29; 15:16; 17:6, 12, 17-18; “Veprat” 20:32; “Romakëve” 5:9-10; 8:28-39; 10:12-15; 11:5-7, 26-36; “1 Korintasve” 1:1-2; 15:24-28; “Efesianëve” 1:4-23; 2:1-10; 3:1-11; “Kolosianëve” 1:12-14; “2 Thesalonikasve” 2:13-14; “2 Timoteut” 1:12; 2:10, 19; “Hebrenjve” 11:39-12:2; “Jakobit” 1:12; “1 Pjetrit” 1:2-5, 13; 2:4-10; “1 Gjonit” 1:7-9; 2:19; 3:2.

VI. Kisha

        A. Kisha e Zotit Jezus Krisht e Besëlidhjes së Re është një grigjë vendore e pavarur e besimtarëve të pagëzuar, të bashkuar me anë të besëlidhjes në besimin dhe bashkësinë e ungjillit që zbaton dy urdhëresat e Krishtit, qeveriset nga ligjet e Tij, duke praktikuar dhuntitë, të drejtat, dhe privilegjet e vëna në ta nga Fjala e Tij, dhe që kërkon të përhapë ungjillin deri në skajet e dheut. Çdo grigjë funksionon nën drejtimin e Krishtit nëpërmjet proceseve demokratike. Në një grigjë të tillë, çdo pjesëtar mban përgjegjësi dhe i jep llogari Krishtit Zot. Postet e saj të përcaktuara në Shkrim, janë barinjtë dhe dhjakët. Ndërkohë që si burrat ashtu edhe gratë janë të pajisur me dhunti për shërbim në kishë, posti i bariut është i kufizuar për burrat e kualifikuar sipas Shkrimit.

        Besëlidhja e Re flet gjithashtu për kishën si Trupi i Krishtit që përfshin të gjithë të shpenguarit e të gjitha kohërave, besimtarë nga çdo fis, gjuhë, popull, dhe komb.

“Mateu” 16:15-19; 18:15-20; “Veprat” 2:41-42, 47; 5:11-14; 6:3-6; 13:1-3; 14:23, 27; 15:1-30; 16:5; 20:28; “Romakëve” 1:7; “1 Korintasve” 1:2; 3:16; 5:4-5; 7:17; 9:13-14; 12; “Efesianëve” 1:22-23; 2:19-22; 3:8-11, 21; 5:22-32; “Filipianëve” 1:1; “Kolosianëve” 1:18; “1 Timoteut” 2:9-14; 3:1-15; 4:14; “Hebrenjve” 11:39-40; “1 Pjetrit” 5:1-4; “Zbulesa” 2-3; 21:2-3.

VII. Pagëzimi dhe Darka e Zotit

        Pagëzimi i krishterë është zhytja në ujë e një besimtari, në emër të Atit, Birit, dhe Frymës së Shenjtë. Është një akt bindjeje që simbolizon besimin e besimtarit në një Shpëtimtar të kryqëzuar, të varrosur dhe të ringjallur; vdekjen e besimtarit ndaj mëkatit, varrosjen e jetës së vjetër, dhe ringjalljen për të ecur në risinë e jetës në Krishtin Jezus. Është dëshmi e besimit të tij në ringjalljen përfundimtare të të vdekurve. Duke qenë një ordinancë e kishës, është një parakusht për privilegjet e anëtarësisë në kishë dhe Darkës së Zotit.

        Darka e Zotit është një akt simbolik i bindjes me anë të së cilës, pjesëtarët e kishës, duke marrë pjesë te buka dhe vera, përkujtojnë vdekjen e Shpenguesit dhe presin ardhjen e Tij të dytë.

“Mateu” 3:13-17; 26:26-30; 28:19-20; “Marku” 1:9-11; 14:22-26; “Luka” 3:21-22; 22:19-20; “Gjoni” 3:23; “Veprat” 2:41-42; 8:35-39; 16:30-33; 20:7; “Romakëve” 6:3-5; “1 Korintasve” 10:16, 21; 11:23-29; “Kolosianëve” 2:12.

VIII. Dita e Zotit

        Dita e parë e javës është dita e Zotit. Është një zakon i Krishterë për t'u zbatuar rregullisht. Kjo ditë përkujton ringjalljen e Krishtit nga të vdekurit dhe duhet të përmbajë veprimet e adhurimit dhe përkushtimit shpirtëror, si publik ashtu edhe privat. Veprimtaritë në Ditën e Zotit, duhet të jenë konform me ndërgjegjen e Krishterë nën Sundimin e Zotit Jezus Krisht.

“Eksodi” 20:8-11; “Mateu” 12:1-12; 28:1e vazhdim; “Marku” 2:27-28; 16:1-7; “Luka” 24:1-3, 33-36; “Gjoni” 4:21-24; 20:1, 19-28; “Veprat” 20:7; “Romakëve” 14:5-10; “1 Korintasve” 16:1-2; “Kolosianëve” 2:16; 3:16; “Zbulesa” 1:10.

IX. Mbretëria

        Mbretëria e Perëndisë përfshin si sovranitetin e Tij të përgjithshëm mbi universin, ashtu edhe Mbretërimin e Tij të veçantë mbi njerëzit që me dëshirë e pranojnë Atë si Mbret. Në mënyrë të veçantë, Mbretëria është sfera e shpëtimit në të cilën njerëzit hyjnë me anë të përkushtimit besimplotë e si ai i fëmijëve, në Jezus Krishtin. Të krishterët duhet të luten dhe të punojnë që Mbretëria të mund të vijë dhe që vullneti i Perëndisë të bëhet në tokë. Përmbushja e plotë e Mbretërisë, pret kthimin e Jezus Krishtit dhe fundin e kësaj epoke.

“Zanafilla” 1:1; “Isaia” 9:6-7; “Jeremia” 23:5-6; “Mateu” 3:2; 4:8-10, 23; 12:25-28; 13:1-52; 25:31-46; 26:29; “Marku” 1:14-15; 9:1; “Luka” 4:43; 8:1; 9:2; 12:31-32; 17:20-21; 23:42; “Gjoni” 3:3; 18:36; “Veprat” 1:6-7; 17:22-31; “Romakëve” 5:17; 8:19; “1 Korintasve” 15:24-28; “Kolosianëve” 1:13; “Hebrenjve” 11:10, 16; 12:28; “1 Pjetrit” 2:4-10; 4:13; “Zbulesa” 1:6, 9; 5:10; 11:15; 21-22.

X. Gjërat e Fundit

        Perëndia në kohën e Tij, dhe në mënyrën e Tij, do ta çojë botën drejt fundit të duhur. Sipas premtimit të Tij, Jezus Krishti do të kthehet personalisht dhe në mënyrë të dukshme në lavdi në tokë; të vdekurit do të ngrihen; dhe Krishti do të gjykojë të gjithë njerëzit me drejtësi. Të padrejtët do t'i dorëzohen Ferrit që është vendi i dënimit të përjetshëm. Të drejtët në trupat e tyre të ringjallur dhe të përlëvduar, do të marrin shpërblimin e tyre dhe do të banojnë përgjithmonë në Qiell me Zotin.

“Isaia” 2:4; 11:9; “Mateu” 16:27; 18:8-9; 19:28; 24:27, 30, 36, 44; 25:31-46; 26:64; “Marku” 8:38; 9:43-48; “Luka” 12:40, 48; 16:19-26; 17:22-37; 21:27-28; “Gjoni” 14:1-3; “Veprat” 1:11; 17:31; “Romakëve” 14:10; “1 Korintasve” 4:5; 15:24-28, 35-58; “2 Korintasve” 5:10; “Filipianëve” 3:20-21; “Kolosianëve” 1:5; 3:4; “1 Thesalonikasve” 4:14-18; 5:1e vazhdim.; “2 Thesalonikasve” 1:7e vazhdim.; 2; “1 Timoteut” 6:14; “2 Timoteut” 4:1, 8; “Titit” 2:13; “Hebrenjve” 9:27-28; “Jakobit” 5:8; “2 Pjetri” 3:7e vazhdim; “1 Gjonit” 2:28; 3:2; “Juda” 14; “Zbulesa” 1:18; 3:11; 20:1-22:13.

XI. Ungjillëzimi dhe Misionet

        Është detyra dhe privilegji i çdo ndjekësi të Krishtit dhe çdo kishe të Zotit Jezus Krisht që të përpiqet të bëjë dishepuj nga të gjithë kombet. Lindja e re e frymës së njeriut me anë të Frymës së Shenjtë të Perëndisë nënkupton lindjen e dashurisë për të tjerët. Përpjekja misionare nga të gjithë qëndron pra mbi një nevojë shpirtërore të jetës së rilindur, dhe është urdhëruar qartë dhe vazhdimisht në mësimet e Krishtit. Zoti Jezus Krisht ka urdhëruar predikimin e ungjillit në të gjithë kombet. Është detyra e çdo fëmije të Perëndisë të kërkojë vazhdimisht të fitojë të humburit për Krishtin me anë të dëshmisë me fjalë të mbështetur nga një jetesë prej të Krishteri, dhe nga metoda të tjera që janë në harmoni me ungjillin e Krishtit.

“Zanafilla” 12:1-3; “Eksodi” 19:5-6; “Isaia” 6:1-8; “Mateu” 9:37-38; 10:5-15; 13:18-30, 37-43; 16:19; 22:9-10; 24:14; 28:18-20; “Luka” 10:1-18; 24:46-53; “Gjoni” 14:11-12; 15:7-8, 16; 17:15; 20:21; “Veprat” 1:8; 2; 8:26-40; 10:42-48; 13:2-3; “Romakëve” 10:13-15; “Efesianëve” 3:1-11; “1 Thesalonikasve” 1:8; “2 Timoteut” 4:5; “Hebrenjve” 2:1-3; 11:39-12:2; “1 Pjetrit” 2:4-10; “Zbulesa” 22:17.

XII. Edukimi

        Krishterimi është besimi i ndriçimit dhe i inteligjencës. Në Jezus Krishtin janë fshehur të gjitha thesaret e urtësisë dhe të njohjes. Pra i gjithë mësimi i shëndoshë është një pjesë e trashëgimisë tonë të Krishterë. Lindja e re hap të gjitha aftësitë e njeriut dhe krijon një etje për njohuri. Veç kësaj, çështja e edukimit në Mbretërinë e Krishtit është e koordinuar me çështjet e misioneve dhe gatishmërinë për të bërë mirë në përgjithësi, dhe bashkë me këto duhet të marrë mbështetjen e gjerë të kishave. Një sistem i përshtatshëm i edukimit të Krishterë është i domosdoshëm për të plotësuar programin shpirtëror për njerëzit e Krishtit.

        Në edukimin e Krishterë, duhet të ketë një balancë të duhur midis lirisë akademike dhe përgjegjësisë akademike. Liria në çdo marrëdhënie të rregullt të jetës njerëzore, është gjithmonë e kufizuar dhe kurrë absolute. Liria e një mësuesi në një shkollë, kolegj, apo seminar të Krishterë, është e kufizuar nga superioriteti i Jezus Krishtit, nga natyra autoritare e Shkrimeve, dhe qëllimi i veçantë për të cilin shkolla ekziston.

“Ligji i Përtërirë” 4:1, 5, 9, 14; 6:1-10; 31:12-13; “Nehemia” 8:1-8; “Jobi” 28:28; “Psalmet” 19:7e vazhdim.; 119:11; “Fjalët e Urta” 3:13e vazhdim; 4:1-10; 8:1-7, 11; 15:14; “Predikuesi” 7:19; “Mateu” 5:2; 7:24e vazhdim; 28:19-20; “Luka” 2:40; “1 Korintasve” 1:18-31; “Efesianëve” 4:11-16; “Filipianëve” 4:8; “Kolosianëve” 2:3, 8-9; “1 Timoteut” 1:3-7; “2 Timoteut” 2:15; 3:14-17; “Hebrenjve” 5:12-6:3; “Jakobi” 1:5; 3:17.

XIII. Administrimi

        Perëndia është burimi i të gjitha bekimeve, si ato të kësoj bote ashtu edhe të atyre shpirtërore. Ne i detyrohemi Atij për gjithçka që kemi dhe jemi. Të krishterët i kanë një borxh shpirtëror të gjithë botës, një kujdestari të shenjtë në ungjillin, dhe një administrim të detyrueshëm mbi zotërimet e tyre. Prandaj ata janë nën detyrimin që t'i shërbejnë Atij me kohën, talentet, dhe zotërimet materiale të tyre; dhe këto duhet t'i marrin si gjëra të besuara atyre për t'i përdorur për lavdinë e Perëndisë dhe për të ndihmuar të tjerët. Sipas Shkrimeve, të Krishterët duhet që për përparimin e kauzës së Shpenguesit në tokë, me ato që kanë, të kontribuojnë me gëzim, rregullisht, sistematikisht, proporcionalisht, dhe me bollëk.

        “Zanafilla” 14:20; “Levitiku” 27:30-32; “Ligji i Përtërirë” 8:18; “Malakia” 3:8-12; “Mateu” 6:1-4, 19-21; 19:21; 23:23; 25:14-29; “Luka” 12:16-21, 42; 16:1-13; “Veprat” 2:44-47; 5:1-11; 17:24-25; 20:35; “Romakëve” 6:6-22; 12:1-2; “1 Korintasve” 4:1-2; 6:19-20; 12; 16:1-4; “2 Korintasve” 8-9; 12:15; “Filipianëve” 4:10-19; “1 Pjetrit” 1:18-19.

XIV. Bashkëpunimi

        Njerëzit e Krishtit, siç e kërkon rasti, duhet të organizojnë shoqata dhe konventa që sigurojnë më mirë bashkëpunimin për qëllimet e mëdha të Mbretërisë së Perëndisë. Organizime të tilla nuk kanë autoritet mbi njëri tjetrin apo mbi kishat. Ato janë organizma vullnetarë dhe këshillimorë të ideuar për të nxjerrë, kombinuar dhe drejtuar energjitë e njerëzve tanë në mënyrën më të efektshme. Pjesëtarët e kishave të Besëlidhjes së Re, duhet të bashkëpunojnë me njëri tjetrin për të çuar para shërbesat misionare, edukuese dhe bamirëse për përparimin e mëtejshëm të Mbretërisë së Krishtit. Në kuptimin e Besëlidhjes së Re, uniteti i Krishterë është harmonia shpirtërore dhe bashkëpunimi vullnetar për qëllimet e përbashkëta nga grupe të ndryshme të njerëzve të Krishtit. Midis denominacioneve të Krishtera, bashkëpunimi bëhet i dëshirueshëm kur qëllimi që duhet arritur justifikohet në vetvete, dhe kur një bashkëpunim i tillë nuk shkel ndërgjegjen apo nuk komprometon besnikërinë ndaj Krishtit dhe Fjalës së Tij, ashtu si ç’është zbuluar në Besëlidhjen e Re.

“Eksodi” 17:12; 18:17e vazhdim; “Gjyqtarët” 7:21; “Ezdra” 1:3-4; 2:68-69; 5:14-15; “Nehemia” 4; 8:1-5; “Mateu” 10:5-15; 20:1-16; 22:1-10; 28:19-20; “Marku” 2:3; “Luka” 10:1e vazhdim; “Veprat” 1:13-14; 2:1e vazhdim; 4:31-37; 13:2-3; 15:1-35; “1 Korintasve” 1:10-17; 3:5-15; 12; “2 Korintasve” 8-9; “Galatasve” 1:6-10; “Efesianëve” 4:1-16; “Filipianëve” 1:15-18.

XV. I Krishteri dhe Rendi Shoqëror

        Të gjithë ne të Krishterët, jemi nën detyrimin që vullnetin e Krishtit të kërkojnë ta bëjnë më prioritarin në jetën tonë dhe në shoqërinë njerëzore. Mënyrat dhe Metodat e përdorura për përmirësimin e shoqërisë dhe vendosjen e drejtësisë mes njerëzve, mund të jetë me të vërtetë dhe përherë ndihmëse vetëm kur ato janë rrënjosur në rilindjen e individit me anë të hirit shpëtues të Perëndisë në Jezus Krishtin. Në frymën e Krishtit, të Krishterët duhet të kundërshtojnë racizmin, çdo formë lakmie, egoizmin, veset e këqija, dhe të gjitha format e imoralitetit seksual, duke përfshirë këtu shkeljen e kurorës, homoseksualitetin, dhe pornografinë. Ne duhet të punojmë për të siguruar për jetimët, ata në nevojë, të abuzuarit, të moshuarit, ata pa përkrahje si dhe të sëmurët. Ne duhet të flasim në favor të atyre që nuk kanë lindur dhe të luftojmë për paprekshmërinë e çdo jete njerëzore që nga ngjizja e deri tek vdekja natyrale. Çdo i Krishterë duhet të kërkojë që të sjellë prodhimtarinë, qeverisjen, dhe shoqërinë në tërësi, nën ndikimin e parimeve të drejtësisë, të së vërtetës dhe të dashurisë vëllazërore. Për të përkrahur këto qëllime, të Krishterët duhet të jenë gati të punojnë me të gjithë njerëzit me vullnet të mirë, në çdo çështje të mirë, duke qenë gjithmonë të kujdesshëm të veprojnë në frymën e dashurisë, pa kompromentuar besnikërinë e tyre ndaj Krishtit dhe të të vërtetës së Tij.

“Eksodi” 20:3-17; “Levitiku” 6:2-5; “Ligji i Përtërirë” 10:12; 27:17; “Psalmi” 101:5; “Mikea” 6:8; “Zakaria” 8:16; “Mateu” 5:13-16, 43-48; 22:36-40; 25:35; “Marku” 1:29-34; 2:3e vazhdim; 10:21; “Luka” 4:18-21; 10:27-37; 20:25; “Gjoni” 15:12; 17:15; “Romakëve” 12-14; “1 Korintasve” 5:9-10; 6:1-7; 7:20-24; 10:23-11:1; “Galatasve” 3:26-28; “Efesianëve” 6:5-9; “Kolosianëve” 3:12-17; “1 Thesalonikasve” 3:12; “Filemoni”; “Jakobi” 1:27; 2:8.

XVI. Paqja dhe Lufta

        Detyra e të Krishterëve është të kërkojnë paqen me të gjithë mbi parimet e drejtësisë. Në përputhje me frymën dhe mësimet e Krishtit, ata duhet të bëjnë gjithçka që munden t'i japin fund luftës.

        Shërimi më i mirë për frymën luftarake, është ungjilli i Zotit tonë. Nevoja më e madhe e botës është pranimi i mësimeve të Tij në të gjitha Çështjet e njerëzve dhe kombeve, dhe zbatimi praktik i ligjit dhe dashurisë së Tij. Të Krishterët nëpër botë, duhet të luten për mbretërimin e Princit të Paqes.

“Isaia” 2:4; “Mateu” 5:9, 38-48; 6:33; 26:52; “Luka” 22:36, 38; “Romakëve” 12:18-19; 13:1-7; 14:19; “Hebrenjve” 12:14; “Jakobi” 4:1-2.

XVII. Liria Fetare

Vetëm Perëndia është Zoti i ndërgjegjes, dhe Ai e ka lënë atë të lirë nga doktrinat dhe urdhërimet e njerëzve që bien në kundërshtim me Fjalën e Tij ose që nuk përfshihen në të. Kisha dhe Shteti duhet të jenë të ndarë. Shteti ka për detyrim që çdo kishe t'i sigurojë mbrojtje dhe liri të plotë në ndjekjen e qëllimeve të saj shpirtërore. Në sigurimin e kësaj lirie asnjë grup kishtar apo denominacion nuk duhet favorizuar nga shteti më shumë se të tjerët. Duke qenë se qeveria civile është caktuar nga Perëndia, atëherë detyra e të Krishterëve është të ofrojnë bindje besnike ndaj saj në të gjitha gjërat që nuk bien ndesh me vullnetin e zbuluar të Perëndisë. Kisha nuk duhet t'i drejtohet pushtetit civil për të kryer punën e vet. Ungjilli i Krishtit ka parasysh vetëm mënyrat shpirtërore për të ndjekur qëllimet e tij. Shteti nuk ka asnjë të drejtë të vendosë penalitete për mendimet fetare të çfarëdo lloji. Shteti nuk ka të drejtë të vendosë taksa për mbështetjen e çfarëdo forme të fesë. Ideali i Krishterë është një kishë e lirë në një shtet të lirë, dhe kjo nënkupton të drejtën për të gjithë njerëzit për të hyrë lirshëm dhe pa pengesa tek Perëndia, si dhe të drejtën për të formuar dhe propaganduar mendime në fushën e fesë pa ndërhyrjen e pushtetit civil.

 “Zanafilla” 1:27; 2:7; “Mateu” 6:6-7, 24; 16:26; 22:21; “Gjoni” 8:36; “Veprat” 4:19-20; “Romakëve” 6:1-2; 13:1-7; “Galatasve” 5:1, 13; “Filipianëve” 3:20; “1 Timoteut” 2:1-2; “Jakobi” 4:12; “1 Pjetrit” 2:12-17; 3:11-17; 4:12-19.

XVIII. Familja

        Perëndia e ka caktuar familjen si institucionin themelor të shoqërisë njerëzore. Ajo përbëhet nga persona që me njëri tjetrin kanë lidhje martesore, gjaku, ose birësimi.

        Martesa është bashkimi i një burri dhe një gruaje në një përkushtim besëlidhor për të gjithë jetën. Është dhurata e vetme e Perëndisë për të kuptuar bashkimin midis Krishtit dhe kishës së Tij, dhe për të siguruar për burrin dhe gruan në martesë, kornizën e një miqësie intime, shtratin e shprehjes seksuale sipas standardeve biblike, dhe mënyrat për lindjen e racës njerëzore.

        Burri dhe gruaja kanë të njëjtën vlerë përpara Perëndisë, sepse të dy janë krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Marrëdhënia martesore modelon rrugën sesi Perëndia lidhet me njerëzit e Tij. Burri duhet ta dojë gruan ashtu sikurse Krishti e deshi kishën. Ai ka përgjegjësinë e dhënë nga Perëndia të sigurojë, ta mbrojë, dhe ta drejtojë familjen e tij. Gruaja duhet ta nënshtrojë veten hirshëm ndaj udhëheqjes prej shërbëtori të burrit të saj ashtu si kisha i nënshtrohet me vullnet drejtimit të Krishtit. Ajo, duke qenë e njëjtë si burri sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë siç është edhe burri i saj, ka përgjegjësinë e dhënë nga Perëndia të respektojë burrin e saj dhe të shërbejë si ndihmësja e tij në menaxhimin e shtëpisë dhe rritjen e brezit tjetër.

        Fëmijët, që nga momenti i ngjizjes, janë një bekim dhe trashëgimi nga Zoti. Prindërit duhet t'u demonstrojnë fëmijëve të tyre modelin e Perëndisë për martesën. Prindërit duhet t'u mësojnë fëmijëve të tyre vlerat morale dhe shpirtërore dhe nëpërmjet shembullit të qëndrueshëm të stilit të jetës dhe disiplinës me dashuri,  t'i drejtojnë ata të bëjnë zgjedhje bazuar në të vërtetën biblike. Fëmijët duhet t'i nderojnë dhe t'u binden prindërve të tyre.

“Zanafilla” 1:26-28; 2:15-25; 3:1-20; “Eksodi” 20:12; “Ligji i Përtërirë” 6:4-9; “Jozueu” 24:15; “1 Samueli” 1:26-28; “Psalmet” 51:5; 78:1-8; 127; 128; 139:13-16; “Fjalët e Urta” 1:8; 5:15-20; 6:20-22; 12:4; 13:24; 14:1; 17:6; 18:22; 22:6, 15; 23:13-14; 24:3; 29:15, 17; 31:10-31; “Predikuesi” 4:9-12; 9:9; “Malakia” 2:14-16; “Mateu” 5:31-32; 18:2-5; 19:3-9; “Marku” 10:6-12; “Romakëve” 1:18-32; “1 Korintasve” 7:1-16; “Efesianëve” 5:21-33; 6:1-4; “Kolosianëve” 3:18-21; “1 Timoteut” 5:8, 14; “2 Timoteut” 1:3-5; “Titit” 2:3-5; “Hebrenjve” 13:4; “1 Pjetrit” 3:1-7.

* * *

DEKLARATA E ÇIKAGOS MBI PAGABUESHMËRINË BIBLIKE

(1978)

Parathënie

        Autoriteti i Shkrimit është një çështje kyçe për Kishën e Krishterë në këtë dhe në çdo epokë. Ata që rrëfejnë besimin në Jezus Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar, janë thirrur ta tregojnë realitetin e ndjekjes së Krishtit duke iu bindur me përulje dhe besnikëri Fjalës së shkruar të Perëndisë. Të largohesh nga Shkrimi në besim apo sjellje, është pabesi ndaj Mësuesit tonë.  Njohja e të vërtetës së plotë dhe denjësisë së Shkrimit të Shenjtë, është themelore për një kuptim të plotë dhe rrëfim të pranueshëm të autoritetit të tij.

        Deklarata pasuese konfirmon përsëri pagabueshmërinë e Shkrimit, duke e qartësuar të kuptuarit tonë për të, dhe duke na paralajmëruar kundër mohimit të tij. Ne jemi të bindur që ta mohosh këtë është njësoj si të leje mënjanë dëshminë e Jezus Krishtit dhe Frymës së Shenjtë dhe të refuzosh atë nënshtrim ndaj pohimeve të fjalës së Perëndisë Vetë që karakterizon besimin e vërtetë të Krishterë. Ne e shohim si detyrë në kohën e përshtatshme, që të bëjmë këtë pohim kur përballemi me shkarjet aktuale nga e vërteta e pagabueshmërisë së shkrimit midis shokëve tanë të krishterë dhe keqkuptimin e kësaj doktrine në mbarë botën.

        Kjo deklaratë përbëhet nga tri pjesë: një Deklaratë Përmbledhëse, Përcaktimet e Pohimit dhe Mohimit, dhe një Shtjellim shoqërues. Ajo është përgatitur pas tre ditë konsultimesh në Çikago. Ata që e kanë firmosur Deklaratën Përmbledhëse dhe Përcaktimet, duan të pohojnë bindjen e tyre për pagabueshmërinë e Shkrimit dhe të inkurajojnë dhe sfidojnë njëri tjetrin dhe të gjithë të Krishterët që të rriten në vlerësimin dhe të kuptuarit e kësaj doktrine. Ne i pranojmë kufizimet e një dokumenti të përgatitur në një konferencë të shkurtër dhe intensive, dhe nuk propozojmë që kjo Deklarate të vlerësohet si besore. Megjithatë ne gëzohemi në thellimin e bindjeve tona nëpërmjet diskutimeve tona të përbashkëta, dhe lutemi që Deklarata që kemi firmosur të mund të përdoret për lavdinë e Perëndisë tonë drejt një reformimi të ri të Kishës në besimin, jetën, dhe misionin e saj.

        Ne e ofrojmë këtë Deklaratë jo në frymën e grindjes, por të përulësisë dhe dashurisë,  frymë të cilën me anë të hirit të Perëndisë synojmë ta ruajmë në çdo dialog të ardhshëm që mund të ngrihet mbi këto pohime të tonat. Ne pranojmë me gëzim që shumë prej atyre që mohojnë pagabueshmërinë e Shkrimit, nuk shfaqin pasojat e këtij mohimi në pjesën tjetër të besimit dhe sjelljes së tyre, dhe jemi të ndërgjegjshëm që ne që e rrëfejmë këtë doktrinë, shpesh e mohojmë atë në jetë, duke mos arritur që mendimet, veprimet, traditat dhe zakonet tona, t'i nënshtrojmë me të vërtetë ndaj Fjalës hyjnore.

        Ne bëjmë ftesë për përgjigje ndaj kësaj deklarate nga kushdo që e sheh të arsyeshme të përmirësojë pohimet e saj për Shkrimin nga ndriçimi i vetë Shkrimit, nën autoritetin e pagabueshëm të të cilit qëndrojmë në këtë moment. Ne nuk shpallim pagabueshmëri personale për dëshminë që japim, dhe për çfarëdo ndihme që na mundëson ta forcojmë këtë dëshmi të Fjalës së Perëndisë, do të jemi mirënjohës.

A. Deklaratë e Shkurtër.

        1. Perëndia, i Cili është Vetë e Vërteta dhe flet vetëm të vërtetën, e ka frymëzuar Shkrimin e Shenjtë që nëpërmjet kësaj t'i zbulojë Veten njerëzimit të humbur nëpërmjet Jezus Krishtit si Krijuesi dhe Zoti, Shpenguesi dhe Gjykatësi. Shkrimi i Shenjtë është dëshmia e Perëndisë për Vetveten.

        2. Shkrimi i Shenjtë, duke qenë Fjala e Perëndisë Vetë, i shkruar nga burra të përgatitur dhe mbikëqyrur nga Fryma i Tij, ka autoritet hyjnor të pagabueshëm në të gjitha çështjet që prek; duhet besuar, si udhëzimi prej Perëndisë, në gjithçka që pohon; i duhet bindur, si urdhri i Perëndisë, në gjithçka që kërkon; duhet përqafuar, si premtim i Perëndisë, në gjithçka që premton.

        3. Fryma i Shenjtë, Autori hyjnor i Shkrimit, na i vërteton atë me anë të dëshmisë së Tij të brendshme si edhe na i hap mendjet për të kuptuar domethënien e tij.

        4. Duke qenë i dhënë tërësisht dhe hollësisht nga Perëndia, Shkrimi është pa gabim apo të metë në të gjithë mësimin e tij, aq më shumë në çfarë shpall për veprat e Perëndisë në krijim, për ngjarjet e historisë së botës, dhe për origjinat e përmbajtjes së tij letrare nën Perëndinë, apo në dëshminë e tij për hirin shpëtues të Perëndisë në jetët personale.

        5. Autoriteti i Shkrimit dëmtohet në mënyrë të pashmangshme nëse kjo pagabueshmëri hyjnore e plotë kufizohet apo shpërfillet në çfarëdo mënyre, apo bëhet e varur ndaj një pikëpamjeje të së vërtetës që bie ndesh me atë të Biblës. Këto shkarje sjellin humbje serioze si për individin, ashtu dhe për kishën.

Përcaktimet e Pohimit dhe Mohimit

Përcaktimi 1

        Ne pohojmë që Shkrimet e Shenjta duhen pranuar si Fjala autoritare e Perëndisë.

        Ne mohojmë që Shkrimet e marrin autoritetin nga Kisha, tradita, apo ndonjë burim tjetër njerëzor.

Përcaktimi II

        Ne pohojmë që Shkrimet janë norma më e lartë e shkruar me anë të të cilës Perëndia e detyron ndërgjegjen, dhe që autoriteti i Kishës, i nënshtrohet atij të Shkrimit.

        Ne mohojmë që besoret, këshillat, ose deklaratat e Kishës kanë autoritet më të madh apo të barabartë me autoritetin e Biblës.

Përcaktimi III

        Ne pohojmë që Fjala e shkruar, në tërësinë e saj, është zbulesë e dhënë nga Perëndia.

        Në mohojmë që Bibla është thjeshtë një dëshmi e zbulesës, apo bëhet zbulesë vetëm në përballjen me të, apo varet nga përgjigjet e njerëzve për vlefshmërinë e saj.

Përcaktimi IV

        Ne pohojmë se Perëndia që bëri njerëzimin sipas shëmbëlltyrës së Tij, ka përdorur gjuhën si një mjet për zbulesën.

        Ne mohojmë që gjuha njerëzore është aq e kufizuar nga natyra jonë prej krijese, saqë është bërë e pamjaftueshme si një mjet për zbulesën hyjnore. Ne më tej mohojmë që zvetënimi i kulturës dhe gjuhës njerëzore nëpërmjet mëkatit, e ka penguar punën frymëzuese të Perëndisë.

Përcaktimi V

        Ne besojmë që zbulesa e Perëndisë në Shkrimet e Shenjta ishte progresive.

        Ne mohojmë që zbulesa e mëvonshme, që mund të përmbushë zbulesën e mëparshme, e korrigjon apo e kundërshton atë në ndonjë rast. Ne më tej mohojmë që është dhënë ndonjë zbulesë normative që prej përfundimit të shkrimeve të Besëlidhjes së Re.

Përcaktimi VI

        Ne pohojmë që i gjithë Shkrimi dhe të gjitha pjesët e Tij, deri tek fjalët origjinale, janë dhënë me anë të frymëzimit hyjnor.

        Ne mohojmë që frymëzimi i Shkrimit mundet që me të drejtë të pohohet për të gjithën por pa pjesët, apo nga disa pjesë por jo për të gjithën.

Përcaktimi VII

        Ne pohojmë që frymëzimi ishte mënyra në të cilën Perëndia me anë të Frymës së Tij, nëpërmjet shkruesve njerëzorë, na dha neve Fjalën e Tij. Origjina e Shkrimit është hyjnore. Mënyra e frymëzimit hyjnor mbetet kryesisht mister për ne.

        Ne mohojmë që frymëzimi mund të kuptohet si thjesht aftësi njerëzore të thella të të kuptuarit, apo si stade të ngritura të çfarëdolloj vetëdijeje.

Përcaktimi VIII

        Ne pohojmë që Perëndia në veprën e Tij të frymëzimit, i përdori personalitetet e ndryshme dhe stilet e të shkruarit të shkruesve të cilët i zgjodhi dhe i përgatiti.

        Ne mohojmë që Perëndia i shtypi personalitetet e tyre, kur i bëri këta shkrues që të përdornin pikërisht ato fjalë që Ai zgjodhi.

Përcaktimi IX.

         Ne pohojmë që frymëzimi, megjithëse nuk tejçoi gjithëdije, garantoi shqiptim të vërtetë dhe të besueshëm në të gjithë çështjet që autorët e Biblës u shtynë të flisnin dhe shkruanin.

        Ne mohojmë që kufizimi apo gjendja e rënë e këtyre shkruesve, nga domosdoshmëria apo nga ndonjë arsye e caktuar, futën shtrembërim apo pavërtetësi në Fjalën e Perëndisë.

Përcaktimi X

        Ne pohojmë që frymëzimi, për të qenë të saktë, i adresohet tekstit autografik të Shkrimit, që në providencën e Perëndisë mund të përcaktohet me saktësi të madhe nga dorëshkrimet e disponueshme. Ne më tej pohojmë që kopjet dhe përkthimet e Shkrimit janë Fjala e Perëndisë në masën që ato paraqesin me besnikëri origjinalin.

        Ne mohojmë që ndonjë element thelbësor i besimit të Krishterë është ndikuar nga mungesa e autografëve. Ne më tej mohojmë që kjo mungesë e bën të pavlefshëm apo pa vend pohimin e pagabueshmërisë Biblike.

Përcaktimi XI

        Ne pohojmë se Shkrimi, duke u dhënë me anë të frymëzimit hyjnor, është i pagabueshëm, kështu që, duke mos na keqorientuar neve, është i vërtetë dhe i sigurt në të gjitha çështjet që adreson.

        Ne mohojmë që është e mundur që Bibla në të njëjtën kohë të jetë e pagabueshme dhe me gabime në pohimet e saj. Pamundësia për të gabuar dhe mospasja gabime, mund të dallohen, por nuk mund të ndahen.

Përcaktimi XII

        Ne pohojmë që Shkrimi në tërësinë e tij është pa gabime, e nuk përmban asnjë të pavërtetë, mashtrim, apo gënjeshtër.

        Ne mohojmë që doktrinat Biblike të pagabueshmërisë dhe mospasjes së gabimeve kufizohen në tema frymërore, fetare apo shpenguese, duke përjashtuar pohime të fushave të historisë dhe shkencës. Ne më tej mohojmë që hipotezat shkencore për historinë e tokës mund të përdoren për të hedhur poshtë mësimin e Shkrimit mbi krijimin dhe përmbytjen.

Përcaktimi XIII

        Ne pohojmë se e drejta e përdorimit të termit pagabueshmëri si term teologjik duke iu referuar besueshmërisë së plotë të Shkrimit, është me vend.

        Ne mohojmë që është e saktë të vlerësojmë Shkrimin sipas standardeve të të vërtetës dhe gabimit, standarde të cilat nuk kanë lidhje me përdorimin dhe qëllimin e Shkrimit. Ne më tej mohojmë që "mospasja e gabimeve" është neglizhuar nga fenomene Biblike si mungesa e saktësisë teknike, parregullsitë e gramatikës apo germëzimit, përshkrimet vëzhguese të natyrës, raportimi i pavërtetësisë, përdorimi i hiperbolës dhe numrave të rrumbullakosur, radhitja e materialit sipas subjektit, zgjedhja e varianteve të materialit në tregimet paralele, apo përdorimi i citimeve të lira.

Përcaktimi XIV

        Ne pohojmë njëqenësinë dhe përputhshmërinë e brendshme të Shkrimit.

        Ne mohojmë që gabimet dhe mospërputhjet e pretenduara që nuk janë zgjidhur ende dëmtojnë të vërtetat e pohimeve të Biblës.

Përcaktimi XV

        Ne pohojmë që doktrina e "mospasjes së gabimeve" bazohet në mësimin e Biblës për frymëzimin.

        Ne mohojmë që mësimi i Jezusit për Shkrimin mund të bjerë me anë të thirrjeve të përshtatjes apo kujtdo kufizimi natyral të natyrës së Tij njerëzore.

Përcaktimi XVI

        Ne pohojmë që doktrina e "mospasjes së gabimeve" ka qenë pjesë përbërëse e besimit të Kishës përgjatë historisë së saj.

        Ne mohojmë që "mospasja e gabimeve" është një doktrinë e shpikur nga Protestantizmi Akademik, apo se ajo është një qëndrim reaksionar i sugjeruar në përgjigje të "kritikës së lartë" negative.

Përcaktimi XVII

        Ne besojmë që Fryma i Shenjtë dëshmon për Shkrimet, duke i siguruar besimtarët për vërtetësinë e Fjalës së shkruar të Perëndisë.

        Ne mohojmë që kjo dëshmi e Frymës së Shenjtë vepron në izolim nga Shkrimi ose kundër tij.

Përcaktimi XVIII

        Ne pohojmë që teksti i Shkrimit duhet interpretuar nga ekzegjeza gramatiko-historike, duke marrë parasysh format dhe mjetet e saj letrare, dhe që Shkrimi duhet të interpretojë Shkrimin.

        Ne mohojmë legjitimitetin e çfarëdo trajtimi të tekstit apo kërkimit për burime që gjenden jashtë tij, që e bën mësimin e tij të dalë relativ, johistorik, që të mos merret parasysh, apo të refuzohen pohimet e tij për autorësinë (hyjnore të vet).

Përcaktimi XIX

        Ne pohojmë se një rrëfim i autoritetit të plotë, pagabueshmërisë së plotë, dhe "mospasjes së gabimeve" të Shkrimit është domosdoshmëri për një të kuptuar të shëndoshë të të gjithë besimit të Krishterë. Ne më tej pohojmë që një rrëfim i tillë duhet të çojë në një rritje konform imazhit të Krishtit.

        Ne mohojmë që një rrëfim i tillë është i nevojshëm për shpëtim. Për më tepër, ne mohojmë më tej që doktrina e "mospasjes së gabimeve" mund të mohohet pa pasoja të rënda, si për individin ashtu dhe për Kishën.

Page  of

[1]1. Këto rrëfime Luteriane mund të gjenden lehtësisht tek Besoret e Krishterimit (The Creeds of Christendom) 3 vol. të Philip Schaff (Grand Rapids: Baker, 1983, riprintim i botimit të 1931), 3:3–73, 93–180.

[2]3. Nuk e kam përfshirë frazën "ai zbriti në ferr," sepse nuk është deklaruar në versionet e hershme të Besores së Apostujve, dhe për shkak të vështirësive doktrinare të lidhura me të (shihni për më tej diskutimin në kapitullin  27, fq. 586–594).

[3]4. Fraza "dhe Biri" u shtua pas Këshillit të Kostandinopojës më 381 por është përfshirë përgjithësisht në tekstin e Besores së Nikesë siç është përdorur nga kishat Protestante dhe Katolike sot. Kjo frazë nuk është përfshirë në tekstin e përdorur nga kishat Ortodokse. (Shihni diskutimin në kapitullin 14, faqet 246-247). Fraza "Perëndi prej Perëndie" nuk ishte në versionin e vitit 381 por ishte në versionin e 325 dhe përgjithësisht përfshihet ende sot.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>