Fjalorth

Nga Xhef Përsuell (Jeff Purswell)

A

autoriteti absolut: Autoriteti më i lartë në jetën e dikujt, një autoritet që nuk mund të hidhet poshtë përmes apelimesh ndaj ndonjë autoriteti edhe më të lartë. (4A.4)

volia: Teoria sipas të cilës shkrimtarët biblikë, nganjëherë pa dashje pranuan si të vërteta gënjeshtra të cilat besoheshin si të vërteta nga njerëzit e kohës së tyre, thjesht sa për të mos bërë të mugët argumentin që po përpiqeshin të parashtronin. (5B.4)

bindja aktive: Një term ky që i referohet bindjes së përsosur të Krishtit ndaj Zotit gjatë gjithë jetës së Tij tokësore, me të cilën Ai fitoi drejtësinë të cilën Perëndia ia llogarit si të tyren atyre që i besojnë Krishtit. (27C.1)

birësimi: Një akt i Perëndisë, me të cilin Ai na bën pjesëtarë të familjes së Tij. (37a)

birësimizimi: Mësimi i rremë sipas të cilit Jezusi jetoi si një njeri i zakonshëm deri në pagëzimin e Tij, kohë kjo në të cilën Perëndia e "birësoi" atë si "Birin" e Tij dhe i akordoi Atij fuqi mbinatyrore. Kësisoj, ky mësim mohon paraekzistencën si dhe natyrën hyjnore të Jezusit. (14C.2.c)

Mosha e përgjegjshmërisë: Term i përdorur nga disa teologë për të treguar një pikë në jetën e një personi para të cilës (sipas mendimit të tyre), ai nuk mbahet përgjegjës për mëkatin dhe nuk konsiderohet fajtor përpara Perëndisë. (24D.3)

jomijëvjeçarizmi: Pikëpamja se nuk do të ketë një mbretërimin trupor njëmijëvjeçar të Krishtit në tokë me plot kuptimin e fjalës, para gjykimit përfundimtar dhe gjendjes së përjetshme. Sipas kësaj pikëpamjeje, referencat e Shkrimeve të shenjta ndaj mijëvjeçarit tek “Zbulesa” 20 në fakt përshkruajnë epokën e tanishme të kishës. (55A.1)

engjëll: Një krijesë, qenie shpirtërore me gjykimin moral dhe inteligjencë të lartë, por pa një trup fizik. (19A)

Engjëlli i Zotit: Një formë të cilën Perëndia mori në kohë të ndryshme në Shkrime, në mënyrë që t’u shfaqej qenieve njerëzore. (19A.11)

asgjësizimi: Mësimi sipas të cilit pas vdekjes, jobesimtarët vuajnë dënimin e zemërimit të Perëndisë për një kohë, dhe pastaj "asgjësohen", ose shkatërrohen, që të mos ekzistojnë më. Disa forma të këtij mësimi, deklarojnë se asgjësimi ndodh menjëherë pas vdekjes. (41C.2)

gjuha antropomorfe: Një e folur me terma njerëzorë rreth Perëndisë,. (11A.2)

antikrishti: "Njeriu i mëkatit", i cili do të shfaqet para ardhjes së dytë të Krishtit dhe do të shkaktojë vuajtje dhe përndjekje të mëdha, por që do të shkatërrohet nga Jezusi. Ky termi është përdorur edhe për të përshkruar figura të tjera që mishërojnë një kundërshtimin të atillë ndaj Krishtit dhe janë pararendësit e antikrishtit përfundimtar. (54F.3.e)

Apokrifa: Koleksioni i librave të përfshirë në kanonin e Shkrimit nga ana e Kishës Katolike Romake, por që nuk përfshihen në kanon nga protestantët (nga fjala greke apocrypha, "gjërat që janë të fshehura"). (3a)

Apollinarianizëm: Herezia e shekullit të katërt sipas të cilës, Krishti kishte një trup njerëzor, por jo një mendje apo shpirt njerëzor, dhe se mendja dhe shpirti i Krishtit ishin nga natyra hyjnore e Birit të Perëndisë. (26C.1.a)

apologjetika: Disiplinë që kërkon të sigurojë një mbrojtje të vërtetësisë së besimit të krishterë me qëllim bindjen e jobesimtarëve. (1A.1)

apostull: Një post i pranuar i njohur i kishës së hershme. Apostujt janë në disa mënyra homologët e Besëlidhjes së Re të profetëve të Besëlidhjes së Vjetër dhe si të tillë kishin autoritetin për të shkruar fjalët e Shkrimit. (47A.1)

kryeengjëll: Një engjëll me autoritet përmbi engjëjt e tjerë. (19A.4)

arianizmi: Doktrina e gabuar që mohon hyjninë e plotë të Jezus Krishtit dhe të Frymës së Shenjtë. (14C.2.a)

arminianizmi: Një traditë teologjike që kërkon të ruajë zgjedhje të lira të qenieve njerëzore dhe mohon kontrollin providencial të Perëndisë mbi detajet e të gjitha ngjarjeve. (16G)

ngritja: Ngritja e Jezusit nga toka në qiell dyzet ditë pas ringjalljes së Tij. (28B.1)

asketizmi: Një qasje ndaj të jetuarit, duke hequr dorë nga të mirat e botës materiale. (15D)

vetvetizmi: Një tjetër emër për atributin e pavarësisë apo vetë-ekzistencës së Perëndisë. (11B.1)

bindja e brendshme për shpëtimin: Ndjenja e brendshme që ne mund të kemi, të bazuar mbi dëshmi të caktuara në jetën tonë se ne jemi me të vërtetë "të lindur sërish", dhe se do të vazhdojmë si të krishterë deri në fund të jetës sonë. (40D)

shlesa: Puna që bëri Krishti me jetën dhe vdekjen e Tij për të fituar shpëtimin tonë. (27)

atributet e të qenurit: Aspekte të karakterit të Perëndisë që përshkruajnë mënyrën e Tij thelbësore të ekzistencës. (12A)

atributet e qëllimit: Aspekte të karakterit të Perëndisë që lidhen me marrjen dhe kryerjen e vendimeve. (13d)

autoriteti i Shkrimit: Ideja se të gjitha fjalët në Shkrimin janë fjalët e Perëndisë në një mënyrë të tillë që po të mohosh apo të kundërshtosh ndonjë fjalë të Shkrimit, do të thotë që të mohosh apo të mos i bindesh Perëndisë (4).

autograf: Kopja origjinale e një dokumenti biblik (nga αυτο, "vetë", dhe γραφ, "shkrim"). (5B.3) 

B

pagëzimi nga Fryma e Shenjtë: Një variant i një fraze të përkthyer gjithashtu “pagëzim në/me Frymën e Shenjtë.” Përkthimi i parafjalës greke ἐν (G1877) me fjalën “nga”, mund të duket se nënkupton që Fryma e Shenjtë është faktori pagëzues, por për të qenë më të saktë, kjo frazë i referohet Frymës si elementi “në” të Cilin (apo “me” të cilin) besimtarët “pagëzohen” në momentin e kthimit në besim. (39B)

pagëzimi në/me Frymën e Shenjtë: Një frazë kjo të cilën autorët e Besëlidhjes së Re e përdorin për të folur për hyrjen në fuqinë e besëlidhjes së re të Frymës së Shenjtë. Kjo do të përfshinte tejçimin e një jete të re shpirtërore (tek rigjenerimi), pastrimin nga mëkati, shkëputjen nga fuqia sunduese e mëkatit dhe dashurisë ndaj tij, si dhe një farë fuqizimi për shërbesë. (39B)

kundrimi i lumnuar: Shikimi i vërtetë, real, paçka se jo i hollësishëm i Perëndisë, që do mund të ndodhë për ne në parajsë (fjalë për fjalë: “shikimi që të bën të bekuar apo të lumnuar”). (12A.2)

bukuria: Atributi i Perëndisë përmes të cilit Ai është përmbledhja e të tëra vetive të dëshiruara. (13E.19)

të qenurit i mbushur me Frymën e Shenjtë: Shiko “i mbushur me Frymën e Shenjtë”.

të qenurit i ringjallur me Krishtin: Shiko “i ngjallur me Krishtin.”

përshtypje: Në kulturën bashkëkohore, ky term zakonisht i referohet pranimit të të vërtetës së diçkaje, si për shembull fakteve rreth Krishtit, pa elementin e nevojshëm të përkushtimit apo varësisë personale që kërkohet. Në Besëlidhjen e Re, ky term shpesh herë përmban idenë e përkushtimit (shiko “Gjoni” 3:16; shiko gjithashtu “besimi”). (35A.1-3)

Shpallje e besueshme e besimit: Një përbërës qendror i pikëpamjes “baptistike” rreth pagëzimit, sipas të cilës, duhet të pagëzohen vetëm ata që kanë dhënë prova të arsyeshme të besimit në Krishtin. (49B)

pagëzimi i besimtarëve: Pikëpamja sipas të cilës pagëzimi u administrohet në mënyrën e duhur vetëm atyre që japin një shfaqje të besueshme të besimit në Jezus Krishtin. (49B)

teologji biblike: Studimi i mësimit të autorëve individualë si dhe seksioneve të Biblës, si dhe i vendit të secilit mësim në zhvillimin historik të Biblës. (1A.1)

“lidhja dhe zgjidhja”: Fjalë të Jezusit të cilat i referohen veprimeve të vënies nën apo nxjerrjes prej disiplinës kishtare (“Mat.” 18:17-18; 16:19). (46B)

peshkop: Përkthim nga greqishtja ἐπίσκοπος (G2176), një term ky i përdorur në mënyrë të ndërkëmbyeshme me “pastor,” “mbikëqyrës,” dhe “plak” për t’iu referuar postit kryesor drejtues të një kishe vendore në Besëlidhjen e Re. Ky term i referohet gjithashtu një prifti i cili ka autoritet mbi një grup kishash në një formë episkopale drejtimi kishe. (47A.2.b; 47C.1)

patëmetë: I përsosur nga ana morale në sy të Perëndisë, një karakteristikë kjo e atyre që ndjekin plotësisht fjalën e Perëndisë (“Ps.” 119:1). (8A)

blasfemia kundër Frymës së Shenjtë: Refuzimi i pazakontë dashakeqës e kokëfortë, si dhe shpifja kundër veprës dëshmuese ndaj Krishtit që bën Fryma e Shenjtë, e atribuimi i asaj vepre ndaj Satanit (shiko gjithashtu “mëkati i pafalshëm”). (26D.6)

lumnia: Doktrina sipas të cilës Perëndia gjen plotësisht kënaqësi në Vetvete dhe në gjithçka që pasqyron karakterin e Tij. (13E.18)

gjaku i Krishtit: Një frazë kjo që i referohet vdekjes së Krishtit në aspektet e saj shpëtuese, përderisa gjaku të cilin Ai derdhi në kryq, qe prova e qartë e jashtme që gjaku i jetës së Tij u derdh, kur Ai vdiq një vdekje sakrifikuese për të paguar për shpengimin tonë. (27C.2.c.(3))

Trupi i Krishtit: Një metaforë nga Shkrimi për kishën. Kjo metaforë është përdorur në dy mënyra të ndryshme: Njëra për të theksuar ndërvarësinë e pjesëtarëve të trupit, ndërsa tjetër për të theksuar kryesimin e Krishtit në kishë. (44A.4)

i rilindur: Një term nga Shkrimi (“Gjoni” 3:3-8) i cili i referohet veprës rigjeneruese të Perëndisë përmes të cilës Ai tejçon tek ne një jetë të re shpirtërore. (34A)

i lindur nga Fryma: Një term tjetër për “rigjenerimin” që tregon rolin e veçantë të luajtur nga Fryma e Shenjtë në tejçimin e një jete të re shpirtërore tek ne. (34A)

i lindur nga uji: Një frazë e përdorur nga Jezusi tek “Gjoni” 3:5 e cila i referohet pastrimit shpirtëror nga mëkati dhe që shoqëron veprën rigjeneruese të bërë nga Perëndia (shiko “Ezek.” 36:25-26). (34C)

C

Kalvinizmi: Një traditë teologjike që ka marrë emrin nga reformatori francez i shekullit të gjashtëmbëdhjetë Xhon Kalvin (John Calvin) (1509-64) e cila thekson sovranitetin e Perëndisë në gjithçka, paaftësinë e njeriut për të bërë të mira shpirtërore përpara Perëndisë, si dhe lavdinë e Perëndisë si synimin më të lartë të gjithçkaje që ndodh. (16)

kanon: Lista e të tëra librave që i përkasin Biblës (nga fjala greqisht κανών, G2834, “kallam; shkop matës; standard apo njësi matëse”). (3)

kanonik: Një term ky që përshkruan Shkrimet e ruajtura të cilat janë gjykuar se kanë autorësi hyjnore e që për rrjedhojë duhet të përfshihen në kanonin e Shkrimit si fjalët autoritare në formë të shkruar të Perëndisë. (3)

njohuri e sigurt: Njohuria e cila është e vërtetuar përtej çfarëdo dyshimi apo pyetjeje. Për shkak se Perëndia i di të tëra faktet e universit dhe nuk gënjen kurrë, e vetmja njohuri absolutisht e sigurt që mund të kemi, gjendet tek fjalët e Perëndisë në Shkrim. (3C)

shterues: Dikush i cili mendon që disa dhurata mrekulli-bërëse shpirtërore, shterën kur apostujt vdiqën dhe kur Shkrimi u përmbyll. (17D.2;52B)

Përkufizimi i Kallkedonit: Deklarata e paraqitur nga Këshilli i Kallkedonit në vitin 451 mbas K., e cila është konsideruar nga pjesa më e madhe e degëve të krishterimit, si përkufizimi më i kulluar i mësimit biblik rreth personit Krisht. (26C.2)

karizmatik: Një term ky i cili i referohet çfarëdo grupi njerëzish të cilët i kanë rrënjët e origjinës historike të tyre tek lëvizja karizmatike ripërtëritëse e viteve 1960të dhe 1970të. Grupe të tilla kërkojnë praktikimin e të tëra dhuratave shpirtërore të përmendura në Besëlidhjen e Re, por, ndryshe nga shumë denominacione Pentekostale, lejon pikëvështrime të ndryshme për nëse pagëzimi në Frymën e Shenjtë ndodh mbas kthimit në besim dhe nëse gjuhët e panjohura janë një shenjë e pagëzimit në Frymën e Shenjtë. (39)

kerubim: Një klasë qeniesh shpirtërore të krijuara, të cilat, ndër të tjera, ruanin hyrjen për në Kopshtin e Edenit. (19A.3.a)

etikat e krishtera: Cilido studim i cili i përgjigjet pyetjes: “Çfarë kërkon Perëndia që ne të bëjmë, dhe çfarë qëndrimi kërkon Ai që ne të kemi sot?” në lidhje me çfarëdo situate. (1A.4)

kisha: Komuniteti i të tërë besimtarëve të vërtetë të të gjithë kohëve. (44A.1)

argument qarkor: Një argument i cili kërkon t’i vërtetojë përfundimet e tij, duke përdorur një pohim i cili varet nga e vërteta e atij përfundimi. (4A.5)

qartësia e Shkrimit: Ideja që Bibla është shkruar në një mënyrë të atillë që mësimet e saj, janë në gjendje të kuptohen nga të tërë ata që e lexojnë duke kërkuar për ndihmën e Perëndisë, e duke qenë të gatshëm për ta ndjekur atë ndihmë. (6C)

klasa: Termi i një organizmi rajonal qeverisës përbrenda Kishës së Reformuar të Krishterë (e ngjashme me një presbiter në një sistem presbiterian). (47C.2)

hiri i përgjithshëm: Hiri i Perëndisë përmes të cilit Ai u jep njerëzve bekime të panumërta të cilat nuk përbëjnë pjesë të shpëtimit. (31A)

atribute të përçueshme: Aspektet e karakterit të Perëndisë të cilat Ai na i bën të ditura, apo që na i “tejçon” neve. (11A.1)

Bashkësia në Darka e Zotit: Term i përdorur gjerësisht si referencë ndaj Darkës së Fundit të Jezusit me dishepujt. (50C.1)

bashkësia e shenjtorëve: Një term i përdorur rëndom për t’iu referuar Darkës së Zotit. (50C.1)

përputhshmëria: Një term tjetër për pikëpamjen e Reformuar rreth providencës. Ky term tregon që sovraniteti absolut hyjnor, është i përputhshëm me rëndësinë e njerëzimit dhe me zgjedhjet reale të njerëzve. (16A)

plotësueshmëria: Pikëpamja sipas të cilës burrat dhe gratë janë të barabartë në vlerë përpara Perëndisë, por që disa role drejtuese dhe mësimore në kishë, janë rezervuar për burrat. (Parathënia, 2; 47D)

teoria e harmonizimit: Një term tjetër për teorinë ditë-epokë të krijimit, e quajtur kështu për shkak se kërkon të pajtojë ose të “harmonizojë” mes Biblës nga njëra anë dhe përfundimeve shkencore rreth moshës së tokës nga ana tjetër. (15E.4.a.(1))

bashkëveprimi: Një aspekt i providencës së Perëndisë, nëpërmjet të cilit Ai bashkëpunon me gjërat e krijuara në çdo veprim, duke i drejtuar tiparet e tyre të veçanta, për t’i bërë ata të veprojnë ashtu sikurse veprojnë. (16B)

pavdekshmëri e kushtëzuar: Mësimi sipas të cilit Perëndia i ka krijuar njerëzit, në mënyrë që vetëm ata të kenë pavdekshmëri (fuqinë për të jetuar përgjithnjë) nëse pranojnë Krishtin si Shpëtimtar. Sipas kësaj pikëpamjeje, ata të cilët nuk do të bëhen të krishterë, thjesht do të reshtin së ekzistuari në momentin e vdekjes apo në kohën e gjykimit përfundimtar. (56G)

drejtimi grigjor: Forma e drejtimit të kishës në të cilën autoriteti përfundimtar drejtues, i mbetet grigjës vendore. (47C)

pasoja e domosdoshmërisë absolute: Pikëpamja sipas të cilës shlesa nuk ishte një domosdoshmëri absolute, por si “pasojë” e vendimit të Perëndisë për të shpëtuar disa qenie njerëzore, shlesa ishte absolutisht e domosdoshme. (27B)

konsistori: Termi për një bord vendor pleqsh në Kishën e Reformuar të Krishterë (të ngjashme me një “sesion” në një sistem presbiterian). (47C.2)

kontradikta: Një dyshe deklaratash, njëra prej të cilëve mohon tjetrën. (1E.3)

kthim në besim: Reagimi ynë me gatishmëri ndaj thirrjes së ungjillit, në të cilin ne me sinqeritet pendohemi për mëkatet tona dhe i besojmë Krishtit për shpëtimin. (35)

argumenti kozmologjik: Një argument për ekzistencën e Perëndisë bazuar tek teza sipas të cilit, përderisa çdo gjë e njohur në univers e ka një shkak, atëherë edhe vetë universi e ka një shkak, i cili mund të jetë vetëm Perëndia. (9C)

besëlidhja: Një marrëveshje e pandryshueshme, e imponuar në mënyrë hyjnore dhe një marrëveshje ligjore mes Perëndisë dhe njeriut, e cila përcakton kushtet e asaj marrëdhënieje. (25)

komuniteti i besëlidhjes: Komuniteti i njerëzve të Perëndisë. Ithtarët protestantë të pagëzimit të foshnjave, e shikojnë pagëzimin si një shenjë e hyrjes në “komunitetin e besëlidhjes” të njerëzve të Perëndisë. (49B.4)

besëlidhja e hirit: Marrëveshja ligjore mes Perëndisë dhe njeriut, e ngritur nga Perëndia pas rënies së Adamit, nëpërmjet të cilës njeriu mund të shpëtohet. Paçka se dispozitat specifike të kësaj besëlidhjeje ishin të ndryshme në kohë të ndryshme gjatë historisë shpenguese, kushtet thelbësore të kërkimit të besimit në Krishtin, shpenguesin, mbetën të njëjtat. (25C)

besëlidhja e shpengimit: Marrëveshja mes pjesëtarëve të Trinisë në të cilën secili është dakord të përmbushë rolin e Tij përkatës për arritur shpëtimin e qenieve njerëzore. (25B)

besëlidhja e veprave: Marrëveshja ligjore mes Perëndisë dhe Adamit e Evës në Kopshtin e Edenit, përmes të cilës, pjesëmarrja në bekimet e besëlidhjes, varej nga bindja, ose “veprat,” e Adamit dhe Evës. (25A)

krijimi: Doktrina sipas të cilës Perëndia e krijoi të tërë universin nga hiçi. Universi qe fillimisht shumë i mirë, dhe Ai e krijoi atë për të përlëvduar Veten. (15)

D

evolucioni darvinist: Teoria e përgjithshme e evolucionit (shiko gjithashtu “makro-evolucioni”), që e merr emrin nga Çarlls Darvini (Charles Darwin), natyralisti britanik i cili parashtroi këtë teori më 1859 në librin e tij Origjina e Specieve përmes përzgjedhjes natyrore (Origin of Species by Means of Natural Selection). (15E.2.c.1)

teoria dita-epokë: Teoria e krijimit të një “toke të vjetër”, e cila i konsideron ditët e përmendura tek “Zanafilla” 1 si “epoka” skajshmërisht të gjata kohore. (15E.4.a.(1))

dhjak: Përkthimi i fjalës greke διάκονος (G1356, “shërbëtor”). Në disa kontekste të caktuara, ky term i referohet një punonjësi kishe, përgjegjësia e të cilit përmban forma të ndryshme shërbimi, përfshi këtu mbikëqyrje financiare, përgjegjësi administrative, si dhe kujdesin për nevojat fizike të grigjës. (47A.3)

vdekja: Fundi i jetës i shkaktuar nga futja e mëkatit në botë. (Për të krishterin, vdekja na sjell në praninë e Perëndisë për shkak se Krishti pagoi ndëshkimin për mëkatet tona) (41A)

dekretet e Perëndisë: Planet e përjetshme të Perëndisë, përmes të cilave, përpara krijimit të botës, Ai vendosi të sjellë në ekzistencë gjithçka që ndodh. (2B.1; 16D)

deizmi: Pikëpamja sipas të cilës Perëndia e krijoi universin, por që tani nuk është i përfshirë drejtpërsëdrejti në marrëdhënie me këtë krijim. (15B)

demonizuar: Të jesh nën ndikimin demonik (Greqisht δαιμονίζομαι, G1227). Ky term, shpesh herë sugjeron rastet më të skajshme të ndikimit demonik. (20D.3)

i pushtuar nga demonët: Një frazë çorientuese që haset në disa përkthime të Biblës, që duket se sugjeron që vullneti i personit është tërësisht i mbizotëruar nga një demon. Termi greqisht δαιμονίζομαι (G1227) përkthehet më mirë “nën ndikimin demonik,” që mund të variojë nga një ndikim apo sulm i lehtë, tek një i fortë. (20D.3)

demonët: Engjëj të ligj të cilët mëkatuan kundër Perëndisë e që tani kryejnë vazhdimisht ligësi në botë. (20)

shthurja: Një term tjetër për “zvetënimin e trashëguar.” (24C.2.a)

determinizmi: Ideja që veprimet, ngjarjet dhe vendimet, janë rezultate të pashmangshme të disa kushteve apo vendimeve paraprirëse, që janë të pavarura nga vullneti njerëzor. (32C.2.d)

dikotomi: Pikëpamja sipas të cilës njeriu përbëhet nga dy pjesë, trupi dhe fryma/shpirti. (23A)

diktimi: Ideja që Perëndia shprehimisht u foli çdo fjalë të Shkrimit autorëve njerëzorë.(4A.6)

dallimi në role: Ideja që burrave dhe grave u janë dhënë nga Perëndia, funksione të ndryshme primare në familje si dhe në kishë. (22C)

dioqezë: Në një sistem episkopal të qeverisjes së kishës, janë kishat nën juridiksionin e një peshkopi. (47C.1)

dispensacionalizëm: Një sistem teologjik i cili nisi në shekullin e nëntëmbëdhjetë me shkrimet e J. N. Darby. Ndër doktrinat e përgjithshme të këtij sistemi, janë dallimet mes Izraelit dhe kishës, si dy grupe në planin e përgjithshëm të Perëndisë, rrëmbimi përpara mundimeve i kishës, një përmbushje e vërtetë në të ardhmen, e profecive të Besëlidhjes së Vjetër për sa i takon Izraelit, si dhe ndarja e historisë biblike në shtatë periudha apo “dispensacione” të mënyrave se si Perëndia merret me njerëzit e Tij. (55A.3.b)

para-mijëvjeçarizmi dispensacional: Një term tjetër për “para-mijëjeçarizmin para-mundimeve.” Termi “dispensacional” është përdorur për shkak se pjesa më e madhe e përkrahësve të kësaj pikëpamjeje, parapëlqen që të ruajë një dallim të qartë mes kishës dhe Izraelit, me të cilin Perëndia merret me të tjera mjete, apo “dispensacione.” (55A.3.b)

dallimi mes frymëve: Një aftësi e veçantë për të kuptuar ndikimin e Frymës së Shenjtë apo të frymërave demonike tek një person. (20D.4; 53G)

shtrembërimi i roleve: Ideja që tek ndëshkimet që Perëndia i dha Adamit dhe Evës pas mëkatit të tyre, Ai nuk parashtroi role apo funksione të reja, por thjesht futi dhimbjen dhe shtrembërimin në funksionet që ata kishin që më përpara. (22C.2.h)

doketizmi: Mësimi heretik sipas të cilit Jezusi nuk ishte me të vërtetë njeri, por vetëm dukej si njeri (nga folja greqisht δοκέω (G1506), “të dukesh si, të ngjasosh me”). (26A.5)

doktrina: Ajo që e tërë Bibla na mëson sot rreth një teme të caktuar. (1A.4)

dogma: Një term tjetër për “doktrinë.” Kjo fjalë përdoret shpesh për t’iu referuar më specifikisht disa doktrinave të cilat kanë përkrahjen zyrtare të kishës. (1A.4)

teologji dogmatike: Një term tjetër për “teologji sistematike.” (1A.4)

dualizmi: Ideja që si Perëndia ashtu edhe universi material, kanë ekzistuar përjetësisht krah për krah si dy forcat më të mëdha në univers. Kjo nënkupton se ekziston një konflikt i përjetshëm mes Perëndisë si dhe aspekteve të këqija të universit material. (15B; 24B)

të vdesësh me Krishtin: Një frazë kjo e cila përshkruan shkëputjen e një personi nga mënyra e tij e vjetër e të jetuarit, përmes bashkimit të tij me Krishtin nëpërmjet besimit. (43A.3.a)

E

Kisha lindore: Një segment madhor i kishës, i cili tani njihet si kisha Ortodokse, i cili u nda nga kisha Perëndimore (Katolike Romake) në vitin 1054 mbas K. (45E)

vartësi marrëdhënore: Mësimi sipas të cilit, pjesëtarë të caktuar të Trinisë, kanë role apo funksione të cilat janë subjekt i kontrollit apo autoritetit të pjesëtarëve të tjerë. (14D.2)

thirrje efektive: Një veprim i Perëndisë At, i cili flet përmes shpalljes njerëzore të ungjillit, në të cilin, Ai i thërret njerëzit tek Vetja në një mënyrë të atillë që ata reagojnë me një besim shpëtues. (33A)

barazimtarizmi: Pikëpamja sipas të cilës të tëra funksionet dhe rolet në kishë, janë të hapura si për burrat njëlloj ashtu edhe për gratë. (Parathënia, 2; 47D)

ἐκκλησία (G1711): Një term greqisht i përkthyer “kishë” në Besëlidhjen e Re. Kjo fjalë, në kuptimin e drejtpërdrejtë të saj, do të thotë “asamble,” dhe në Bibël, ajo nënkupton asamblenë apo grigjën e popullit të Perëndisë. (44A.1)

pleqësia: Grupi kryesor drejtues në një kishë në Besëlidhjen e Re (Greqisht πρεσβύτερος, G4565). (47A.2.a)

zgjedhje: Një veprim i Perëndisë përpara krijimit, në të cilin Ai zgjedh që disa njerëz të shpëtohen, jo në lidhje me ndonjë meritë të paraparë tek ta, por vetëm për shkak të vullnetit të Tij të mirë e hyjnor. (32)

fuqizimi për shërbesë: Një aspekt parësor i veprës së Frymës së Shenjtë për të sjellë prova të pranisë së Perëndisë si dhe për të bekuar. (30A.2)

      drejtimi episkopal: Një formë hierarkike e drejtimit të kishës, në të cilën peshkopët kanë autoritet drejtues mbi grupet e kishave (nga greqishtja ἐπίσκοπος, G2176, “mbikëqyrës,” “peshkop”). (47C.1)

barazueshmëria në person: Ideja që burrat dhe gratë janë të krijuar të barabartë në shëmbëllimin e Perëndisë, dhe që për rrjedhojë, janë njëlloj të rëndësishëm për Perëndinë dhe njëlloj të çmueshëm për Të. (22B)

eshatologji: Studimi i “gjërave të fundit,” ose ngjarjeve të ardhshme (nga greqishtja ἔσχατος, G2274, “e fundit”). (54)

lindja e përjetshme e Birit: Përshkrim i marrëdhënies së përjetshme që ka ekzistuar përbrenda Trinisë mes Atit dhe Birin, në të cilën Biri është lidhur përjetësisht si Bir me Atin. (14C.2.a)

ndëshkimi i përjetshëm i vetëdijshëm: Një përshkrim i natyrës së ndëshkimit në ferr, që nuk do të ketë fund, dhe për të cilën jobesimtari do të jetë plotësisht i vetëdijshëm. (56G)

siguria e përjetshme: Një term tjetër për “vazhdimësia e shenjtorëve.” Sidoqoftë, ky term mund të keqkuptohet sikur nënkupton që të tërë ata të cilët sapo kanë rrëfyer besimin, janë “përjetësisht të sigurt” në shpëtimin e tyre, kur në fakt ata mund të mos jenë kthyer aspak me të vërtetë në besim. (40D.3)

përjetësia: Kur përdoret rreth Perëndisë, është doktrina që Perëndia nuk ka fillim, fund apo seri momentesh në Qenien e Tij, dhe që Ai e shikon të gjithë kohën, njëlloj reale, e megjithëkëtë, Perëndia i shikon ngjarjet në kohë dhe vepron në kohë. (11B.3)

etikat: Shiko “Etikat e krishtera.”

Eukaristi: Një term tjetër për Darkën e Zotit (nga greqishtja εὐχαριστία, G2374, “të falënderosh”). (50C.1)

Eutikianizmi: Një term tjetër për monofisitizmin, që ka marrë këtë emër pas Eutikianit, një murg i shekullit të pestë. (26C.1.c)

ungjillëzimi: Shpallja e ungjillit ndaj jobesimtarëve (nga greqishtja εὐαγγελίζω, G2294, “të shpallësh lajmin e mirë”). (44C.3; gjithashtu 48B.10)

përlartësimi i Krishtit: Një nga dy “gjendjet” e Krishtit, ku tjetra është ajo e përulësimit. Gjendja e përlartësimit përfshin katër aspekte të veprës së Tij: ringjalljen, ngritjen në qiell, uljen në të djathtë të Perëndisë, dhe kthimin në lavdi dhe pushtet. (28C)

teoria e shembullit: Pikëpamja sipas të cilës, shlesa që Krishti kreu, nuk mbarti ndëshkimin e drejtë të Perëndisë për mëkatet tona, por që Ai thjesht na siguroi një shembull të mënyrës se si ne duhet t’i besojmë e t’i bindemi në mënyrë të përsosur Perëndisë, edhe nëse kjo na çon në vdekje. (27C.2.d.(3))

shkishërimi: Hapi i fundit i disiplinës kishtare në të cilën një person nxirret nga bashkësia, apo “përbashkësia” e kishës. (46D.1.a)

eksegjeza: Procesi i interpretimit të tekstit të Shkrimit. (6D)

ex nihilo: Frazë latine që do të thotë “prej asgjësë,” e që i referohet krijimit të universit nga Perëndia, pa përdorim prej Tij të ndonjë materiali që ekzistonte paraprakisht. (15A.1)

ex opere operato: Një frazë në latinisht që do të thotë “nëpërmjet punës së kryer.” Në mësimin e katolicizmit romak, kjo frazë është përdorur për të treguar që sakremente të tilla si pagëzimi, veprojnë në sajë të veprimtarisë së kryer aktualisht, në mënyrë të pavarur nga qëndrimi subjektiv i besimit tek pjesëmarrësit në to. (50B.3)

ekzorcizmi: Veprimi i dëbimit të një fryme të keqe përmes një urdhërese të folur me gojë. (20D.6)

thirrje e jashtme: Ftesa e përgjithshme e ungjillit, që i ofrohet tërë njerëzve, e që vjen përmes shpalljes njerëzore të ungjillit. Kjo njihet edhe si “thirrja e përgjithshme” apo “thirrja e ungjillit,” kjo thirrje mund të refuzohet nga njerëzit. (33A)

vajimi: Një nga shtatë sakramentet e mësimit të Katolikëve Romakë. Vajosja administrohet ndaj një personi që është duke vdekur (njihet gjithashtu me termin “ritet e fundit”). (48A)

F

besimi: Mirëbesim apo varësia tek Perëndia, bazuar tek fakti që ne i zëmë besë fjalës së Tij dhe besojmë atë që Ai ka thënë. (Shiko gjithashtu “besim shpëtues”). (18C.2.; gjithashtu 35A.3)

besimi dhe praktika: Term i përdorur nga disa të cilët, duke mohuar pagabueshmërinë e Biblës, pretendojnë që qëllimi i Biblës, është vetëm që të na flasë rreth këtyre dy temave. (5B.1)

besnikëria: Doktrina që Perëndia do të bëjë gjithnjë atë që Ai ka thënë e do të përmbushë atë që A ka premtuar. (12B.5)

agjërimi: Disiplina e abstenimit për një farë kohe nga të tëra apo nga disa ushqime të caktuara. Në Bibël, agjërimi shpesh shoqëron lutjet me qëllim ndërhyrjet intensive, pendesën, adhurimin apo kërkimin për udhëzime. (18C.12)

fatalizmi: Një sistem ky në të cilin zgjedhjet njerëzore, si dhe vendimet njerëzore, nuk sjellin praktikisht ndonjë ndryshim për shkak se gjërat do të dalin ashtu sikurse janë caktuar që më përpara. Kjo bie ndesh me doktrinën e zgjedhjes, në të cilën njerëzit bëjnë zgjedhje reale të cilat kanë pasoja reale dhe për të cilat neve do të na kërkohet llogari. (32C.1)

filioque: Latinisht për “dhe nga Biri,” term që i referohet një fraze të ngërthyer në Besoren e Nicesë që nënkupton se Fryma e Shenjtë nuk del vetëm nga Ati por edhe nga Biri gjithashtu. Polemika që u ngrit rreth kësaj çështjeje doktrinare, kontribuoi në ndarjen mes kishës Lindore dhe asaj Perëndimore në vitin 1054 mbas K. (14C.2.d)

i mbushur me Frymën e Shenjtë: Një ngjarje që pason kthimin në besim në të cilin një besimtar përjeton një mbushje të re me Frymën e Shenjtë, e cila mund të çojë në një larmi pasojash, përfshi këtu një dashuri më të madhe për Perëndinë, një fitore më të madhe mbi mëkatin, një fuqi më të madhe për shërbesë, dhe nganjëherë marrjen e dhuratave të reja shpirtërore. (39D.2.c)

gjykimi përfundimtar: Shpallja e fundit dhe përfundimtare nga Jezus Krishti, i fatit të përjetshëm të të tërë njerëzve, e cila do të ndodhë pas mijëvjeçarit dhe rebelimit që zhvillohet në fund të tij. (56A.1)

frytet e para: Pjesa e parë e një korrjeje (Greqisht ἀπαρχή, G569). Ku përshkruhet Krishti në ringjalljen e Tij si “frytet e para” (“1 Kor.” 15:20), Bibla lë të kuptohet që trupat tanë të ringjallur do të jenë si i Tiji kur Perëndia të na ringjallë. (28A.4.c)

gjeologjia e përmbytjes: Pikëpamja që ia atribuon statusin e tanishëm gjeologjik të botës, forcave natyrore të jashtëzakonshme të shkaktuara nga përmbytja e përshkruar tek “Zanafilla” 6-9. (15E.4.b.(2))

paranjohja: E lidhur me doktrinën e përzgjedhjes, njohurinë personale, marrëdhënore nëpërmjet të cilës Perëndia mendoi për të patur me njerëz të caktuar një marrëdhënie shpëtuese me Veten e Tij, që përpara krijimit. Kjo duhet të dallohet nga njohuria e thjeshtë e fakteve rreth një personi. (32C.2.a)

ligjor: Një term që do të thotë: “të kesh të bësh me procedime ligjore.” Ky term përdoret për të përshkruar drejtësimin si një shpallje ligjore nga Perëndia, e cila në vetvete, nuk e ndryshon natyrën tonë të brendshme apo karakterin tonë. (36A)

zgjedhje me vullnet të lirë: zgjedhje të ndërmarra në përputhje me vullnetin tonë të lirë (shiko “vullnet i lirë”). (16B.9)

vullnet i lirë: (a) në lidhje me Perëndinë: Të tëra gjërat të cilat Perëndia vendosi të dëshirojë, por për të cilat nuk kishte domosdoshmëri për t’i dashur në përputhje me natyrën e Tij. (13D.14.b) (b) në lidhje me njeriun: Aftësia për të ndërmarrë zgjedhje të gatshme të cilat kanë efekte reale (sidoqoftë, edhe të tjerë njerëz e përkufizojnë këtë në mënyra të ndryshme, duke përfshirë këtu aftësinë për të ndërmarrë zgjedhje të cilat nuk janë të përcaktuara nga Perëndia). (16B.9)

G

teoria e hendekut: Ideja që mes “Zanafillës” 1:1 dhe 1:2 është një hendek prej miliona vjetësh gjatë të cilit Perëndia gjykoi një krijim të mëparshëm, duke e bërë atë “pa formë dhe të zbraztë” duke bërë të domosdoshëm një krijim të dytë i cili tregohet tek “Zanafilla” 1:3-2:3. (15E.2.d)

asambleja e përgjithshme: Në një formë presbiteriane të drejtimit të kishës, ky është termi për njësinë drejtuese kombëtare (apo rajonale). (47C.2)

eskatologjia e përgjithshme: Studimi i ngjarjeve të ardhshme, të cilat do të ndikojnë të tërë universin, të tilla si ardhja e dytë e Krishtit, mijëvjeçari si dhe gjykimi përfundimtar. (54)

shpengimi i përgjithshëm: Një term tjetër për “shlesën e pakufizuar.” (27D)

zbulesa e përgjithshme: Njohuria e ekzistencës, karakterit, si dhe ligjit moral të Perëndisë, që vjen përmes krijesës tek tërë njerëzimi. (7E)

dhuratat e Frymës së Shenjtë: Të tëra aftësitë që janë fuqizuar nga Fryma e Shenjtë dhe të cilat përdoren në çfarëdo shërbese të kishës. (52A)

përlëvdimi: Hapi përfundimtar në zbatimin e shpengimit. Kjo do të ndodhë kur Krishti të kthehet e të ringjallë trupat e të tërë besimtarëve të të tëra kohërave të cilët kanë vdekur, e t’i ribashkojë ato me shpirtrat e tyre, e të ndryshojë trupat e të tërë besimtarëve që kanë mbetur gjallë, duke u dhënë të tërë besimtarëve njëkohësisht, trupa të pasosur të ringjallur si ai që Ai Vetë ka. (42)

lavdia: shkëlqimi i krijuar i cili rrethon zbulesën që Perëndia i bën Vetes. Në një kuptim tjetër të këtij termi, i referohet nderit të Perëndisë. (13E.20)

Perëndia: Në Besëlidhjen e Re, një përkthim i fjalës greke θεός (G2536), e cila zakonisht, por jo gjithmonë, është përdorur për t’iu referuar Perëndisë At. (26B.1.a)

Frymëzuar nga Perëndia: Përkthim i fjalës greke θεόποευστος (G2535, nganjëherë e përkthyer “e frymëzuar nga Perëndia”), gjë të cilën Bibla (2 Tim. 3:16) e përdor në mënyrë metaforike për të përshkruar fjalët e Shkrimit të folura prej Perëndisë. (4A)

mirësia: Doktrina sipas të cilës Perëndia është standardi përfundimtar i të mirës, e që gjithçka që Perëndia është dhe bën, është e denjë për aprovim. (12C.6)

thirrja e ungjillit: Ftesa e përgjithshëm ungjillore drejtuar të tërë njerëzve që vjen përmes shpalljes njerëzore të ungjillit. Kësaj ne gjithashtu i referohemi me termin “thirrje e jashtme.” (33A)

qeveria: Një aspekt i provanisë së Perëndisë, që tregon se Perëndia ka një qëllim në gjithçka që Ai bën në botë, dhe se Ai me provanitë e Tij qeveris apo drejton të tëra gjërat me qëllim që ato të përmbushin qëllimet e Tij. (16C)

teoria e drejtueshmërisë: Teoria sipas të cilës vdekja e Krishtit nuk qe një pagesë për mëkatet tona, por demonstrimi nga Perëndia i fakti që, përderisa Ai është drejtuesi moral i universit, një lloj penaliteti duhet të paguhet kurdoherë që ligjet e Tij shkelen. (27C.2.e.(4))

hiri: Mirësia e Perëndisë ndaj atyre të cilët meritojnë vetëm ndëshkim. (12C.8)

Porosia e Madhe: Urdhëresat e fundit të Jezusit ndaj dishepujve, të dokumentuara tek “Mateu” 28:18-20. (1C.1)

Mundimi i madh: Një shprehje nga “Mateu” 24:21 që i referohet një periudhe mundimi të madh dhe vuajtjeje, përpara kthimit të Krishtit. (54F.3.b; 55E)

Gjykimi përpara fronit të madh të bardhë: Një term tjetër për gjykimin përfundimtar për të cilin flitet tek “Zbulesa” 20:11-15. (56A.2)

H

shërimi: Një dhuratë e Frymës së Shenjtë që funksionon për të sjellë një rimëkëmbje të shëndetit si një shijim paraprak i lirisë së plotë nga dobësitë dhe lëngatat fizike, liri të cilën Krishti bleu për ne përmes vdekjes dhe ringjalljes së Tij. (53D)

qielli: Vendi ku Perëndia e bën më plotësisht të njohur praninë e Tij për të bekuar. Perëndia e zbulon më së shumti lavdinë e Tij pikërisht në qiell, dhe ku engjëjt, krijesat e tjera qiellore dhe shenjtorët e shpenguar e adhurojnë të tërë. (57A.1)

ferri: Një vend ndëshkimi për të ligjtë në gjendje të vetëdijshme. (56G)

hermeneutikat: Studimi i metodave të sakta të interpretimit të tekstit. (6D)

qeveri hierarkike: Është një term tjetër që përdoret për një formë episkopale qeverisjeje të kishës, në të cilën, autoriteti vendimmarrës përfundimtar, gjendet jashtë kishës vendore. (47c)

teologji historike: Studimi historik i mënyrës se si të krishterët në periudha të ndryshme kanë kuptuar tema të ndryshme teologjike. (1A.1)

paramijëvjeçarizmi historik: Pikëpamja sipas të cilës Krishti do të kthehet në tokë pas një periudhe mundimesh të mëdha, e më pas do të ngrejë një mbretëri njëmijëvjeçare. Në këtë kohë, besimtarët të cilët kanë vdekur, do të ngjallen ndërsa besimtarët të cilët janë gjallë, do të marrin trupa të përlëvduar të ringjallur, dhe të dyja palët do të sundojnë me Krishtin mbi tokë për njëmijë vjet. (55A.3.a)

historia e shpengimit: Seria e ngjarjeve përgjatë historisë, me anë të të cilave Perëndia veproi për të mundësuar shpëtimin e njerëzve të Tij. (3B)

shenjtëria: Doktrina që Perëndia është i ndarë nga mëkati dhe i përkushtuar ndaj kërkimit të nderimit të Vet. (12C.8)

urdhri i shenjtë: Një nga shtatë sakramentet në mësimin e Katolikëve Romakë, emërimi në priftërim apo në diakonat. (48A)

Fryma e Shenjtë: Një nga tre personat e Trinisë, puna e të Cilit është të manifestojë praninë aktive të Perëndisë në Fjalë, dhe veçanërisht në kishë. (30)

ὁμοιούσιος: Një fjalë greqisht që do të thotë “e një natyre të ngjashme,” e përdorur nga Ariusi në shekullin e katërt për të deklaruar se Krishti ishte një qenie mbinatyrore qiellore, por edhe për të mohuar që Ai ishte i të njëjtës natyrë me Perëndinë At. (14C.2.a)

ὁμοούσιος: Një fjalë greqisht që do të thotë “e të njëjtës natyrë,” e cila qe përfshirë në Besoren e Nicesë për të mësuar që Krishti qe i ekzaktësisht të njëjtës natyrë si Perëndia At dhe për rrjedhojë qe plotësisht hyjnor si dhe plotësisht njerëzor. (14C.2.a)

homo sapiens: Përcaktimi shkencor për një formë të hershme të njeriut (fjalë për fjalë: “njeriut të mençur”), që besohet nga shumëkush të ketë jetuar dikur mes viteve 300,000 para K. dhe 40,000 para K. (15E.3.b)

përulësimi i Krishtit: Një nga dy “gjendjet” e Krishtit, ku tjetra është lartësimi. Gjendja e përulësimit përfshin katër aspekte të punës së Tij: mishërimin, vuajtjet, vdekjen dhe varrimin e Tij. (28C)

bashkimi hipostatik: Bashkimi i natyrave njerëzore dhe hyjnore të Krishtit në një person (nga greqishtja ὑπόστασις, G5712, “të qënit”). (26C.2)

I

KNPB: Këshilli Ndërkombëtar i Pagabueshmërisë Biblike (International Council on Biblical Inerrancy). Kjo organizatë hartoi “Deklaratën e Çikagos të Pagabueshmërisë Biblike” më 1978 e cila afirmoi pagabueshmërinë e Shkrimit dhe përkufizoi atë që pjesa më e madhe e ungjillorëve kuptojnë me termin pagabueshmëri. (5B.2; Shtojca 1)

teoria e kohës ideale: një emër tjetër ky për “kreacionizmin e moshuar.”

shëmbëllimi i Perëndisë: Natyra e njeriut, e tillë që ai është si Perëndia dhe përfaqëson Perëndinë. (21C.1)

imago dei: Një frazë latinisht që ka kuptimin “shëmbëllimi i Perëndisë.” (21C.1)

i brendaqenësishëm: Që ekziston apo që mbetet. Ky term përdoret në teologji për të folur për përfshirjen e Perëndisë në krijim. (15B)

zhytje: Mënyra e pagëzimit në Besëlidhjen e Re, në të cilën, personi zhytet tërësisht nën ujë, dhe pastaj nxirret përsëri jashtë tij. (49A)

i afërt: Një term ky që i referohet faktit që Krishti mund të kthehej dhe mund të kthehet në çdo çast, dhe se ne duhet të jemi të përgatitur për ardhjen e Tij dita ditës. (54F.1)

pandryshueshmëria: Edhe një term tjetër për pandërrueshmërinë e Perëndisë. (11B.2)

pandjeshmëria: Doktrina, shpesh e bazuar tek një keqkuptim i “Veprave” 14:15, sipas të cilës Perëndia nuk ka pasione apo emocione. Shkrimi përkundrazi na mëson që Perëndia ka emocione, por nuk ka pasione apo emocione të mëkatshme. (11B.2.c)

patëmetësia: Doktrina sipas të cilës Krishti nuk ishte në gjendje që të mëkatonte. (26A.4)

mveshja: Të mendosh a thuash se i takon dikujt, dhe për rrjedhojë të shkaktosh t’i takosh atij personi. Perëndia “mendon për” mëkatin e Adamit si diçka që na takon neve, dhe për rrjedhojë, ai na takon neve, dhe në lidhje me drejtësimin, Ai e mendon drejtësinë e Krishtit si diçka që na takon neve, dhe kështu mban raportin me ne mbi këtë bazë. (24C.1.; 36C)

mishërimi: Akti i Birit të Perëndisë me anë të të cilit Ai mori mbi Vete natyrë njerëzore. (26B)

“në Krishtin”: Një term ky i cili i referohet një larmie marrëdhëniesh mes besimtarëve dhe Krishtit, përmes të cilave, të krishterët përfitojnë dobitë e shpëtimit. (43A)

atributet e papërçueshme: Aspekte të karakterit të Perëndisë të cilat Perëndia nuk i ndan me ne. (11A.1)

paperceptueshmëri: E pa kuptueshme plotësisht. Në aplikimin që ky term ka për Perëndinë, nënkupton që Perëndia nuk mund të kuptohet plotësisht apo në çdo hollësi, paçka se ne mund të dimë gjëra të vërteta rreth Perëndisë. (10B)

të paprishshëm: Natyra e trupave tanë të ardhshëm të ringjallur, të cilët do të jenë si trupi i ringjallur i Krishtit dhe që për rrjedhojë, nuk do të mplaken, as vjetrohen, as do të jenë subjekt i ndonjë lloj sëmundjeje apo lëngate. (28A.4.c)

pavarësia: Doktrina që Perëndia nuk ka nevojë për ne apo pjesën tjetër të krijimit për ndonjë gjë, megjithëkëtë, ne si dhe pjesa tjetër e krijimit, mund ta përlëvdojë Atë dhe t’i sjellë Atij gëzim. (11B.1)

pagabueshmëria: Ideja që Shkrimi në dorëshkrimet origjinale, nuk mbështet asgjë e cila bie në kundërshtim me faktet. (5A)

padevijueshmëria: Ideja që Shkrimi nuk është në gjendje që të na çojë në drejtim të gabuar në çështjet e besimit dhe jetës praktike. (5B.1)

pagëzimi i foshnjave: Shiko “paedopagëzimi.”

i pakufi: Kur përdoret për Perëndinë, ky është referim i faktit që ai nuk është subjekt ndaj ndonjë prej kufizimeve të njerëzimit apo të krijimit në përgjithësi. (11B.2.e)

i pakufi në lidhje me hapësirën: Një term tjetër për gjithëpraninë e Perëndisë. (11B.4)

i pakufi në lidhje me kohën: Një term për përjetësinë e Perëndisë. (11B.3)

drejtësi e injektuar: Drejtësia që Perëndia faktikisht vendos brenda nesh dhe që na ndryshon nga përbrenda. Kisha Katolike Romake e kupton drejtësimin si diçka që përfshin një injektim të tillë i cili ndryshon nga pikëpamja e protestantizmit sipas të cilit drejtësimi është një deklaratë ligjore nga Perëndia. (36C)

zvetënimi i trashëguar: natyra mëkatare apo prirja për të mëkatuar, që të tërë njerëzit trashëgojnë për shkak të mëkatit të Adamit (shpesh i njohur me termin: “ndotja origjinale”). Kjo ide  nënkupton që (1) në natyrën tonë, neve na mungon tërësisht mirësia shpirtërore përpara Perëndisë; dhe (2) në veprimet tona, ne jemi tërësisht të paaftë për të bërë të mirë shpirtërore përpara Perëndisë. (24C.2)

faj i trashëguar: Ideja që Perëndia i llogarit të tërë njerëzit fajtorë për shkak të mëkatit të Adamit (shpesh i njohur si “faji i parë”). (24C.1)

mëkati i trashëguar: Faji dhe prirja për të mëkatuar, që të tërë njerëzit trashëgojnë për shkak të mëkatit të Adamit (shpesh i njohur si “mëkati origjinal”). (24C)

“në emër të Jezusit”: Një term ky që i referohet lutjes së bërë me autorizimin e Jezusit dhe që është në përputhje me karakterin e Tij. (18B.3)

një ndjenjë e brendshme tek njeriu për Perëndinë: Një vetëdijësim instinktiv i ekzistencës së Perëndisë që ka çdo njeri. (9A)

frymëzim: Ky term i referohet faktit që fjalët e Shkrimit janë folur nga Perëndia. Për shkak të kuptimit të dobët të kësaj fjale në përdorimin e zakonshëm, në këtë libër është preferuar përdorimi i termit “i frymëzuar nga Perëndia” për të nënkuptuar që fjalët e Shkrimit janë folur nga Perëndia. (4A.1)

projekt inteligjent: Pikëpamja sipas të cilës Perëndia në mënyrë të drejtpërdrejtë krijoi botën si dhe format e saj të shumta të jetës, gjë që bie ndesh me pikëpamjen që specie të reja dolën përmes një procesi evolucionar mutacionesh të rastësishme. (15E.2.b)

ndërhyrje: Veprimi i vazhdueshëm i Jezusit, i qëndrimit në praninë e Perëndisë dhe në bërjen e peticioneve përpara Tij në emër tonë si kryeprifti ynë i madh. (29B.3) Ky term përdoret gjithashtu për t’iu referuar lutjeve me kërkesa për veten tonë apo për të tjerët. (18)

gjendja e ndërmjetme: kondita apo forma e të qenurit një person mes kohës së vdekjes dhe kohës së kthimit të Krishtit për t’u dhënë besimtarëve trupa të rinj të ringjallur. (41C)

thirrja e brendshme: Një term tjetër për “thirrjen efikase.” (33A)

interpretimi i gjuhëve: Dhurata e Frymës së Shenjtë nëpërmjet të cilës, kuptimi i përgjithshëm i diçkaje të folur në gjuhë të panjohura, i raportohet kishës. (53E.2.e)

“në Frymën e Shenjtë”: Gjendja e qëndrimit të vetëdijshëm në një atmosferë pranie të manifestuar të Perëndisë. (30E)

padukshmëria: Doktrina sipas të cilës esenca totale e Perëndisë, e tërë qenia e Tij shpirtërore, nuk do mundet kurrë të shikohet prej nesh, megjithëkëtë Perëndia ende na e tregon Veten përmes gjërave të dukshme e të krijuara. (12A.2)

kisha e padukshme: Kisha, ashtu sikurse Perëndia e shikon. (44A.2)

“brenda në, me, dhe nën”: Një frazë përshkruese e pikëpamjes luteriane për Darkën e Zotit, sipas të cilës, në kontrast me idenë që buka faktikisht kthehet në trupin fizik të trupit të Krishtit, që trupi fizik i Krishtit është i pranishëm “në, me dhe nën” bukën e Darkës së Zotit. (50C.2)

hiri i parezistueshëm: Një term ky që i referohet faktit që Perëndia i thërret njerëzit në mënyrë te efektshme, dhe gjithashtu u jep atyre rigjenerim, e që të dyja këto garantojnë që ne do të reagojmë me besim shpëtues. Ky term, është subjekt keqkuptimi pasi duket se nënkupton që njerëzit nuk ndërmarrin një zgjedhje të vullnetshme e me dëshirë në reagimin pozitiv ndaj ungjillit. (34A)

J

xhelozia: Doktrina sipas të cilës Perëndia vazhdimisht kërkon të mbrojë nderin e Vet. (12C.12)

gjykimi: Shiko “gjykimi përfundimtar.”

gjykimi i kombeve: Sipas pikëpamjes dispensacionale, paramijëvjeçare, një gjykim i cili do të vijë mes mundimit dhe fillimit të mijëvjeçarit, kohë kjo gjatë të cilës kombet gjykohen sipas mënyrës se si kanë trajtuar popullin jude gjatë kohës së mundimeve. (56A.2)

paanësia: Një term tjetër për drejtësinë e Perëndisë. (12C.11)

drejtësim: Një veprim i menjëhershëm ligjor i Perëndisë, në të cilin Ai (1) i mendon mëkatet tona si të falura, drejtësinë e Krishtit si të tonën, dhe (2) na deklaron të drejtë përpara Tij. (36)

K

Teoria kenosis: Teoria sipas të cilës Krishti hoqi dorë prej disa prej atributeve të Tij hyjnore ndërkohë që ishte në tokë si njeri (nga folja greqisht κενόω, G3033, që do të thotë “të zbrazësh”). (26B.3)

“çelësat e mbretërisë”: Një frazë kjo e përdorur nga Jezusi tek “Mateu” 16:19 e që i referohet autoritetit për të predikuar ungjillin si dhe për të ushtruar disiplinë përbrenda kishës. (46B)

mbret: Një prej tre posteve të përmbushura nga Krishti, në të cilat Ai mbretëron mbi kishën dhe universin. (29)

i njohshëm: Një term ky që i referohet faktit që ne mund të dimë gjëra të vërteta rreth Perëndisë, dhe që mund ta njohim Vetë Perëndinë, e jo thjesht fakte rreth Tij. (9A)

njohuri: Doktrina sipas të cilës Perëndia e njeh plotësisht Veten, si dhe të tëra gjërat aktuale dhe të mundshme në një veprim të vetëm e të përjetshëm. (12B.3)

L

vënia e duarve: Një praktikë kjo e cila shpesh herë, në Besëlidhjen e Re shoqërohet me lutje, si një mënyrë shërbese vetjake ndaj individëve. (48B.11)

Shëmbëllimi: Një term i cili i referohet diçkaje që është e ngjashme por jo identike me atë që përfaqëson, si për shembull njeriu që u bë sipas “shëmbëllimit” të Perëndisë (“Zan.” 1:26, duke përkthyer nga hebraishtja דְּמוּת, H1952) (21C.1)

limbo: Sipas një pikëpamjeje të përhapur të teologjisë së Katolikëve Romakë, vendi ku shpirtrat e besimtarëve të cilët vdiqën përpara ringjalljes së Krishtit, shkuan për të pritur përfundimin e veprës së Tij të shpengimit (nga latinishtja limbus, “kufi”). (41C.1.c)

shlesë e kufizuar: Pikëpamja e të Reformuarve sipas të cilës, vdekja e Krishtit faktikisht pagoi për mëkatet e atyre të cilët Ai e dinte se në fund do të shpëtoheshin. Një term i preferuar për këtë pikëpamje, është “shpengimi i posaçëm” në atë që fuqia e shlesës nuk është e kufizuar, por thjesht është plotësisht efikase për njerëz të caktuar. (27D.1)

teoria e suazës letrare: Një teori krijimi e një “toke të vjetër”, e cila i merr gjashtë ditët e “Zanafilla” 1 jo si një rrjedhë kronologjike ngjarjesh, por si një “suazë” letrare të cilën autori i këtij libri e përdor për të dhënë mësim rreth veprimtarisë krijuese të Perëndisë. (15E.4.a.(2)).

krijesat e gjalla: Një rend qeniesh të krijuara shpirtërore me pamje të një luani, një demi, një njeriu dhe një shqiponje, të cilat thuhet se adhurojnë rreth fronit të Perëndisë. (19A.3.c)

λόγος: Termi greqisht për “fjalë” nëpërmjet të cilës, apostulli Gjon i referohet Jezusit tek “Gjoni” 1:1. Në mënyrën se si kjo gjen zbatim tek Jezusi, ky termi nënkupton si konceptin e Besëlidhjes së Vjetër të fjalës së fuqishme, krijuese të Perëndisë, ashtu edhe idenë greke të parimit organizues dhe unifikues të universit. (26B.1.c)

Zot: Në Besëlidhjen e Re, është një përkthim i fjalës greqisht Κύριος (G3261) e cila zakonisht, por jo gjithnjë, është përdorur për t’iu referuar Krishtit. Në përkthimin greqisht të Besëlidhjes së Vjetër, kjo fjalë përdoret për të përkthyer fjalën hebraike יהוה, H3378, që është emri personal i Perëndisë së plotfuqishëm. (26B.1.b)

Darka e Zotit: Një nga dy ordinancat të cilat Jezusi urdhëroi kishën e Tij që të kremtojnë. Kjo është një ordinancë e cila duhet kremtuar në mënyrë të përsëritur përgjatë jetës tonë të krishterë, si një shenjë vazhdimi të bashkësisë me Krishtin. (50)

dashuri: Kur përdoret për Perëndinë, doktrina që Perëndia në përjetësi jep rreth Vetes ndaj të tjerëve. (12C.7)

M

makro-evolucion: “Teoria e përgjithshme e evolucionit,” apo pikëpamja sipas të cilës të tërë organizmat dolën nga substancë jo e gjallë. (15E.2.c.1)

doktrina madhore: Një doktrinë e cila ka një ndikim të madh tek mënyra jonë e të menduarit rreth doktrinave të tjera, apo që ka një ndikim të ndjeshëm tek mënyrë se si ne jetojmë jetën e krishterë. (1C.2)

manifestimet e pranisë aktive të Perëndisë: Një përshkrim i punës së Frymës së Shenjtë, pjesëtar i Trinisë, të Cilin Shkrimi e paraqet më së shumti si të pranishëm për të bërë punën e Perëndisë në botë. (30)

μαράνα θά: Një term aramaisht i përdorur tek “1 Korintasve” 16:22 që do të thotë “Eja, Zoti ynë,” e që shpreh një dëshirim të zjarrtë për kthimin e Krishtit. (54B)

shenjat dalluese të kishës: Karakteristikat dalluese të një kishe të vërtetë. Sipas traditës protestante, këto janë njohur si predikimi i drejtë i Fjalës së Perëndisë, si dhe administrimi i duhur i sakramenteve (pagëzimi dhe Darka e Zotit). (44B.1)

materializmi: Pikëpamja sipas të cilës universi material është gjithçka që ekziston. (15B)

kreacionizmi i moshuar: Teoria e një “toke të re” sipas të cilës krijimi fillestar kishte një “dukje të moshuar” që nga fillimi fare. I quajtur gjithashtu teoria e “kohës ideale”, në atë që dukja e moshës së madhe, në fakt nuk tregon ndonjë kohë aktuale. (15E.4.b.(1)).

mjetet e hirit: Të gjitha veprimtaritë përbrenda bashkësisë së kishës, të cilat Perëndia i përdor për t’u dhënë më shumë hir të krishterëve. (48A)

ndërmjetës: Roli që Jezusi luan në hyrjen mes Perëndisë dhe nesh, duke na bërë të aftë që të vijmë në praninë e Perëndisë. (18B.2)

atributet mendore: Aspektet e karakterit të Perëndisë të cilat përshkruajnë natyrën e njohjes dhe arsyetimit që Ai ka. (12B)

mëshira: Mirësia e Perëndisë ndaj atyre që janë në mjerim dhe në fatkeqësi. (12C.8)

Mikael: Një krye-engjëll i cili na shfaqet si një drejtues në ushtrinë engjëllore. (19A.4)

mikro-evolucion: Pikëpamja sipas të cilës, zhvillime të vogla shfaqen përbrenda një specieje, por pa krijuar specie të reja. (15E.2.c.(1))

njohuri e ndërmjetme: Një pikëpamje arminiane e paranjohurisë së Perëndisë, e cila mëson që, për shkak se Perëndia e di se çfarë do të bëjë çdo krijesë në çfarëdo rrethanash të dhëna, Ai për rrjedhojë e di paraprakisht gjithçka që ndodh në botë, duke krijuar rrethanat në të cilat të tëra krijesat veprojnë. (16H.5.a)

rrëmbimi mes mundimit: Një variant i pikëpamjes së paramijëvjeçarit paramundimeve në të cilën, Krishti kthehet në mes të mundimit shtatë vjeçar për të shpëtuar besimtarët, dhe pastaj përsëri pas mundimit për të mbretëruar në tokë për 1,000 vjet. (55A.1.b)

vepër e fuqishme: Një term biblik për mrekullitë (përkthim nga hebraishtja i גְּבוּרָה, H1476, dhe nga greqishtja i δύναμις, G1539), që tregon një veprim që shpalos një fuqi të madhe ose hyjnore. (17A)

mijëvjeçari: Një term i cili i referohet periudhës së 1.000 viteve të përmendura tek “Zbulesa” 20:4-5 si koha e mbretërimit të Krishtit dhe besimtarëve në tokë (nga Lat. millennium, “njëmijë vjet”). (55)

doktrina minore: Një doktrinë që ka shumë pak ndikim tek mënyra se si ne mendojmë rreth doktrinave të tjera, e që ka shumë pak ndikim tek mënyra se si ne jetojmë jetën e krishterë. (1C.2.c)

mrekullia: Një lloj më pak i zakonshëm i veprimtarisë së Perëndisë, në të cilën Ai shkakton drojë dhe mrekullimin e njerëzve, si dhe dëshmon për Veten. (17A)

dhuratat e mrekullueshme: Dhuratat e dhëna nga Fryma e Shenjtë të cilat janë më pak të zakonshme, e që shkaktojnë drojë dhe mrekullimin e njerëzve si dhe që dëshmojnë për Perëndinë. (52A.6)

modalizmi: Mësimi heretik sipas të cilit Perëndia nuk është me të vërtetë tre persona të veçantë, por vetëm një person i Cili u shfaqet njerëzve në “forma” të ndryshme në kohë të ndryshme. (14C.1)

monarkianizmi modalistik: Një term tjetër për modalizmin. (14C.1)

monizmi: Pikëpamja sipas të cilës, njeriu është vetëm një element, dhe që trupi i tij është personi. (23A)

monofisitizmi: Herezia e shekullit të pestë, sipas të cilës Krishti kishte vetëm një natyrë, e cila, duke qenë një përzierje e natyrës hyjnore me atë njerëzore (nga greqishtja μόνος, G3668, “një,” dhe φύσις, G5882, “natyrë”). (26C.1.c)

pikëpamja monothelite: Pikëpamja sipas të cilës Jezusi kishte vetëm një vullnet, një pikëpamje kjo e cila në shekullin e shtatë u hodh poshtë si heretike. (26C.3.a)

argumenti moral: Një argument për ekzistencën e Perëndisë, sipas arsyetimit që duhet të ketë një Perëndi i Cili është burimi i ndjenjës së njeriut rreth të duhurës dhe të gabuarës. (9C)

atributet morale: Aspektet e karakterit të Perëndisë të cilat përshkruajnë natyrën e Tij morale apo etike. (12C)

teoria e ndikimit moral: Teoria sipas të cilës, vdekja e Krishtit, nuk qe pagesë për mëkatet, por thjesht një demonstrim i asaj se sa shumë Perëndia i deshi njerëzit duke u identifikuar me vuajtjet e tyre, deri në pikën e vdekjes. Kësisoj, kjo kthehet në një shembull i cili ka për qëllim të nxjerrë prej nesh një reagim mirënjohës. (27C.2.e.(2))

mëkat vdekjeprurës: Në mësimin e Katolikëve Romakë, një mëkat që shkakton vdekje shpirtërore e i cili nuk mund të falet. (24D.4.b)

nënshtrim i ndërsjellët: Frazë të cilën ithtarët e egalitarianizmit e përdorin për të përshkruar llojin e marrëdhënies të cilën ata besojnë se duhet të ekzistojë mes bashkëshortit dhe bashkëshortes, në të cilën, secili është subjekt ndaj tjetrit në të njëjtën mënyrë. Me këtë kuptim të “nënshtrimit të ndërsjellët,” kjo minon autoritetin unik që Bibla i jep bashkëshortit në marrëdhënien martesore. (22C.3)

bashkimi mistik: Term ky që i referohet bashkimit mes besimtarit dhe Krishtit, funksionimet e të cilës nuk kuptohen plotësisht, e njihen vetëm përmes zbulesës së Perëndisë në Shkrime. (43)

N

Emrat e Perëndisë: Përshkrime të ndryshme të karakterit të Perëndisë të cilat gjenden në Shkrim. (11A.2)

ligji natyror: I lidhur me diskutimin rreth mrekullive, cilido prej “ligjeve të natyrës” apo vetive të brendaqenësishme të rendit natyror të cilat shikohen nga disa njerëz si ligje të cilat operojnë në mënyrë të pavarur nga Perëndia. (17A)

përzgjedhja natyrore: Ideja, e supozuar në teorinë evolucionare, sipas të cilës, organizmat e gjallë të cilat janë përshtatur më mirë me mjedisin e tyre, mbijetojnë dhe shumëfishohen, ndërkohë që të tjerat zhduken (e quajtur gjithashtu “mbijetesa e më të fortit”). (15E.2.c.(1)).

vullneti i nevojshëm: Ato gjëra të cilat Perëndia duhet t’i dojë të kryhen në përputhje me natyrën e Tij. (13D.14.b)

domosdoshmëria e Shkrimit: Ideja që Bibla është e domosdoshme për të njohur ungjillin, për vazhdimin e jetës shpirtërore si dhe për njohjen e vullnetit të Perëndisë, por nuk është e domosdoshme për të ditur që Perëndia ekziston apo për të ditur diçka rreth karakterit dhe ligjeve morale të Perëndisë. (7)

neo-katastrofizmi: Një term tjetër për pikëpamjen e gjeologjisë së përmbytjes rreth statusit gjeologjik të tokës. (15E.4.b.(2)).

neo-ortodoksia: Një lëvizje teologjike e shekullit të njëzetë, e cila përfaqësohet nga mësimet e Karl Barthit. Në vend të pozitës ortodokse sipas të cilës fjalët e Shkrimit qenë folur nga Perëndia, Barti mësonte që fjalët e Shkrimit bëhen fjalët e Perëndisë ndaj nesh kur ne biem në kontakt me to. (4A.2)

nestorianizmi: Një herezi e shekullit të pestë e cila mësonte se tek Krishti kishte dy persona të ndarë, një person njerëzor dhe një person hyjnor. (26C.1.b)

besëlidhje e re: Administrimi i besëlidhjes së hirit, themeluar pas vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit, një besëlidhje në të cilën vdekja shlyese e Krishtit, mbulon tërë mëkatet e besimtarit, dhe ky Fryma e Shenjtë i fuqizon besimtarët që të përmbushin kërkesat e drejta të ligjit. (25C.2)

Përvoja e besëlidhjes së re e Frymës së Shenjtë: Vepra më e fuqishme e Frymës së Shenjtë në jetën e njerëzve, e cila filloi në ditën e Rrëshajave për dishepujt dhe tani ndodh në kthimin në besim për besimtarët. (39B)

qiejt e rinj dhe toka e re: Një përshkrim i krijimit tërësisht të rinovuar në të cilën besimtarët do të banojnë pas gjykimit përfundimtar. (57A)

Teologjia e Besëlidhjes së Re: Studimi i mësimeve të autorëve individualë si dhe seksioneve të Besëlidhjes së Re, si dhe vendit të secilit mësim në zhvillimin historik të Besëlidhjes së Re. (1A.1)

Dhuratat jo mrekullibërëse: Dhuratat e dhëna nga Fryma e Shenjtë të cilat janë më të zakonshme dhe që shfaqen si të zakonshme, si për shembull shërbimi, inkurajimi dhe bërja e veprave të mëshirës. (52A.6)

“mos dallimi i trupit”: Frazë kjo e përdorur tek “1 Korintasve” 11:29 për abuzimin nga korintasit me Darkën e Zotit. Në qëndrimin egoist e mospërfillës së tyre ndaj njëri tjetrit gjatë Darkës së Zotit, ata nuk po kuptonin unitetin dhe ndërvarësinë e njerëzve në kishë, që është trupi i Krishtit. (50D)

O

funksion: Një pozitë e njohur publikisht e dikujt që ka të drejtën si dhe përgjegjësinë për kryerjen e funksioneve të caktuara për të mirën e të tërë kishës. (47A)

post-mbajtës: Dikush që është njohur si një person që ka të drejtën dhe përgjegjësinë për të kryer disa funksione të caktuara për të mirën e të tërë kishës. (47A)

besëlidhja e vjetër: Një term i cili i referohet specifikisht besëlidhjes së Moisiut e lidhur në Malin Sinai, e cila qe një administrim i ligjeve të detajuara të shkruara, të cilat u dhanë për një farë kohe, me qëllim kufizimin e mëkateve të njerëzve, si dhe për të qenë një kujdestar që kishte për detyrë t’i drejtonte njerëzit tek Krishti. (25C.2)

përvojat në besëlidhjen e vjetër të Frymës së Shenjtë: Puna më pak e fuqishme dhe më pak e shtrirë e Frymës së Shenjtë, e cila karakterizoi besëlidhjen e vjetër përpara ditës së Rrëshajave. (39B)

teoria e “tokës së vjetër”: Një teori krijimi e cila e shikon tokën si shumë të vjetër, ndoshta deri 4.5 miliard vjeçare. (15E.3)

Teologjia e Besëlidhjes së Vjetër: Studimi i mësimit të autorëve dhe seksioneve individualë të Besëlidhjes së Vjetër, si dhe i vendit të secilit mësim në zhvillimin historik të Besëlidhjes së Vjetër. (1A.1)

gjithëfuqia: Doktrina sipas të cilës Perëndia është në gjendje që të bëjë të tërë vullnetin e Tij të shenjtë (nga Latinishtja omni, “gjithë,” dhe potens, “i fuqishëm”). (13D.16)

gjithëprania: Doktrina sipas të cilës Perëndia nuk ka masë apo dimensione hapësinore, dhe është i pranishëm në çdo pikë të hapësirës me tërë qenien e Tij, e megjithëkëtë, Perëndia vepron ndryshe në vende të ndryshme. (11B.4)

gjithëdija: Doktrina sipas të cilës Perëndia e njeh plotësisht Veten si dhe të tëra gjërat aktuale dhe të mundshme, në një akt të thjeshtë dhe të përjetshëm. (12B.3)

një akt i thjeshtë dhe i përjetshëm: Një term ky që i referohet një aspekti të njohurisë së Perëndisë përmes të cilës Ai është gjithnjë plotësisht i vetëdijshëm rreth gjithçkaje, dhe njohuria e Tij nuk ndryshon e as rritet kurrë. (12B.3)

i vetëmlindur: Një përkthim i gabuar i fjalës greke μονογενὴς nga G3666, “Gjoni” 3:16, e të tjera), e cila faktikisht do të thotë “unike” apo “e vetmja në soj.” Arianët e përdorën këtë fjalë për të mohuar hyjninë e Krishtit, por pjesa tjetër e kishës e merrte këtë me kuptimin që Biri kishte nga përjetësia që ishte me Atin në raport prej Biri me Të. (14C.2.a)

argumenti ontologjik: Një argument për ekzistencën e Perëndisë, i cili fillon me idenë e Perëndisë si më i madhi i qenieve të përfytyrueshme. Si i tillë, karakteristika e ekzistencës, duhet t’i takojë një qenieje të tillë, përderisa është më e madhe të ekzistosh sesa të mos ekzistosh. (9C)

barazia ontologjike: Një frazë e cila përshkruan pjesëtarët e Trinisë si përjetësisht të barabartë në qenie apo ekzistencë. (14D.2)

rend: Një term tjetër për paqen e Perëndisë. (12C.10)

rendi i shpëtimit: Një term teologjik i cili i referohet një liste ngjarjesh në të cilat Perëndia zbaton shpëtimin ndaj nesh në rendin specifik në të cilin ato besohet se shfaqen në jetën tonë (nganjëherë të njohura nën frazën latine ordo salutis). (32)

ordinancë: Një termi i përdorur rëndom nga baptistët për t’iu referuar pagëzimit dhe Darkës së Zotit. Protestantë të tjerë të tillë si Kishat Luteriane, të Reformuarat si dhe Anglikanët, kanë preferuar fjalën “sakrament” për këto ceremoni. (Shiko gjithashtu “sakrament.”) (49)

faji fillestar: Një term tjetër për “faj i trashëguar.” (24C.1)

ndotja fillestare: Një tjetër term për natyrën tonë të trashëguar mëkatare (shiko “zvetënimi i trashëguar”). (24C.2)

mëkati fillestar: Termi tradicional për doktrinën të cilës ky tekst i referohet me termin “mëkat i trashëguar.” (24C)

mbikëqyrës: Një përkthim i termit greqisht ἐπίσκοπος (G2176), një term ky i përdorur në mënyrë të ndërkëmbyeshme me “mbikëqyrës” “pastor,” dhe “plak” për t’iu referuar postit kryesor drejtues të një kishe vendore në Besëlidhjen e Vjetër. (47A.2.b)

                P

paedopagëzimi: Praktika e pagëzimit të foshnjave (prefix “paido-” derivohet nga fjala greke παῖς, G4090, “fëmijë”). (49B.4)

panteizmi: Ideja që i gjithë universi është Perëndi apo pjesë e Perëndisë. (15B)

paradoks: Një deklaratë në dukje kontradiktore e cila gjithsesi mund të jetë e vërtetë; një kontradiktë në dukje por jo reale. (1D.3)

παρουσία: Ardhja e dytë e Krishtit (nga greqishtja παρουσία, G4242, “ardhje”). (54A)

shpengimi i posaçëm: Një term tjetër më i preferuar për doktrinën e Reformuar apo për “shlesën e kufizuar.” (27D.1)

pastor: Një term i përdorur në mënyrë të ndërkëmbyeshme me “plak,” “mbikëqyrës,” dhe “peshkop” për t’iu referuar postit kryesor drejtues të një kishe vendore në Besëlidhjen e Re. Duke përkthyer fjalën greke ποιμήν (G4478), ky term identifikon detyrën baritore me postin e plakut. (47A.2.b)

bindje pasive: Një term ky i cili i referohet vuajtjeve të Krishtit për ne, në të cilat ai mori ndëshkimin që meritonin mëkatet tona, dhe për rrjedhojë vdiq për mëkatet tona. (27C.2)

durim: Mirësia e Perëndisë në mosdhënien e ndëshkimit ndaj atyre të cilët mëkatojnë gjatë një periudhe kohore. (12C.8)

paqe: Doktrina sipas të cilës Perëndia është i shkëputur nga tërë pështjellimi dhe çrregullsia në qenien e Tij si dhe në veprimet e Tij, e megjithëkëtë Ai është vazhdimisht aktiv në veprime të panumërta të drejtuara mirë, plotësisht të kontrolluara si dhe të njëhershme. (12C.10)

Pelagu: Një prift i shekullit të pestë i cili jepte mësim (pelagianizmin) sipas të cilit njeriu ka aftësinë për t’iu bindur urdhëresave të Perëndisë, e mund ta hedhë vetë hapin e parë e më të rëndësishëm drejt shpëtimit. (24D.2)

zëvendësimi penal: Pikëpamja sipas të cilës Krishti, kur vdiq, mbajti ndëshkimin e drejtë të Perëndisë për mëkatet tona si një zëvendësues për ne. (27C.2.c.(4))

Pentekosti: Një festë judaike gjatë të cilës, pas ngritjes lart të Jezusit, Fryma e Shenjtë u derdh në plotësinë dhe fuqinë e besëlidhjes së re tek dishepujt. Kjo ditë shënjoi pikën e kalimit mes punës së besëlidhjes së vjetër si dhe shërbesës së Frymës së Shenjtë, si dhe punës së Besëlidhjes së Re si dhe shërbesës së Frymës së Shenjtë. (39B)

pentekostal: Cilido denominacion apo grup që i ka rrënjët e tij historike tek rizgjimi shpirtëror pentekostal i cili filloi në Shtetet e Bashkuara më 1901 dhe që i përmbahet pozitave të mëposhtme doktrinare (a) që pagëzimi në Frymën e Shenjtë, është zakonisht një ngjarje që ndodh pas kthimit në besim, (b) që pagëzimi në Frymën e Shenjtë, evidentohet nga shenja e të folurit në gjuhë të panjohura, dhe (c) që të tëra dhuratat shpirtërore të përmendura në Besëlidhjen e Re, duhen kërkuar dhe përdorur sot. (39)

përsosmëria: Doktrina sipas të cilës Perëndia zotëron tërësisht të tëra cilësitë e shkëlqyera, dhe nuk i mungon asnjë pjesë prej cilësdo cilësi, e cila do të ishte e dëshirueshme për Të. (13E.17)

perfeksionizmi: Pikëpamja sipas të cilës, përsosmëria e pamëkatshme, apo të qenurit pa mëkate të vetëdijshme, është e mundur në këtë jetë për të krishterin. (38B.4)

qëndrueshmëria e shenjtorëve: Doktrina sipas të cilës të tërë ata që janë me të vërtetë të “rilindur” do të mbahen nga fuqia e Perëndisë dhe do të qëndrojnë si të krishterë deri në fund të jetës së tyre, dhe se vetëm ata të cilët këmbëngulin deri në fund, janë “rilindur” me të vërtetë. (40)

adresim personal: Një formë e fjalës së Perëndisë, në të cilën Ai i flet drejtpërsëdrejti njerëzve në botë. (2B.2)

eskatologji personale: Studimi i ngjarjeve të ardhshme të cilat do t’u ndodhin individëve, si për shembull vdekja, gjendja e ndërmjetme dhe përlëvdimi. (54)

kthjelltësia: Një term tjetër e më i vjetër për qartësinë e Shkrimit. (6C)

teologji filozofike: Studimi i temave teologjike, studim që kryesisht vë në përdorim mënyrat dhe metodat e arsyetimit filozofik, si dhe atë që mund të njihet rreth Perëndisë nga thjesht vëzhgimi i universit. (1A.1)

teoria e ditës figurative: Një term tjetër, për pikëpamjen e suazës letrare të “Zanafilla” 1. (15E.4.a.(2))

frymëzim plenar: Ideja që të tëra fjalët e Shkrimit janë fjalët e Perëndisë (plenare e marrë në kuptimin “e plotë”). (4A.1)

pas-mijëvjeçarizmi: Pikëpamja që Krishti do të kthehet në tokë pas mijëvjeçarit. Sipas kësaj pikëpamjeje, mijëvjeçari është një epokë paqeje dhe drejtësie në tokë, e shkaktuar nga përparimi i ungjillit dhe rritja e kishës. (55A.2)

para-mijëvjeçarizmi pas-mundimeve: Një term tjetër për para-mijëvjeçarizmin historik (apo “para-mijëvjeçarizmin klasik”). Kjo është e dallueshme nga pikëpamjet e tjera para-mijëvjeçariste, nga ideja që Krishti do të kthehet pas mundimit të madh. (55A.3.a)

rrëmbimi pas mundimeve: “Marrja lart” e besimtarëve pas mundimit të madh, për të qenë me Krishtin, vetëm pak momente përpara ardhjes së Tij në tokë me ta për të mbretëruar gjatë mbretërisë mijëvjeçare (ose, sipas pikëpamjes jomijëvjeçariste, gjatë gjendjes së përjetshme). (55E)

fuqia: Një term tjetër për gjithëfuqishmërinë e Perëndisë. (13D.16)

autoriteti i kishës: Autoriteti i dhënë nga Perëndia ndaj kishës, për të zhvilluar luftë shpirtërore, për të shpallur ungjillin si dhe për të ushtruar disiplinë kishtare. (46)

lutja: Komunikim personal me Perëndinë. (18)

paracaktimi: Një term tjetër për ‘zgjedhjen’, në përgjithësi në teologjinë e Reformuar, ky është një term më i gjerë i cili përfshin jo vetëm zgjedhjen (për besimtarët) por gjithashtu refuzimin (për jobesimtarët). (32)

para-mijëvjeçarizmi: Një term ky i cili përfshin një larmi pikëpamjesh që kanë të përbashkët besimin që Krishti do të kthehet në tokë përpara mijëvjeçarit. (55A.3)

drejtimi presbiterian: Një formë qeverisjeje e kishës në të cilën pleqtë qeverisin kishat e tyre respektive vendore, dhe disa pleq, përmes një presbiteri dhe një asambleje të përgjithshme, drejtojnë kishat në një rajon si dhe denominacionin në tërësi. (47C.2)

presbiteri: Një grup pleqsh të marrë nga një sërë kishash të një krahine, që kanë autoritet qeverisës mbi ato kisha. (Shiko gjithashtu termin “klasë”) (47C.2)

ruajtja: Një aspekt i provanisë së Perëndisë, nëpërmjet të cilës Ai mban tërë gjërat e krijuara në ekzistencë dhe ruan karakteristikat me të cilat Ai i krijoi ato. (16A)

pandehma: Një supozim që formon pikënisjen e një studimi. (1B)

rrëmbimi para mundimeve: “marrja lart” në fshehtësi e besimtarëve në qiell gjatë kthimit të parë të Krishtit, përpara mundimit të madh. (55E)

para-mijëvjeçarizmi para mundimeve: Pikëpamja sipas të cilës Krishti do të kthehet në fshehtësi përpara mundimit të madh për t’i thirrur besimtarët tek Vetja, dhe pastaj përsëri pas mundimit për të mbretëruar në tokë për 1,000 vjet. (55A.3.b)

prift: Një person i caktuar nga Perëndia në Besëlidhjen e Vjetër, për të ofruar flijime, lutje dhe lavde ndaj Perëndisë në emër të popullit. Ky post u përmbush nga Krishti, i Cili është bërë kryeprifti i madh për të tërë besimtarët. Ky term mund t’i referohet gjithashtu një kategorie post-mbajtësish të kishës, si në kishën Katolike Romake ashtu edhe në atë Anglikane, paçka se secila prej tyre i japin kuptime të ndryshme fjalës “prift.” (29; 47C)

shkaku primar: Shkaku hyjnor, i padukshëm e drejtues i gjithçkaje që ndodh. (16B.4)

parëbirnia: Praktika e Besëlidhjes së Vjetër në të cilën i parëlinduri në çfarëdo brezi në një familje njerëzore, ka rolin udhëheqës në familje për atë brez. (22C.2.a)

principata dhe pushtete: Emra të tjerë për fuqitë demonike, që gjenden në disa vargje të Biblës.

kreacionizëm progresiv: Një teori “toke e vjetër” sipas të cilës, Perëndia krijoi lloje të reja bimësh dhe krijesash shtazore në disa pika të ndryshme kohore gjatë historisë së tokës, dhe mes këtyre pikave, jeta bimore dhe shtazore, u bë vetvetiu më e larmishme.

profecia: (si një dhuratë shpirtërore në Besëlidhjen e Re): Dhurata e profecisë e Frymës së Shenjtë në Besëlidhjes së Re, që përfshin të thënit e diçkaje që Perëndia në mënyrë spontane ka sjellë në mendje. (53A)

profet: Një nga postet e përmbushura nga Krishti, posti përmes të cilit Ai zbulon më plotësisht Perëndinë ndaj nesh, dhe na flet përmes fjalëve të Perëndisë. (29A)

flijimi paqtues: Një flijim që përthith zemërimin e Perëndisë deri në fund, dhe duke bërë këtë, ndryshon zemërimin e Perëndisë duke e kthyer në favor ndaj nesh. (27C.2.b.(4))

providenca: Doktrina që Perëndia është vazhdimisht i përfshirë me të tëra gjërat e krijuara në një mënyrë të atillë që Ai (1) i mban në ekzistencë dhe ruan karakteristikat me të cilat Ai i krijoi ato; (2) bashkëpunon me të tëra gjërat e krijuara në çdo veprim, duke drejtuar karakteristikat dalluese të tyre, për t’i bërë ato që të sillen ashtu siç sillen: dhe (3) i drejton ato që të përmbushin qëllimet e Tij. (16)

purgatori: Në doktrinën Katolike Romake, vendi ku shpirtrat e besimtarëve shkojnë për t’u pastruar më tej nga mëkati, derisa janë gati për t’u pranuar në qiell. (41C.1.a)

pastërtia e kishës: Shkalla e lirisë e Kishës nga doktrina dhe sjellja e gabuar, dhe shkalla e saj e konformitetit me vullnetin e zbuluar të Perëndisë për kishën. (45B)

R

ringjallet në lavdi: Një frazë kjo e cila përshkruan trupin tonë të ardhshëm të ringjallur, i cili do të shfaqë një bukuri dhe rrezatim të përshtatshëm me pozitën e përlartësuar dhe sundimin mbi krijimin të cilin Perëndia do të na japë sipas mënyrës së Krishtit. (28A.4.c.; gjithashtu 42C)

të ngritur në fuqi: Një frazë e cila përshkruan trupat tanë të ardhshëm të ringjallur, të cilët do të shfaqin plotësinë e forcës si dhe fuqinë që Perëndia synoi që njerëzit të kishin në trupat e tyre kur Ai i krijoi ato. (28A.2; gjithashtu 42C)

të ngritur me Krishtin: Një frazë e cila përshkruan aspektin e bashkimit me Krishtin, përmes të cilit një person merr jetë të re shpirtërore si dhe një ndryshim në karakterin dhe personalitetin e tij pasi vjen në besim. (43A.3.a)

mutacione rastësore: Pikëpamja sipas të cilës forma të ndryshme të jetës dolën nga një proces evolucionar në të cilin ndryshime rastësore ndodhën kur qelizat u riprodhuan. (15E.2.b)

teoria e shlesës ndaj Satanit: Pikëpamja sipas të cilës, tek shlesa, Krishti pagoi një shlesë ndaj Satanit, për të na shpenguar me qëllim për të na nxjerrë nga mbretëria e Satanit. (27C.2.e.(1))

rrëmbimi: “marrja lart” ose rrokja tutje (nga latinishtja rapio, “zë, kap, marr tutje”) e besimtarëve për të qenë me Krishtin kur Ai të kthehet në tokë. (55A.3.b.; gjithashtu 55E)

pajtimi: Largimi i armiqësisë dhe rimëkëmbja e bashkësisë mes dy palëve. (27C.2.d.(3)).

famulltar: Post-mbajtësi përgjegjës i një famullie vendore në një sistem episkopal të drejtimit të kishës. (47C.1)

shpengim: Vepra shpëtuese e Krishtit e shikuar si një akt “blerjeje sërish” i mëkatarëve nga zgjedha e tyre ndaj mëkatit dhe për Satanin, nëpërmjet pagesës së një shlese (paçka se analogjia në fjalë nuk duhet të përdoret për të specifikuar ndokënd ndaj të cilit u pagua shlesa). (27C.2.d.(4))

I Reformuar: Një term tjetër për traditën teologjike të njohur si Kalvinizëm. (16)

rigjenerim: Një veprim i fshehtë i Perëndisë në të cilin Ai tejçon tek ne një jetë të re shpirtërore, nganjëherë e quajtur “të qenurit i rilindur.” (34)

pendesë: Një pikëllim nga zemra për mëkatin, një hedhje poshtë e tij dhe një përkushtim i sinqertë për ta braktisur atë e për të ecur në bindje ndaj Krishtit. (35B)

dënimi: Vendimi sovran i Perëndisë përpara krijimit, për të lënë mënjanë disa persona, duke vendosur me pikëllim të mos i shpëtojë ata, e t’i ndëshkojë për mëkatet e tyre, e kësisoj të manifestojë drejtësinë e Tij. (32E)

ringjallja: Ringjallja nga të vdekurit në një lloj të ri jete që nuk është subjekt ndaj sëmundjeve, plakjes, përkeqësimit, apo vdekjes. (28A)

vullnet i zbuluar: Vullneti i deklaruar i Perëndisë rreth asaj që ne duhet të bëjmë apo asaj që Perëndia na urdhëron që të bëjmë. (13D.14.b.2)

drejtësi: Doktrina që Perëndia vepron gjithnjë në përputhje me atë që është e duhur, dhe që Ai është Vetë standardi përfundimtar i asaj që është e duhur. (12C.11)

S

Sabellianizmi: Një emër tjetër për modalizmin, term i derivuar nga Sabelliusi, mësues i shekullit të tretë, i cili propagandoi këtë doktrinë. (14C.1)

sakrament: Në mësimin protestant, një ceremoni apo rit të cilin kisha e ndjek si shenjë e hirit të Perëndisë, dhe si një mënyrë përmes të cilës ata të cilët janë tashmë të shfajësuar, marrin hirin e vazhdueshëm të Perëndisë në jetën e tyre. Dy sakramentet e Protestantëve janë pagëzimi dhe Darka e Zotit. Sipas mësimit të Katolikëve Romakë, ka shtatë sakramente, dhe ato kuptohen si mënyra të domosdoshme të tejçimit të hirit shpëtues (Shiko gjithashtu “ordinancë.”) (48A; 49)

flijim: Vdekja e Krishtit në kryq, e shikuar nga këndvështrimi që Ai pagoi ndëshkimin të cilin e meritonim ne. (27C.2.d.(1))

shenjtërim: Një punë progresive e Perëndisë dhe e njeriut, e cila na bën gjithnjë e më të lirë nga mëkati e më shumë si Krishti në jetën tonë aktuale. (38)

Satan: Emri personal i kreut të demonëve. (20B)

besimi shpëtues: Beso në Jezus Krishtin si një person i gjallë për faljen e mëkateve si dhe për jetën e përjetshme me Perëndinë. (35A.3)

Shkrimi: Shkrimet (greqisht γραφή, G1210, e përkthyer në latinisht me fjalën scriptura) të Besëlidhjes së Vjetër dhe asaj të Re, të cilat historikisht janë pranuar si fjalët e Perëndisë në formë të shkruar. Një term tjetër për Biblën. (4A)

shkaku dytësor: Karakteristikat dhe veprimet e gjërave të krijuara të cilat shkaktojnë ngjarje në botë. (16B.4)

ardhja e dytë e Krishtit: Kthimi i beftë, personalisht, i dukshëm e në trup i Krishtit nga qielli në tokë. (54A)

vullneti i fshehtë: Dekretet e fshehura të Perëndisë, përmes të cilave Ai drejton universin si dhe përcakton gjithçka që do të ndodhë. (13D.14.b.2)

vetë-vërtetimi: Natyra vetë-autentikuese e Biblës, përmes të cilës ajo na bind që fjalët e saj janë fjalët e Perëndisë. (4A.4)

vetë-ekzistenca: Një tjetër term për pavarësinë e Perëndisë. (11B.1)

ndarje: Me referencë ndaj kishës, akti i ndarjes formale të njërit grup nga një tjetër mbi bazën e dallimeve doktrinare, çështjeve të ndërgjegjes, apo aspekteve praktike. Ndarje të tilla mund të marrin forma edhe më të mprehta, si për shembull refuzimi për të bashkëpunuar apo shmangia e miqësisë personale. (45E-F)

serafim: Një klasë qeniesh të krijuara shpirtërore, për të cilat thuhet se në mënyrë të vazhdueshme adhurojnë Perëndinë. (19A.3.b)

ulja: “Ulja” e Krishtit në të djathtë të Perëndisë, pas ngritjes lart të Tij, që tregon që vepra e Tij e shpengimit, u përfundua, dhe që Ai mori autoritet mbi të tërë universin. Ky term mund t’i referohet gjithashtu grupit të pleqve me autoritet qeverisës mbi një kishë vendore në një formë presbiteriane të qeverisjes së kishës (28B.3.; 47C.2)

shenja: Një term biblik për mrekullitë (në përkthim të hebraishtes אֹות, H253; dhe greqishtes σημεῖον, G4956), që specifikisht ka kuptimin e diçkaje që tregon apo nënkupton diçka tjetër, veçanërisht veprimtarinë dhe fuqinë e Perëndisë. (17A)

“shenjat e apostullit”: Një frazë kjo e përdorur nga apostulli Pal tek “2 Korintasve” 12:12 e cila i referohet atyre gjërave të ndryshme që e dallonin atë si një apostull të vërtetë nga të tjerët të cilët ishin apostuj të rremë. Disa prej atyre që mohojnë vazhdimësinë e mrekullive në ditët e sotme, përdorin këtë frazë për të pretenduar që mrekullitë qenë në mënyrë unikale shenjat të cilat dallonin apostujt nga të krishterët e zakonshëm. (17D.2)

thjeshtësia: Një tjetër term për unitetin e Perëndisë. (11B.5)

mëkati: Çfarëdo dështimi për t’u konformuar me ligjin moral të Perëndisë në akt, qëndrim apo natyrë. (24A)

përsosmëria e pamëkat: Gjendja e të qenurit tërësisht i lirë nga mëkati. Disa besojnë se një gjendje e tillë është e mundshme në këtë jetë (shiko gjithashtu “perfeksionizmin”). (38B.4)

Biri i Perëndisë: Një titull i përdorur shpesh për Jezusin, për ta emërtuar Atë si Biri qiellor e i përjetshëm, i cili është i barabartë në natyrë me Vetë Perëndinë. (26B.1.c)

Biri i Njeriut: Termi përmes të cilit Jezusi iu referuar Vetes më shpesh, i cili kishte një lidhje me Besëlidhjen e Vjetër, veçanërisht në figurën qiellore të cilit iu dha sundim i përjetshëm mbi të tërë botën në vegimin tek “Danieli” 7:13. (26B.1.c)

Bijtë e Perëndisë: Një tjetër emër për engjëjt (Jobi 1:6; 2:1). (19A.2)

psikika: Pjesa jomateriale e njeriut; e përdorur në mënyrë të ndërkëmbyeshme me “shpirt.” (23B.1)

fjetja e psikikës: Doktrina sipas të cilës besimtarët futen në një gjendje ekzistence të pavetëdijshme kur vdesin, dhe që bëhen të vetëdijshëm kur Krishti të kthehet e t’i ngjallë ata për në jetë të përjetshme. (41C.1.b)

sovraniteti: Ushtrimi nga ana e Perëndisë i fuqisë së Tij mbi krijimin. (13D.16)

e folura në gjuhë të panjohura: Lutja apo adhurimi i folur në rrokje të cilat nuk kuptohen nga folësi. (53E.2)

hir i veçantë: Hiri i Perëndisë i cili sjell njerëz në shpëtim, njihet gjithashtu si “hiri shpëtues.” (31A)

zbulesa e veçantë: Fjalët e Perëndisë të drejtuara njerëzve specifikë, përfshi këtu fjalët e Biblës. Kjo duhet dalluar nga zbulesa e përgjithshme, e cila u jepet në përgjithësi të tërë njerëzve. (7E)

Shpirti: Pjesa jomateriale e njeriut. Një term i përdorur në mënyrë të ndërkëmbyeshme me “frymë.” (23B.1)

trup frymëror: Lloji i trupit që ne do të marrim në ringjalljen tonë të ardhshme, i cili nuk do të jetë “jomaterial” por faktikisht i përshtatur ndaj udhëzimit prej Frymës së Shenjtë si dhe reagues ndaj Tij. (28A.2.; 42C)

natyra frymërore: Doktrina sipas të cilës Perëndia ekziston si një qenie i cili nuk është i përbërë nga asnjë lëndë, nuk ka pjesë apo dimensione, që është i pamundur të perceptohet nga shqisat tona trupore, dhe është më i shkëlqyer se çfarëdolloj tjetër ekzistence. (12A.1)

prania frymërore: Një frazë kjo e cila përshkruan pikëpamjen e Reformuar të Darkës së Zotit, e cila e konsideron Krishtin si të pranishëm nga ana shpirtërore në një mënyrë të veçantë ndërkohë që ne marrim bukën dhe verën. (50C.3)

ranget e Jezus Krishtit: Marrëdhëniet e ndryshme që Jezusi kishte ndaj ligjit të Perëndisë, ndaj zotërimit të autoritetit, dhe marrjes së nderimit për Veten, gjatë fazave të ndryshme në punën e Tij. Dy gjendjet e Jezus Krishtit janë përulësimi dhe përlartësimi. (28C)

vartësia: Mësimi heretik sipas të cilit Biri qe inferior apo “vartës” në qenien e Tij ndaj Perëndisë At. (14C.2.b)

mjaftueshmëria e Shkrimit: Ideja që Shkrimi përmbante të tëra fjalët e Perëndisë të cilat Ai synonte që njerëzit e Tij të kishin në secilën fazë të historisë shpenguese, dhe që Shkrimi tani përmban të tëra fjalët e Perëndisë të cilat na duhen për shpëtimin, për t’i besuar Atij tërësisht, dhe për t’iu bindur Atij plotësisht. (8A)

vetitë përmbledhtas: Vetitë e Perëndisë për përsosmërinë, bekueshmërinë, bukurinë dhe lavdinë, të cilat quhen atribute të “mbledhura tog” në këtë libër, për shkak se ato kanë të bëjnë me shikimin dhe vlerësimin e të tëra atributeve të Perëndisë, të marra të tëra së bashku.

prani simbolike: Pikëpamja e zakonshme protestante sipas të cilës buka dhe vera e Darkës së Zotit, simbolizojnë trupin dhe gjakun e Krishtit, e nuk është se kthehen apo përmbajnë në një mënyrë apo një tjetër në trupin dhe gjakun e Krishtit. (50C.3)

sinodi: Një asamble kombëtare drejtuese e një denominacioni (nganjëherë e quajtur asamble e përgjithshme). (47C.2)

teologji sistematike: Cilido studim i cili i përgjigjet pyetjes: “Çfarë na mëson sot e tërë Bibla?” për çfarëdo teme të caktuar. (1A)

T

mësimdhënia: Në Besëlidhjen e Re, aftësia për të shpjeguar Shkrimin e për ta zbatuar atë në jetën e njerëzve. (53B)

argumenti teologjik: Një argument që shërben për ekzistencën e Perëndisë, i cili ndjek arsyetimin që, përderisa universi shpalos prova të një rregulli dhe projektimi, duhet me doemos të ekzistojë një Perëndi inteligjent dhe i qëllimshëm, i Cili e ka krijuar atë për të funksionuar kësisoj. (9C)

bekime të përkohshme: Ndikimet nga Fryma e Shenjtë dhe kisha që i bëjnë jobesimtarët të duken apo të tingëllojnë si besimtarë të vërtetë kur faktikisht nuk janë të atillë. (40C)

variante tekstuale: Shfaqje fjalësh të ndryshme në kopje të ndryshme të lashta të të njëjtit varg të Shkrimit. (5B.3)

evolucioni teistik: Teoria që Perëndia përdori procesin e evolucionit për të sjellë në tokë të tëra format e jetës. (15E.2.b)

teofani: Një “shfaqje e Perëndisë” në të cilën Ai merr një formë të dukshme për t’ia treguar Veten njerëzve. (12A.2)

privimi tërësor: Termi tradicional për doktrinën, të cilit në këtë tekst i referohemi me “paaftësia totale.” (24C.2.a)

paaftësia totale: Mungesa totale e të mirave shpirtërore të njeriut, si dhe paaftësia e tij për të bërë mirë përpara Perëndisë (shpesh e referuar me termin “privimi total”). (24C.2.a)

traducianizmi: Pikëpamja që shpirti i një fëmije trashëgohet nga mamaja dhe babai tek foshnja, në kohën e ngjizjes. (23F).

transhendent: Termi i përdorur për të përshkruar Perëndinë si një Qenie më i madh sesa krijimi dhe si i pavarur prej krijimit. (15B)

tipe tranzitorë: Fosile të cilat tregojnë disa karakteristika të një kafshe si dhe disa të llojit tjetër zhvillimor, të cilat po të gjendeshin, do të përbënin provë për teorinë evolucionare, duke plotësuar hendeqet mes llojeve të veçanta të kafshëve. (15E.2.c)

tejmishërizimi: Mësimi i Katolicizmit Romak sipas të cilit buka dhe vera e Darkës së Zotit (të cilës shpesh i referohemi si “eukarist”) kthehet faktikisht në trupin dhe gjakun e Krishtit. (50C.1)

trindashmëria: Pikëpamja sipas të cilës njeriu është i përbërë nga tre pjesë: trupi, psikika dhe shpirti. (23C)

Trinia: Doktrina sipas të cilës Perëndia ekziston përjetësisht si tre persona: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë, e që secili person është plotësisht Perëndi, si dhe që ka vetëm një Perëndi. (14)

triteizmi: Besimi sipas të cilit ka tri perëndi. (14C.3)

mirëbesimi: Një aspekt i besimit apo dogmës biblike, sipas të cilës ne jo vetëm që i njohim dhe bimë dakord me faktet rreth Jezusit, por që gjithashtu kemi personalisht mirëbesim personal tek Ai si person i gjallë që është. (35A.3)

vërtetësi: Doktrina sipas të cilës Perëndia është Perëndia i vërtetë, dhe që e gjithë njohuria dhe fjalët e Tij janë si të vërteta ashtu edhe standardi përfundimtar i të vërtetës. (12B.5)

teoria e ditës njëzetekatër orëshe: Pikëpamja që gjashtë “ditët” e krijimit tek “Zanafilla” 1 duhen kuptuar si ditë të zakonshme njëzetekatër orëshe. (15E.3.e)

krishterimi me dy shtresa: Një pikëpamje rreth kishës, që e ndan këtë të fundit në dy kategori besimtarësh: besimtarë të zakonshëm, si dhe besimtarë të “shenjtëruar”, ose besimtarë të zakonshëm dhe besimtarë të pagëzuar me Frymën. (39D.1)

U

kudogjendshmëria e natyrës njerëzore të Krishtit: Mësimi i parashtruar nga Martin Luteri në mbështetje të pikëpamjes së tij rreth Darkës së Zotit, që natyra njerëzore e Krishtit qe e pranishme kudo (“i kudogjendur”) pas ngritjes së Tij lart. (50C.2)

pandryshueshmëria: Doktrina sipas të cilës Perëndia është i pandryshueshëm në qenien, përsosmërinë, qëllimet dhe premtimet e Tij, e megjithëkëtë Ai vepron dhe ndjen emocione, dhe Ai vepron dhe ndjen ndryshe si reagim ndaj situatave të ndryshme. (11B.2)

bashkimi me Krishtin: Frazë e cila përmbledh disa marrëdhënie të ndryshme mes besimtarëve dhe Krishtit, përmes të cilave të krishterët përfitojnë të gjitha dobitë e shpëtimit. Këto marrëdhënie përfshijnë faktin që ne jemi në Krishtin, Krishti është në ne, ne jemi si Krishti, dhe ne jemi me Krishtin. (43)

uniteti: Doktrina që Perëndia nuk është i ndarë në pjesë, por megjithëkëtë, ne shikojmë veti të ndryshme të Perëndisë të theksuara në kohë të ndryshme. (11B.5)

uniteti i kishës: Shkalla e çlirimit të kishës prej ndasive ndër të krishterët e vërtetë. (45B)

universalizmi: Doktrina sipas të cilës të tërë njerëzit do të shpëtohen në fund. (56G)

shlesë e pakufizuar: Pikëpamja që vdekja e Krishtit faktikisht pagoi për mëkatet e të tërë njerëzve që kanë jetuar ndonjëherë. (27D)

mëkat i pafalshëm: Refuzimi dhe përfolja jashtëzakonisht dashakeqe dhe me paramendim kundër veprës së Frymës së Shenjtë që dëshmon për Krishtin, dhe atribuimi i asaj pune ndaj Satanit. (24D.6)

V

Prova të vlefshme: Argumente për ekzistencën e Perëndisë të cilat janë të bazuara tek faktet e që arsyetojnë me saktësi për tek një konkluzion i vërtetë. Gjithsesi, asnjë provë e tillë nuk është në gjendje që të shtrëngojë të tërë ata që i shqyrtojnë që të bien në një mendje. (9C)

Mëkati i falshëm: Sipas mësimit Katolik Romak, ky është një mëkat i cili mund të falet, paçka se ndoshta pas ndëshkimeve në këtë jetë apo në purgator. (24D.4.b)

saktësia: Një term tjetër për vërtetësinë e Perëndisë. (12B.5)

vikari: Në një sistem episkopalian qeverisjeje të kishës, është një post-mbajtës i kishës përgjegjës për një famulli vendore e që vepron në vend të një famulltari. (47C.1)

shlesa zëvendësuese: Vepra që Krishti kreu për të merituar shpëtimin tonë, duke zënë vendin tonë me jetën dhe vdekjen e Vet. (27C.2.c.(4))

lindja nga virgjëresha: Mësimi biblik sipas të cilit Jezusi u ngjiz në mitrën e të ëmës së Tij, Marisë, përmes një veprimi të mrekullueshëm nga Fryma e Shenjtë dhe pa patur një baba njerëzor. (26A.1)

kisha e dukshme: Kisha siç e shohin të krishterët në tokë. Ngaqë vetëm Perëndia i shikon zemrat tona, kisha e dukshme do të përfshijë gjithnjë disa jobesimtarë. (44A.2)

zgjedhje vullnetare: Zgjedhje të cilat ndërmerren në përputhje me dëshirat tona, pa qenë të vetëdijshëm për ndonjë kufizim ndaj vullnetit tonë, e as duke qenë të shtrënguar kundër dëshirës tonë. (16H.3)

W

Pritja në Zotin: Një qëndrim i zemrës gjatë lutjes, në të cilin ne presim në heshtje përpara Perëndisë, për të marrë një sens drejtimi në lutjen tonë, dhe gjithashtu për një siguri të pranisë të Perëndisë si dhe përgjigjes së Tij ndaj lutjes tonë. (18C.9)

rojë: Një tjetër emër për engjëjt (Dan. 4:13, 17, 23). (19A.2)

Kisha Perëndimore: Një term që i referohet kishës Katolike Romake, nga e cila kisha Lindore (Ortodokse) u nda më 1054 pas K. Më vonë, kisha Perëndimore u nda në Protestantë dhe Katolikë Romakë. (45E)

vullneti: Atributi i Perëndisë përmes të cilit Ai aprovon dhe vendos të shkaktojë çdo veprim të nevojshëm për ekzistencën dhe veprimtarinë e Vet si dhe të të tërë krijimit. (13D.14)

zgjedhje të vullnetshme: Zgjedhje të cilat janë bërë në përputhje me dëshirat tona, pa qenë të vetëdijshëm për kufizime ndaj vullnetit tonë. (16B.9).

mençuria: Doktrina që Perëndia gjithnjë zgjedh qëllimet më të mira si dhe mjetet më të mira për t’i arritur ato qëllime. (12B.4)

çudira: Një fjalë biblike për mrekullitë (përkthim i hebraishtes מֹופֵת, H4603, dhe i greqishtes τέρας, G5469), që i referohet specifikisht një ngjarjeje që bën që njerëzit të mahniten apo habiten. (17A)

Fjala e Perëndisë: Një frazë e cila i referohet disa gjërave të ndryshme në Bibël, përfshi Birin e Perëndisë, dekretet e Perëndisë, Fjalët e Perëndisë të adresuara personalisht, fjalët e Perëndisë të folura përmes buzëve njerëzore, si dhe fjalët e Perëndisë në formën e shkruar, Biblën. Kjo është forma e fundit e fjalës së Perëndisë e cila është fokusi i teologjisëë sistematike, përderisa ajo është forma e cila është e disponueshme për studim, inspektim publik, për shqyrtim të përsëritur, dhe si bazë për diskutim të ndërsjellët. (2)

Fjala e njohurisë: Aftësia për të folur me njohuri rreth një situate të caktuar. (53F)

Fjalë e mençurisë: Aftësia për të folur një fjalë të mençur në situata të ndryshme. (53F)

adhurim: Veprimtaria e përlëvdimit të Perëndisë në praninë e Tij, me zërat dhe zemrat tona. (51A)

zemërimi: Parë si një atribut i Perëndisë, është doktrina që Perëndia urren në mënyrë intensive të tërë mëkatin. (12C.13)

Y

Teoria e “tokës së re”: Një teori e krijimit që e konsideron tokën si relativisht të re, ndoshta vetëm10,000 deri 20,000 vjeçare. (15E.3)

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>